Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjykata: 10 vjet deri në burgim të përjetshëm për burrin që vrau gruan në Pejë

17/04/2024 - 10:31
në Kryesore, Lajme
A A
Gjykata: 10 vjet deri në burgim të përjetshëm për burrin që vrau gruan në Pejë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit Edmond Lajçi, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, Gjyljeta Ukella.

Sipas një komunikate për media të mërkurën, Gjykata pohon se për Lajçin parashihet dënim me burgim prej së paku dhjetë vite ose dënim me burgim të përjetshëm.

“Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj pasi që gjyqtari i procedurës paraprake konstatoi se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe e mbështetur në prova që e vërtetojnë ekzistimin e dyshimit të bazuar se i pandehuri e ka kryer veprën penale, po ashtu gjatë fazës së hetimeve pritet të dëgjohen të dëmtuarit dhe pritet të sigurohen provat materiale, e më pas do të dëgjohet edhe i pandehuri, ashtu që ekzistojnë rrethana të posaçme që tregojnë se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri, i njëjti do të pengoj rrjedhën normale të procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë në drejtim të dhënies së dëshmisë në favor të tij”.

“Po ashtu, duke pasur parasysh peshën e veprës penale për të cilën dyshohet i pandehuri, e cila hyn në kategorinë e veprave të rënda penale, te e cila shprehet një shkallë e lartë e kundërligjshmërisë, e për të cilën vepër parashihet dënim me burgim së paku dhjetë (10) vite ose dënim me burgim të përjetshëm, pastaj duke pas parasysh mënyrën dhe rrethanën në të cilën është kryer vepra penale, ku i pandehuri ditën kritike e ka privuar nga jeta anëtarin e familjes – bashkëshorten e tij si dhe faktin se i pandehuri edhe më parë ka qenë i dënuar për vepër penale, e i cili dënim fare nuk ka ndikuar në risocializimin e tij e as në parandalimin nga kryerja e veprave të tjera penale si dhe duke pas parasysh se raportet me familjen e viktimës janë të acaruara, gjykata ka gjetur se të gjitha këto tregojnë rrezikun se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri, ekziston rreziku potencial se i njëjti mund ta kryej ndonjë vepër të re penale”.

JU REKOMANDOJMË

Haradinaj përkujton ushtarët britanikë të rënë: Sakrifica e tyre për paqen dhe lirinë nuk harrohet

Haradinaj përkujton ushtarët britanikë të rënë: Sakrifica e tyre për paqen dhe lirinë nuk harrohet
08/11/2026 - 11:55

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të mbajtur në sheshin “Edith Durham” në Prishtinë, në nderim të të rënëve britanikë. Ai ka shprehur...

Më shumëDetails

“I dehur tapë” – pamjet e Vuçiqit nga argëtimi në Beograd bëhen virale, njerëzit s’ndalen së talluri me të

“I dehur tapë” – pamjet e Vuçiqit nga argëtimi në Beograd bëhen virale, njerëzit s’ndalen së talluri me të
08/11/2026 - 11:43

Aleksandar Vuçiq ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut, kësaj radhe me pamjet nga një mbrëmje argëtimi në një restorant në Beograd. Edhe pse gjatë mbrëmjes këndoi dhe u...

Më shumëDetails

Lushaku Sadriu: Gjermania kërkon shmangien e krizave që bllokojnë Kosovën

Nënkryetarja e LDK-së: Familjet e 260 mijë nxënësve, të detyruara të kryejnë rolin e Ministrisë së Arsimit
08/11/2026 - 11:28

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu, ka deklaruar se Gjermania mbetet partnere dhe mbështetëse e Kosovës në procesin e integrimit evropian. Duke folur në emisionin...

Më shumëDetails

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh urimi për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh urimi për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin
08/11/2026 - 11:14

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë përcjellë një mesazh përshëndetës dhe mirënjohjeje për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në...

Më shumëDetails

Bajrami: Me miliarda buxhet, Qeveria Kurti s’e përfundoi asnjë projekt të madh – keqplanifikim, keqmenaxhim, korrupsion

Reagon Hykmete Bajrami: Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja, LDK-ja ka nevojë për reflektim të sinqertë
08/11/2026 - 10:43

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka pyetur nëse dikush mund të përmend një projekt të madh kapital të pëfunduar ngs Qeveria Kurti. Bajrami ka numëruar rrugë dhe...

Më shumëDetails

Ramadani: Propaganda, instrumenti i vetëm i pushtetit, asgjë nuk realizohet në terren

Ramadani: Faktin që zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi menjëherë pas Banjskës as s’po tentojnë ta mohojnë
08/11/2026 - 10:27

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar pushtetin, duke e akuzuar se po përdor propagandën si instrument të vetëm të qeverisjes. Në një postim, Ramadani ka deklaruar se,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • ‘S’ka lënë gjë pa thënë’, reagon këngëtari i njohur, ndan historinë e tij me Jonën

    ‘S’ka lënë gjë pa thënë’, reagon këngëtari i njohur, ndan historinë e tij me Jonën

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    250 Shpërndaje
    Shpërndaje 100 Tweet 63
  • “Thaçi kishte lidhje me familjen Jashari” – Ish-koloneli jugosllav: Nëse konfirmohet vendimi në Apel, UÇK-ja do të etiketohet si organizatë terroriste

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Sinani publikon foto nga pushimet, Andrra shfaqet me bikini (Foto)

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • A po e provokon Fuego Feron? – “Djalit” ia vendos emrin e këngëtarit

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë