Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qeverisja e Ferit Idrizit shpërblen e tender për perde e tepih “IBM” Sh.P.K. me mbi 19 mijë euro, eliminon 4 oferta më të lira (Dokument)

29/07/2024 - 17:41
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Qeverisja e Ferit Idrizit shpërblen e tender për perde e tepih “IBM” Sh.P.K. me mbi 19 mijë euro, eliminon 4 oferta më të lira (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Komuna e Vushtrrisë e udhëhequr nga kryetari Ferit Idrizi kishte shpallur tender në muajin prill me titull “Furnizim me perde dhe tepiha”, ku vlera e parashikuar e kontratës ishte 20,510 euro.

Në dosje të tenderit është bërë e ditur se dërgesa e perdeve dhe tepihëve duhet të bëhet të Kabineti i Kryetarit, Drejtoria e Arsimit dhe Drejtoria e Administratës, raporton Veriu.info.

Në këtë tender kanë aplikuar gjashtë operatorë ekonomik, ku katër prej tyre kanë ofertuar me çmim më të lirë se sa fituesi i tenderit “IBM” Sh.P.K.

Siç edhe mund të shihni në njoftimin mbi vendimin e autoritetit kontaktues, “IBM” Sh.P.K. tenderin e ka fituar me ofertë në vlerë prej 19 mijë 284 euro, përderisa ofertuesi më i lirë ishte “HPI” Sh.P.K më ofertë prej 16 mijë e 863 euro, i pasur edhe nga tre operatorë tjerë më të lirë se sa fituesi.

Në njoftim mbi shpalljen fitues të “IBM” Sh.P.K., shihet se vendimin e ka nënshkruar Zyrtari Përgjegjës i Prokurimit, Ilmi Azemi, i cili është edhe drejtor i Drejtorisë së Prokurimit, raporton Veriu.info.

Po si erdhi deri të nënshkrimi i kësaj kontrate nga Ilmi Azemi, kjo është situatë specifike për komunën e Vushtrrisë. Azemi në fund të vitit të kaluar ishte emëruar drejtor i Drejtorisë së Prokurimit, po që më pas kishte ndodhur një varg largimesh të drejtorëve nga qeverisja e Ferit Idrizit, qoftë me dorëheqje apo shkarkim, sepse arsyet e vërteta në të shumtën e rasteve janë kapluar nga ‘mjegulla’.

Kryetari Ferit Idrizi me 12 dhjetor 2023 kishte publikuar shkrim me foto në rrjete sociale, ku tregonte se kishte emëruar Ilmi Azemin si drejtor të Prokurimit në Komunën e Vushtrrisë. Deri këtu gjithçka është e qartë sa i përket emërimit të tij.

Por çudia ndodhi se kryetari Ferit Idrizi të njëjtin person, Ilmi Azemin, e ka emëruar drejtor të Prokurimit për të dytën herë brenda pak muajve.

Në dokumentin e siguruar nga Veriu.info shihet se kryetari Ferit Idrizi, e ka emëruar Ilmi Azemin drejtor të Prokurimit më 4 qershor 2024, rast të cilin do ta sqarojmë në shkrimin e radhës.

JU REKOMANDOJMË

Vendimi i Hagës, Buzhala: Serbia do të nisë fushatë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës

Vendimi i Hagës, Buzhala: Serbia do të nisë fushatë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës
19/09/2026 - 21:54

Dënimi i krerëve të UÇK-së është një asist për presidentin serb Aleksandar Vuçiç, pikërisht në momentin kur ai ndodhet në fushatë zgjedhore. Kështu u shpreh gazetari Berat Buzhala...

Më shumëDetails

“Populli në këmbë”- Çitaku publikon foto nga protesta e sotme!

“Populli në këmbë”- Çitaku publikon foto nga protesta e sotme!
19/09/2026 - 21:42

Vlora Çitaku, nga Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar foto nga protesta e sontme në Prishtinë. Në foto shihen numër i madh i qytetarëve që kanë dalë për...

Më shumëDetails

‘UÇK’, protestë edhe në Mynih kundër vendimit të Speciales, pjesëmarrës të shumtë

‘UÇK’, protestë edhe në Mynih kundër vendimit të Speciales, pjesëmarrës të shumtë
19/09/2026 - 21:33

Platforma Liria ka Emër, ka njoftuar se sonte është protestuar edhe në Munchen të Gjermanisë, kundër vendimit të Gjykatës Speciale e cila dënoi ish-krerët e UÇK-së. Në videon...

Më shumëDetails

Mbrojtja përgatit Apelin, precedenti i Gotovinës shihet si shpresë

Mbrojtja përgatit Apelin, precedenti i Gotovinës shihet si shpresë
19/09/2026 - 21:11

Rrëzimi i pretendimeve të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë është zhvendosur si betejë në shkallën e Apelit. Derisa mbrojtja po përgatit argumentet...

Më shumëDetails

Mbahet protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Shtime

Mbahet protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Shtime
19/09/2026 - 20:54

Sonte, në Sheshin “Ahmet Shtimja”, u mbajt një protestë qytetare kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj krerëve të UÇK-së.Protestuesit shprehën qëndrimin e tyre përmes thirrjeve “UÇK, UÇK” dhe...

Më shumëDetails

Guxo me komunikatë 3 ditë pas dënimit të krerëve të UÇK-së: Dënimin e quan drakonik por askund të padrejtë, kërkesën për dorëheqje të Gërvallës e lidh me ligjin për pasuri të pajustifikueshme

Guxo me komunikatë 3 ditë pas dënimit të krerëve të UÇK-së: Dënimin e quan drakonik por askund të padrejtë, kërkesën për dorëheqje të Gërvallës e lidh me ligjin për pasuri të pajustifikueshme
19/09/2026 - 20:29

Ndoshta edhe nuk do ta besoni! Një parti politike e Kosovës me emrin “Guxo” iu deshtën më shumë se tre ditë të fitojë “guximin” ta shkruajë një komunikatë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë tre veprimtarët e njohur të identifikuar pas zhvarrosjeve në Mitrovicë

    Këta janë tre veprimtarët e njohur të identifikuar pas zhvarrosjeve në Mitrovicë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Kulmi i marrëzisë nga Axhamiu i Samisë”, Faton Peci i reagon Mërgim Lushtakut pas fotos që publikoi për Gërvallën

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Konfirmohet identiteti i tri viktimave nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Lajme të këqija për presidentin serb Vucic, nisi procedura kundër partisë së tij

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Përlotën fëmijët e çlirimtarëve nga performanca emocionale e aktorit për dëshmorët (Video)

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë