Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

S’krynë punë as liberalizimi i vizave, 2% rënie të investimeve të huaja direkte krahasuar me 2023-ën

23/06/2024 - 19:59
në Kryesore, Lajme
A A
S’krynë punë as liberalizimi i vizave, 2% rënie të investimeve të huaja direkte krahasuar me 2023-ën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Derisa remitancat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të jenë shtytësi më i madh ekonomik i vendit, duke luajtur rol jetik në zbutjen e varfërisë, Investimet Direkte të Huaja në Kosovë “mbeten” të kufizuara. Ndonëse liberalizimi i vizave për Kosovën nga janari i këtij viti nënkupton rritjen e mundësive ekonomike, krahasuar me 3 muajt e parë të vitit 2023, vlera e investimeve përjetoi një rënie të lehtë.

Në tremujorin e parë të vitit 2024, Kosova tërhoqi 185.39 milionë euro investime të huaja direkte (IHD), duke shënuar një rënie nga 189.6 milionë euro të raportuara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vetëm në muajin mars u shënuan hyrje të IHD-ve prej 44.3 milionë euro, nga 64.8 milionë euro në mars të një viti më parë, siç tregohet nga shifrat e bankës qendrore.

Përfituesi kryesor i investimeve të huaja mbeti sektori i patundshmërive, me vlerë 54.2 milionë euro.

Nga ana tjetër, sektori i aktiviteteve profesionale, shkencore dhe teknike pësoi një rënie të lehtë prej 400 mijë eurosh krahasuar me një vit më parë.

Rritje të investimeve të huaja direkte është shënuar në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë; riparimi i mjeteve motorike dhe motoçikletave, ku vetëm gjatë muajit mars arritën vlerën e 13.6 milionë euro.

Gjermania, Zvicra, Shtetet e Bashkuara dhe Turqia vazhdojnë të prijnë sa i përket vlerës së investimeve.

Megjithatë, IHD-të e Gjermanisë në Kosovë panë një rënie prej 11.1 milionë euro në tre muajt e parë të vitit 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Pse po çalon Kosova në investimet e huaja direkte?

Raporti i 2023-ës për “Klimën e Investimeve” i Departamentit Amerikan të Shtetit kishte konstatuar se potenciai i Kosovës për të tërhequr Investime Direkte të Huaja është i kufizuar për shkak të disa problemeve strukturore si “integrimi i kufizuar ekonomik rajonal dhe global; ndërhyrja politike në ekonomi dhe gjyqësor; furnizim jo i besueshëm me energji; një sektor i madh informal; vështirësi në vendosjen e të drejtave pronësore; korrupsioni; dhe sundimi i dobët i ligjit, duke përfshirë mungesën e zbatimit të kontratave”.

Tensionet e vazhdueshme me Serbinë konsiderohen gjithashtu si faktorë pengues i rritjes së investimeve

“Mosmarrëveshja e vazhdueshme e Kosovës me Serbinë dhe mungesa e njohjes formale nga shumë vende dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, gjithashtu pengon investimet dhe krijon pengesa për të bërë biznes”, thuhej aty.

Shkallë e kufizuar e integritetit ekonomik në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, ndërhyrjet politike në sektorin ekonomik dhe sistemin gjyqësor, vështirësitë me furnizimin e qëndrueshëm me energji, sektori i madh joformal, komplikacionet në çështjet e pronësisë, korrupsioni, dhe një sundim ligjor jo i fortë, përfshihen si sfida tjera sipas Departamentit të Shtetit.

“Integrimi i kufizuar ekonomik rajonal dhe global; ndërhyrja politike në ekonomi dhe gjyqësor; furnizim jo i besueshëm me energji; një sektor i madh informal; vështirësi në vendosjen e të drejtave pronësore; korrupsioni; dhe sundimi i dobët i ligjit, duke përfshirë mungesën e zbatimit të kontratave”, shkruan në raport.

JU REKOMANDOJMË

Policia nxjerr Pamjet: Pse u arrestua Elvis Kosova në Palasë?

Policia nxjerr Pamjet: Pse u arrestua Elvis Kosova në Palasë?
23/08/2026 - 19:07

Policia njoftoi se rreth orës 13:40 të së dielës ka marrë njoftim për një konflikt familjar në një vilë të një kompleksi në zonën e Palasës. Menjëherë kanë...

Më shumëDetails

Vriten me armë zjarri babë e bir në Dukagjin të Shkodrës, policia niset drejt vendit të ngjarjes (EMRAT)

Ky është personi që u plagos sonte në Prishtinë, njihet me nofkën ‘Canki’
23/08/2026 - 18:50

Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pasditen e kësaj të diele, pas disa të shtënave me armë zjarri në fshatin Kir, në Dukagjin. Viktimat...

Më shumëDetails

16 shtatori – Murati: Nuk do të jetë e njëjtë Kosova pas dhe para kësaj date

16 shtatori – Murati: Nuk do të jetë e njëjtë Kosova pas dhe para kësaj date
23/08/2026 - 18:21

Ish-ministri i Diasporës, Valon Murati, ka folur për rëndësinë e 16 shtatorit, datë kur Gjykata Speciale pritet të shpallë aktgjykimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit...

Më shumëDetails

Sadiku: Një nga rrenat më të mëdha të Qeverisë Kurti janë të ashtuquajturat pako të inflacionit

Sadiku: BE-në nuk e kemi pasur aleat as para luftës, as pasluftës dhe as tash
23/08/2026 - 18:04

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka postuar në Facebook tabelën bazuar në të dhënat e Agjëncisë së Statistikave të Kosovës (ASK), ku pasqyrohen normat...

Më shumëDetails

“Nga Audi R8 prej 200 mijë eurosh te tritoli në garazhin e tij” – arrestohet “Visi i garave” në Palasë, i gjendet edhe armë pa leje

“Nga Audi R8 prej 200 mijë eurosh te tritoli në garazhin e tij” – arrestohet “Visi i garave” në Palasë, i gjendet edhe armë pa leje
23/08/2026 - 17:57

Elvis Kosova, 40-vjeçari që njihet me nofkat “Visi i garave” dhe “Visi i makinave të shpejta”, u arrestua sot në Palasë gjatë një operacioni të zhvilluar nga FNSH-ja...

Më shumëDetails

Policia e Ferizajt lavdërohet me një aksion të kapjes së 6 traktorëve me dru

Policia e Ferizajt lavdërohet me një aksion të kapjes së 6 traktorëve me dru
23/08/2026 - 17:30

Policia e Ferizajt ka mbështetur sot zyrtarët e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës dhe Inspektoratit të Pyjeve gjatë një aksioni të përbashkët për kontrollin e transportit të masës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    Rozana Radi lajmërohet nga pushimet, ekspozon asetet bombastike

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Këta janë shtetasit e Kosovës, të arrestuar për 80 kg drogë në Shqipëri

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vdekja e Altin Kryeziut, familja del me njoftim rreth ceremonisë së varrimit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë