Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shkruan Kimete Berisha: Qeveria Kurti është hajnesha më e madhe që ka ekzistuar

18/05/2024 - 16:17
në Lajme, Opinione
A A
Shkruan Kimete Berisha: Qeveria Kurti është hajnesha më e madhe që ka ekzistuar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kimete Berisha, opinioniste e njohur, ka shkruar një shkrim relativisht të gjatë, të cilin e ka titulluar “Të gjithë kundër Albinit”.

Në këtë shkrim, Berisha ka pasur shumë kritika ndaj pushtetit aktual. Madje, në një paragrafë, Berisha e ka cilësuar Qeverinë Kurti si më hajneshën deri sot.

“Qeveria Kurti është hajnesha më e madhe që ka ekzistuar deri sot, sepse as nuk e ka fshehur hajninë si ata para tyre, por ka vjedhur direkt me hajna njëburimor” – ka shkruar ajo.

Tutje, Berisha ka theksuar se Kurti nuk është distancuar nga ministrat e qeveritarët e tjerë që dyshohen për afera të ndryshme korruptive.

“Albin Kurti po dështon thellë (aspak nuk ia dëshiroj dështimin – betohem).

Nëse Albin Kurti menjëherë nuk distancohet nga ministrat e tij të korruptuar karriera e tij politike merr fund.

– Opozita më e tmerrshme dhe armiku më i madh i Albin Kurtit janë ministrat e tij, nëse janë të tij!” – ka shkruar tutje Berisha.

Postimi:

Të gjithë kundër Albinit!

– Albin Kurti ka frikë se nëse e bën Asociacionin e serbëve të Kosovës do ta bosnjizojë Kosovën…e Bosnja është në Këshillin e Evropës.

– Që është në Këshillin e Evropës nuk i ka penguar Bosnjës, aspak, që të jetë shteti më i korruptuar, më i pashpresi, më i varfëri, më i padrejti dhe më i braktisuri.

– Prandaj, s’ka pse të të mbetet zhig të jesh në Këshillin e Evropës, si sot si nesër – njëjë, ty nuk të ndihmon asgjë.

– Askush, përveç bandat politike, nuk është mërzitur pse Kosova nuk hyri në Këshillin e Evropës!

– Kosova është shtet i korruptuar…aq i korruptuar sa që
prokuroria e Kosovës nuk ka ngritur padi ndaj terroristëve serbë që sulmuan dhe vranë në Banjskë.

– Mjerim i madh politik është ky:
shqiptarët kërkojnë nga perëndimi ta dënojnë sulmin që nuk e dënon Drejtësia e Kosovës.

– Kosova s’ka drejtësi, s’ka barazi, s’ka siguri në punë, s’ka sigurim shëndetësor, është e varfër, e korruptuar dhe gati barbare, prandaj nuk i ndihmon gjë të jetë në Këshillin e Evropës, m’sa i ka ndihmuar Bosnës.

– Kosova, Bosnja dhe Shqipëria po boshatisen.

– Kosova u bë si një OJQ për pastrimin e rrugëve të Evropës.
Si rrobaqepësit që krejt dynjanë e qepin, ndërsa vet shkojnë me rroba të shqyera.

– Qeveria Kurti (ende nuk e di pse, por e marr vesh), me mish e me shpirt ka punuar kundër Institucioneve dhe ka prodhuar OJQ për kokë banori, nëpërmjet të cilave i ka shkatërruar dhe degraduar Institucionet deri në atë shkallë sa nuk di më kush se nga sa po shkon pasuli.

– Përveç OJQ, Kosova do të bëhet edhe burg i kriminelëve të Evropës.
Për t’u bërë burg i të burgosurve evropianë, Kosova nuk ka nevojë ta plotësojë asnjë kusht, e për të dalë nga burgu – ëhë.

– Mendoj se Albin Kurti ka bërë mirë që nuk e ka pranuar draftin e Asociacionit që e la një diplomat që u largua nga misioni i tij, pikërisht pse dështoi në dialog.
Lajçaku e bëri sherrin dhe iku!

– Ndërkohë, Vjosa Osmani (me votat e Albin Kurtit) po ia tregon ‘forcën pembe’ Albin Kurtit.

– Derisa Vetëvendosja po i mbush Institucionet, sa po mundet, me militantët e saj, Guxo edhe më e shkathët, po ua ‘ftoh’.

– Albini është më i sinqertë, por mendoj se Vjosa po luan më mirë, ajo është eksperte t’i tradhtojë ata që e mbështesin (Fatmirin, Isën etj), dhe shumë mirë ua bën.

– Albini duket sikur Vjosës ia ka ‘marr’ Donikën…
Se ti moj Donika, ti je vajza e heroit kombëtar e ajo është vajza e policit (që i shërbeu regjimit serb)….
dhe Donikës i ra në mend që ka përparësi patriotike ndaj Vjosës, dhe që është elherze, e nuk pispilloset si ajo.

– Gratë edhe ashtu prishen herdokur mes vete, ato nuk i lënë bashkë dy gurë, lëre më dy gra.
Kam shumë mendime të këqija për neve grave, sa i përket miqësisë.
Janë rrenëse në miqësi dhe të prejnë në besë.
Thjesht për shkak të xhelozisë, mjafton të dukesh më bukur – dhe e hëngre!

– Dhe Donika është më e sinqertë, por Vjosa është lojtare më e mirë sepse nuk ka ndjenja.
Prandaj, Vjosa e mund edhe Donikën, e sheh, hesap s’e bën.

Por, Donika e ka Albinin, e Vjosa e ka krejt botën.

– Rrugët e Kosovës i kanë pushtuar qentë, shteti s’është i zoti t’i mbrojë njerëzit nga qentë, siç i mbron qentë nga njerëzit, ndërsa Vjosa Osmani e këshillon Evropën se si duhet të mbrohet nga Rusia.

– Ndërkohë që u bë me ‘perëndimin’ kundër Albin Kurtit, Vjosa Osmani po udhëton nëpër fshatra të Teksasit, për t’i treguar Albin Kurtit se është lumtur dhe e dëshiruar nga krejt planeti.

– I ka vizituar edhe aktorët e Dinastisë.
Disa që i gjeti gjallë: Fellona, Amanda, Kristella…Aleksisës nuk ia gjeti shtëpinë…e Bllejkut ia vizitoi varrin.

– Vjosa Osmani po mundohet ta shfrytëzojë PDK-në dhe LDK-në si ‘kalë beteje’ kundër Albin Kurtit.

– Se Albin Kurti e ka zhgënjyer popullin e Vetëvendosjes, siç i thashë edhe Prindonit, unë nuhas, kam
intuitë’
– A u binde se…’Mirë e kam pasur kur kam thënë se Albin Kurti është Hugo Çavez’!

– Para se t’i dukej më i miri, Albin Kurti i është dukur Hugo Chavez.
Përshtypja e parë gjithmonë del e vërtetë.

Prandaj, do të më pëlqente ta shihja Vjosa Osmanin duke e tradhtuar edhe Albin Kurtin!

– Përveç presidentes, Albin Kurti edhe ministrat e vet i ka kundër vetes.
Ata vjedhin në emrin e tij tenderë njëburimor, e vjedhin buxhetin e i kanë vjedhur rezervat shtetërore në emrin e tij.

– Albin Kurti nuk është distancuar nga asnjëri hajn i tij, që do të thotë se po dështon qind për qind dhe po dështon shpejt.

– Për një fjalë goje, Isa Mustafa e ka shkarkuar Aleksandër Jabllanoviçin pa i bërë dy fjalë, ndërsa Albin Kurti nuk e shkarkon Hekuran Muratin që e ka vjedhur Kosovën me tenderë njëburimor.

– Dhe atë stalinisten, Rozeta Hajdarin, që vjedh miell me tepsi dhe kushdo që është kundër vjedhjes së miellit ajo e largon nga puna.
Pak i duket që Jakup Krasniqi është në burgun e Hagës, Rozeta nuk u ngop me urrejtje për të, pa ia larguar nga puna edhe nipin.

Rozeta është staliniste e tërbuar, në emrin e Albin Kurtit!

– Qeveria Kurti është hajnesha më e madhe që ka ekzistuar deri sot, sepse as nuk e ka fshehur hajninë si ata para tyre, por ka vjedhur direkt me hajna njëburimor.
Janë hajna amatorë, që u shihet hajnia nga helikopteri.

– Albin Kurti po dështon thellë (aspak nuk ia dëshiroj dështimin – betohem).
Nëse Albin Kurti menjëherë nuk distancohet nga ministrat e tij të korruptuar karriera e tij politike merr fund.

– Opozita më e tmerrshme dhe armiku më i madh i Albin Kurtit janë ministrat e tij, nëse janë të tij!

– Ndërkohë që Albin Kurtin po e izolojnë, perëndimi po e krijojnë Bedri Hamzën.

– Ambasadori gjerman ka shkuar me Bedriun ta përcjell ndeshjen mes Trepçës dhe Yllit.
Dukeshin si djelmosha të gëzuar.

Një tifoz i torcidës, po thotë, tha, e ka dëgjuar Rohden duke i thënë Hamzës, si ia del ti që ta ndriçosh Mitrovicën, nga tregu e deri në Shipol, vetëm me drita të veturave (qyteti i ka poçat e fikur prej se ka shkuar Agimi).

– Perëndimi nuk kërkon politikanë profesora që i japin nasihat Evropës, por shqiptarë nornal, praktik, jomegalomanë dhe të tokës, siç është Bedri Hamza.

Bedriu e ka një aftësi klasike të të bëj t’i besosh, të ndjesh siguri…është si babëlok, nuk është i paparashikueshëm, mendjemadh dhe impulsiv, bash qysh ka qejf perëndimi.

– Po duket sikur të gjithë janë bërë bashkë kundër Albin Kurtit.

Nëse nuk kupton me fjalë se si i ka punën Albin Kurti, e kupton më së miri kur e shikon fotografinë ku për t’ia shtrirë dorën Edi Ramës, Albin Kurti kërruset, e Edi Rama e ngrin kurrizin, nuk lëviz, dhe Edi Rama duket si perverz i frustruar, që përkuljen e ka rezervuar veç për grekun Mitsotakis.

– Mua Edi Rama m”u duk si ata që i ka kapur zori i sh.rrës, por popullit iu duk si nënçmim!
Se Edi Rama nuk ia fal Albin Kurtit që deshi t’ia marr pushtetin…!
Prandaj nuk na e çel më derën, Edi Rama u bë një jabanxhi për Kosovën.

– Pra, duke deshur bashkim kombëtar, Albin Kurti u prish edhe me Shqipërinë.

P.S. ‘Çapaçule, të rrehi me papuçe, se ia huqe’.

– Varg nga kënga e re e Luizit dhe Getit, që bëjnë si macho por duken thjesht si dy budallenjë të moçëm, të patalentuar.

– As në librin ‘Poezia e popujve primitiv’ nuk kam lexuar vargje më primitive!

JU REKOMANDOJMË

Kurti takon Merzin në Budva: Gjermania, pjesë e të ardhmes evropiane të Kosovës

Kurti takon Merzin në Budva: Gjermania, pjesë e të ardhmes evropiane të Kosovës
22/10/2026 - 18:05

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me kanceralin gjerman, Friedrich Merz, në kuadër të margjinave të Samitit të Procesit të Berlinit që...

Më shumëDetails

Kancelari austriak shkruan për takimin me Kurtin: Pas krijimit të Qeverisë, sundimi i ligjit e gjyqësori i pavarur janë esenciale

Kancelari austriak shkruan për takimin me Kurtin: Pas krijimit të Qeverisë, sundimi i ligjit e gjyqësori i pavarur janë esenciale
22/10/2026 - 17:38

Kancelari austriak, Christian Stocker, ka shkruar për takimin e zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Mal të Zi. Përmes një statusi në rrjetin social X, Stocker...

Më shumëDetails

PDK i kërkon Presidentes rikthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend për rishqyrtim

PDK i kërkon Presidentes rikthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend për rishqyrtim
22/10/2026 - 17:18

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një letre zyrtare, i ka kërkuar sot Presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, rikthimin në Kuvend për rishqyrtim të Ligjit për...

Më shumëDetails

Vehbi Kajtazi: Çfarë loje po luhet pas votimit të Ligjit për Specialen?

“Allahile Rozete fol naj sen”- Kajtazi ironizon me Rozeta Hajdarin pasi u bojkotua nga mediat
22/10/2026 - 17:04

Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar për Ligjin e Dhomave të Specializuara, duke paralajmëruar se kthimi i tij në Kuvend nga presidentja do të ishte një gabim i rëndë...

Më shumëDetails

Haradinaj këmbëngul se në Hagë iu morën 16 mijë euro për ushqimin e tij, Thaçit, Veselit dhe të tjerëve

Në zgjedhjet e fundit mbështeti PDK-në, në këto zgjedhje Nasim Haradinaj del hapur në mbështetje të AAK-së
22/10/2026 - 16:56

Shkelja e të drejtave të njeriut nga Dhomat e Specializuara në Hagë është një nga çështjet që ka shoqëruar ndër vite opinionin publik, që nga themelimi i Gjykatës...

Më shumëDetails

Gani Gecit i përkeqësohet gjendja shëndetësore në Burgun e Pejës, familja jep detaje

Takimin Kurti-Krasniqi, Geci e quan “Fejesë” të LVV-së me PDK-në
22/10/2026 - 16:29

Gani Geci ka përjetuar një përkeqësim të papritur të gjendjes shëndetësore gjatë qëndrimit në Burgun e Pejës, pasi tensioni i gjakut i ka rënë në nivele shumë të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Haxhiu “zbulon” garën mes dy kandidatëve për kryetar të PDK-së

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Shtesat për fëmijë në shtator, ja sa ishte numri i përfituesve

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Sukses i madh i AKI-së | Pas punës së Inetligjencës, Prokuroria, policia dhe Dogana me kontrolle në veri, sekuestrohen mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 200 mijë euro dhe 22 automjete

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ish-shefi i stafit të Osmanit si presidente flet për një sondazh të freskët: LDK e AAK nën 10 %, PDK e VV s’kanë lëvizur

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë