Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka vizituar dje zyrtarët policor në veri të vendit, njofton Veriuinfo.
Hoxha gjatë kësaj vizite bisedoi me zyrtarët policor të cilët ishin në kryerje të detyrave, duke u interesuar për gjendjen e përgjithshme, sfidat, vështirësitë dhe realizimin e detyrave në atë pjesë të vendit madje edhe duke i përgëzuar për punën.
Njëkohësisht Drejtori i Policisë, u prit edhe nga zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Policore në Mitrovicën veriore, Veton Elshani, me të cilin biseduan rreth gjendjes së përgjithshme të sigurisë në veri të vendit.
“Po ashtu, delegacioni nga Prishtina, u prit edhe nga zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Policore Mitrovicë Veri z. Veton ELSHANI, i cili njoftoj eprorët e PK-së rreth gjendjes së përgjithshme të sigurisë në veri të vendit”, thuhet në komunikatën e policisë.













