Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Asociacion “me apo pa koordinim” – Kurti me nënkryetaret e komunave në veri dakordohen çka t’i thonë QUINT-it

01/05/2024 - 17:17
në Kryesore, Lajme
A A
Asociacion “me apo pa koordinim” – Kurti me nënkryetaret e komunave në veri dakordohen çka t’i thonë QUINT-it
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pak ditë pas kthimit nga Berlini, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me nënkryetaret e komunave në veri të vendit. Dhe pikërisht në këtë takim, ata janë marrë vesh për disa “kërkesa” që përfaqësuesit në veri do t’ua bëjnë përfaqësuesve diplomatikë të QUINT-it. Për çka bëhet fjalë?

Bëhet fjalë për Asociacionin.

Para disa ditësh, mediumi gjerman “Frankurter Algemeine Zeitung” citonte kryeministrin Kurti të kishte thënë se “çdo asociacion i komunave, duke përfshirë ato të dominuara nga serbët, duhet të iniciohet dhe miratohet në nivel lokal”.

“Një asociacion komunash, qofshin ato serbe, mund të themelohet vetëm nga vetë këto komuna. Do të ishte shkelje e parimeve të Këshillit të Evropës dhe Kushtetutës së Kosovës nëse qeveria kosovare do të donte t’i impononte me dekret asociacionit të komunave serbe një draft nga Kuinti (apo ndonjë tjetër). Qeveria mund të sigurojë kornizën dhe të mbështesë themelimin e një asociacioni të komunave me vullnet të mirë, por nuk mund ta imponojë atë – shtysa për këtë do të duhej të vinte nga niveli lokal, nga vetë komunat.” – ishte shprehur kryeministri.

Krejt kjo, pasi hapi konkret për Asociacionin,Kurtit iu kërkua nga Gjermani e Franca. Në dy bisedat që pati me presidentin Macron e kancelarin Scholz, të dy i thanë se për anëtarësim në Këshill të Evropës,duhen hapa konket për Asociacion.

Takimi

Pak ditë pas kthimit të tij në Kosovë, Kurti është takuar në një prej hoteleve në kryeqytet me nënkryetarët e komunave në veri të vendit.

Të pranishëm, ishin edhe dy ministra të Qeverisë së tij, Nenad Rasic e Elbert Krasniqi. Ndërkohë, duke njoftuar pëtë këtë takim, Kurti u shpreh:

“Pas takimeve në Berlin, konsiderova që një hap i duhur është të diskutoj me përfaqësues serb të komunave veriore. I konsultova mbi nevojat për shërbimet komunale që mund të ushtrohen të bashkërenduara në kuptim të lirisë së asocimit të komunave”.

Megjithatë, në një paragraf tjetër të postimit të tij në rrjetin social Facebook, Kurti thotë se përfaqësuesit në veri e shohin anëtarësimin e Kosovës në KiE si të rëndësishëm për fuqizimin e komunave të tyre.

Dhe këtu, ata janë marrë vesh me Kurtin që kur t’i takojnë përfaqësuesit diplomatikë, t’ua shprehin edhe atyre të njëjtat:

“Të gjitha ato më thanë që e shohin anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës si një hap të rëndësishëm për fuqizimin e komunave të tyre. Dhe,më premtuan që kur do të takojnë përfaqësuesit diplomatikë të QUINT-in do t’ua shprehin këto kërkesa gjithashtu”.

Mediumi “FAZ” në një artikull raportonte se si në disa kryeqytete evropiane, po dëgjohen zëra që i kërkojnë Kurtit hapa drejt Asociacionit, në këmbim anëtarësimin në KiE. Kurti, këtë e di.

“Nga disa kryeqytete evropiane flitet se Kosova,para se të votohet për pranim, duhet së pari të lejojë krijimin e një asociacioni të komunave serbe, në mënyrë që të sigurohen të drejtat e pakicës serbe.” – thuhej aty mes tjerash.

Për fund, vlen të theksohet edhe letra që Kurti bashkë me presidenten Osmani e kryeparlamentarin Konjufca ia kishin nisur raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakojanis.

Aty, krerët e shtetit tonë zotoheshin se bashkarisht do të themelojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

JU REKOMANDOJMË

Qumështorja “Vita” pezullon grumbullimin e qumështit nga 1 shtatori

Qumështorja “Vita” pezullon grumbullimin e qumështit nga 1 shtatori
31/08/2026 - 13:11

Qumështorja “Vita” ka njoftuar fermerët dhe bashkëpunëtorët e saj se nga 1 shtatori 2026 do të pezullojë përkohësisht grumbullimin dhe pranimin e qumështit. “Për shkak të situatës së...

Më shumëDetails

Sot po negociojnë përsëri për “Presidentin”, Kurti do garanci nga Abdixhiku për të gjitha votat e deputetëve të LDK-së

Takim i paparalajmëruar mes Kurtit dhe Abdixhikut
31/08/2026 - 13:03

Sot po negociojnë përsëri për “Presidentin”, Kurti do garanci nga Abdixhiku për të gjitha votat e deputetëve të LDK-së Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku po i vazhdojnë diskutimet...

Më shumëDetails

Abdixhiku shihet duke hyrë vetë në Kuvend për takim, Kurti me Muratin e Nagavcin

Abdixhiku shihet duke hyrë vetë në Kuvend për takim, Kurti me Muratin e Nagavcin
31/08/2026 - 12:46

Po zhvillohet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit në detyrë, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Për dallim prej disa...

Më shumëDetails

“British Petroleum” nuk e njeh dokumentin e IP-KOS-it, eksperti i OSHP-së kërkon anulimin e tenderit 15 milionësh

“British Petroleum” nuk e njeh dokumentin e IP-KOS-it, eksperti i OSHP-së kërkon anulimin e tenderit 15 milionësh
31/08/2026 - 12:19

Zhvillim i ri ka pasuar rreth tenderit 15 milionë eurosh për furnizimin me karburante të institucioneve publike, të raportuar ditë më parë nga gazeta Nacionale. Eksperti shqyrtues në...

Më shumëDetails

Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish sot

Çështja e Presidentit/ Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku
31/08/2026 - 12:10

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pritet të zhvillojnë sot një takim të ri. Kjo në kuadër të përpjekjeve...

Më shumëDetails

LVV e çon Hysen Durmishin në KQZ, në zgjedhjet e fundit nuk garoi “pas konsultimit” me Kurtin

LVV e çon Hysen Durmishin në KQZ, në zgjedhjet e fundit nuk garoi “pas konsultimit” me Kurtin
31/08/2026 - 11:51

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi i cili për një kohë ushtroi edhe detyrën e ministrit të Infrastrukturës, do të jetë anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    177 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 44
  • Kosovarit i vidhet çanta me para dhe telefon në Ulqin, momenti i vjedhjes kapet në video

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Pas Edit vjen edhe reagimi i Jozit, ja çka ndodhi mbrëmë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Spitali i Mitrovicës ka një njoftim të rëndësishëm për pacientët me kancer

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Ky është çmimi i naftës sot në Kosovë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë