Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Azemi: Bizneset s’po gjejnë punëtorë, po më vije keq për ta, por vet e kanë sjellë këtë situatë

09/06/2024 - 09:31
në Ekonomi, Lajme
A A
Azemi: Bizneset s’po gjejnë punëtorë, po më vije keq për ta, por vet e kanë sjellë këtë situatë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ikja e fuqisë punëtore jashtë vendit ua ka vështirësuar situatën bizneseve të cilat nuk po kanë punëtorë.

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se pagat duhet të rriten në sektorin privat, sepse ikja e punëtorëve për shkak të kushteve të këqija, po i lë bizneset pa ta.

Azemi ka theksuar se i vije keq për bizneset të cilat nuk po gjejnë punëtorë, por që sipas tij, vet e kanë sjellë këtë situatë, për shkak të mos krijimit të kushteve me të mira për ta.

“Kanë hezituar që të ofrojnë kushte minimale dhe tani unë nuk e kam menduar kurrë se do të më vije keq për biznesmen, për punën që ai ka bërë, po megjithatë, po them se edhe ne kemi shpirt seriozisht, po them se më vjen keq për pozitën e biznesmenëve çfarë kanë ra në mungesë të punëtorëve, por këta e kanë bërë vetë, pronarët e kompanive së bashku me politikat e qeverisë së Kosovës”, ka thënë Azemi.

Ai shtoi se fokusi i tij si kryetar i FSPTSPK-së, do të jetë përmirësimi i pagave të punëtorëve në markete.

“Tani mund të flasim për punëtorët në tërësi, nuk dua të them diçka çka nuk është në realitet. Punëtorët e ndërtimtarisë e kanë një gjendje tepër më të mirë se sa kanë qenë më herët, për çdo ditë jam me ta, mesatarisht një punëtorë i thjesht që nuk e njeh asnjë lami të punës, tani paguhet 30 euro ditën, paguhet ushqimi dhe ka transport, që në një formë pak a shumë është një gjë që mund të themi se është solide. Përderisa të tjerat, është një gjendje shumë e rëndë. Kemi punëtorë nëpër markete që ende marrin 250 deri 300 euro, të cilat po themi ne që tani duhet të fokusohemi te ta dhe është diçka shumë reale. 50 për qind të projektit që duhet të kryen në vitin 2024 edhe ma shumë do të mbesin pa u realizuar për shkak të mungesës së punëtorëve”, ka thënë ai, raporton EO.

Mos ngritja e pagave, kushtet e dobëta të punës, puna e stërzgjatur, ka bërë që të rinjtë të ikin nga Kosova dhe shumë biznese po rrezikohen të mbyllen si pasojë e mungesës së punëtorëve.

Madje, ka raste kur bizneset marrin punëtorë edhe nga Banglladeshi.

JU REKOMANDOJMË

Rama “e çon në shtëpi” edhe Sibel Halimin, shkarkohet nga detyra

Rama “e çon në shtëpi” edhe Sibel Halimin, shkarkohet nga detyra
05/05/2026 - 22:38

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka vazhduar me ndryshime në strukturat drejtuese komunale, duke konfirmuar raportimin e Sinjalit për ristrukturimin e paralajmëruar në disa drejtori të...

Më shumëDetails

Avokati i Thaçit konfirmon shtyrjen e vendimit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Avokati i Thaçit konfirmon shtyrjen e vendimit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
05/05/2026 - 22:31

Vendimi përfundimtar në rastin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë është shtyrë për më 20 korrik 2026. Konfirmimin për shtyrjen...

Më shumëDetails

Diskutimet për Osmanin në LDK, Bajrami tregon arsyen e mungesës në mbledhje

Shkyçja e bizneseve, Bajrami: Qytetarët duhet të dinë që me këto politika do të vjen një valë e re e inflacionit
05/05/2026 - 22:26

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku është diskutuar për zgjedhjet e 7 qershorit dhe formalizimi i bashkëpunimit me ish-presidenten Vjosa Osmani,...

Më shumëDetails

Rrustemi: Abdixhiku e kishte ekzistenciale dështimin e zgjedhjes së presidentit

Rrustemi: Abdixhiku e kishte ekzistenciale dështimin e zgjedhjes së presidentit
05/05/2026 - 22:10

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka akuzuar kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, se ka pasur interes të drejtpërdrejtë politik që vendi të mos...

Më shumëDetails

Jasharaj ironizon me qëndrimin LDK’së për koalicionin Rama- PDK: Shumë po kanë sens për humor kohëve të fundit

Jasharaj ironizon me qëndrimin LDK’së për koalicionin Rama- PDK: Shumë po kanë sens për humor kohëve të fundit
05/05/2026 - 21:46

Analisti Durim Jasharaj, komentoi marrëveshjen për qeverisje në Prishtinë mes Përparim Ramës dhe PDK-së, duke ironizuar me qëndrimin e LDK-së. Ai në Pressing në T7, tha: “LDK është...

Më shumëDetails

Kosova forcon linjën me BE-në, ndryshon vendimin për sanksionet ndërkombëtare

Kosova forcon linjën me BE-në, ndryshon vendimin për sanksionet ndërkombëtare
05/05/2026 - 21:41

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e shtatëmbëdhjetë elektronike, në të cilën ka miratuar një vendim të rëndësishëm lidhur me zbatimin e politikave...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Jeta e ‘shfrenuar’ e militantit të VV-së që e quajti Pejgamber Albin Kurtin (Pamje)

    Jeta e ‘shfrenuar’ e militantit të VV-së që e quajti Pejgamber Albin Kurtin (Pamje)

    387 Shpërndaje
    Shpërndaje 155 Tweet 97
  • Gjobitet Comodita Home: Shiti dyshekë me defekte, nuk iu përgjigj fletëgarancioneve të klientëve e as vendimeve të shtetit

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kryeministri Kurti jep një lajm të mirë për fëmijët e porsalindur

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Adem Jashari i ri bëhet dhëndër i fshatit Vllahi, fejohet me Yllka Tahirin, vajzën e inxhinierit të Trepçës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Thellohet përçarja? Rama suspendon zyrtarët e “Lumir Abdixhikut” pas konfirmimit të aktakuzës për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë