Policia e Kosovës në vazhdën e angazhimeve të shtuara, gjatë implementimit të një plani operativ përmes pajisjeve teknologjike, në bjeshkën e Roshkodolit – Komuna e Deçanit në një zonë të thellë malore, kanë lokalizuar një vend ku dyshohej se po kultivoheshin bimë narkotike.
Lidhur me rastin njësitë përkatëse në vendin e ngjarjes kanë marrë provat materiale si në vijim:
Mostra të bimëve narkotike,
Një (1) armë AK – 47 me 32 copë fishekë,>
Një (1) fishekë i kalibrit për armë të gjuetisë etj.
Provat materiale të bimëve narkotike që kanë mbetur të pa djegura, pas konsultimit me prokurorin përkatës janë asgjësuar në vendin e ngjarjes, ndërsa pas konsultimit me prokurorin kompetent është hapur rasti për veprat “Kultivim i bimëve narkotikëve” dhe “Posedim i paautorizuar i armëve dhe municioneve”.
Në lidhje me rastin meqenëse zona ndodhet afër kufirit, është komunikuar edhe Policia Kufitare e Republikës se Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi, të cilat kanë aktivizuar njësitet e tyre në zonat përkatëse të shteteve të tyre.













