Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

SHBA-ja njofton 1.7 miliard dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

29/07/2024 - 21:13
në Kryesore, Lajme
A A
SHBA-ja njofton 1.7 miliard dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shtetet e Bashkuara njoftuan të hënën se do ta mbështesin Ukrainën me dy paketa të reja të ndihmës ushtarake, në vlerë rreth 1.7 miliard dollarë.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se paketa presidenciale, në vlerë rreth 200 milionë dollarë, do të përfshijë interceptorë të mbrojtjes ajrore, municione për HIMARS, si dhe predha mortaje dhe artilerie, si dhe raketa Javelin dhe antitanke.

Kirby tha gjithashtu se Departamenti amerikan i Mbrojtjes do t’i ofrojë 1.5 miliard dollarë për Ukrainën përmes fondeve të iniciativës për asistencë të sigurisë.

Këto resurse do ta “përforcojnë mbrojtjen ajrore të Ukrainës” përmes armëve antitanke dhe me rreze të gjata veprimi, tha ai.

Njoftimi i Kirbyt vjen disa orë pasi Ukraina kreu një valë sulmesh me dronë thellë brenda territorit të Rusisë, duke i dëmtuar objektet e infrastrukturës në dy rajone, thanë Ministria e Mbrojtjes e Rusisë dhe zyrtarët rajonalë.

Kjo është dita e dytë radhazi që sulmet e raportuara ukrainase shkaktojnë dëme në objektet e infrastrukturës ruse.

Prej se e nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 2022, Moska vazhdimisht dhe sistematikisht i ka goditur objektet infrastrukturore dhe civile në Ukrainë, duke shkaktuar viktima dhe dëme.

Si përgjigje, Ukraina ka filluar t’i godasë objektet e rafinerisë së naftës dhe infrastrukturën energjetike brenda Rusisë, të cilat kryesisht punojnë për ushtrinë ruse.

Ndërkohë, Rusia kreu sulme në qytetet jugore të Ukrainës, Herson dhe Nikopol, mëngjesin e së hënës, duke i plagosur 20 persona, përfshirë pesë fëmijë, thanë zyrtarët rajonalë dhe lokalë. /REL

JU REKOMANDOJMË

Deputeti i LVV-së: Bisedimet me LDK-në po ecin mirë, jemi në rrugë të mbarë për presidentin

Deputeti i LVV-së: Bisedimet me LDK-në po ecin mirë, jemi në rrugë të mbarë për presidentin
20/08/2026 - 09:48

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti ka deklaruar se bisedimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës për tejkalimin e bllokadës në Kuvend po vazhdojnë dhe se palët janë në...

Më shumëDetails

Hoxhaj, Kurtit: Dil nga zyra, o deputet uzurpues!

Hoxhaj, Kurtit: Dil nga zyra, o deputet uzurpues!
20/08/2026 - 09:40

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i është drejtuar Albin Kurtit përmes një videoje të publikuar nga aksioni i PDK-së para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës....

Më shumëDetails

Gjakovë: Një burrë merr djalin nga kopshti dhe braktis Kosovën, nuk lajmëron ish-bashkëshorten

Gjakovë: Një burrë merr djalin nga kopshti dhe braktis Kosovën, nuk lajmëron ish-bashkëshorten
20/08/2026 - 09:26

Një grua ka lajmëruar në polici se ish-bashkëshorti i saj ka marrë djalin nga kopshti pa e lajmëruar. Sipas policisë, viktima pretendon se ish-bashkëshorti i saj madje ka...

Më shumëDetails

Vijon rritja e çmimit të naftës në Kosovë, 1.78 euro për litër

Çmimet e reja të derivateve, nafta sot arrin në 1.77 euro-litri
20/08/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 20 gusht 2026. Sipas vendimit, çmimet maksimale janë:...

Më shumëDetails

Asamblistja e PDK-së nga Vushtrria, Vlera Tahiri: Qytetarët kanë nevojë për investime dhe projekte zhvillimore

Asamblistja e PDK-së nga Vushtrria, Vlera Tahiri: Qytetarët kanë nevojë për investime dhe projekte zhvillimore
20/08/2026 - 09:07

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë vazhduar për të gjashtën ditë radhazi aksionin e tyre duke bllokuar hyrjen e Qeverisë së Kosovës, në shenjë proteste ndaj mos-thirrjes...

Më shumëDetails

Aleanca i bashkohet protestës së PDK-së, Kadrijaj: Albin Kurti po mendon që është njëfarë shefi

Aleanca i bashkohet protestës së PDK-së, Kadrijaj: Albin Kurti po mendon që është njëfarë shefi
20/08/2026 - 08:54

Deputetët e Aleancës i janë bashkuar aksionit të PDK-së para objektit të Qeverisë së Kosovës, në shenjë proteste ndaj bllokadës institucionale dhe mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dedikimi prekës i gruas së njërit prej dy viktimave të aksidentit në Smrekonicë

    Dedikimi prekës i gruas së njërit prej dy viktimave të aksidentit në Smrekonicë

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Publikohet një video ku i arrestuari për fajde rrihte një person për hesape të Kobrës

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Aktakuza ndaj Sinisha Spasiqit: Vrasja e anëtarëve të familjes Ujkani në Reznik të Vushtrrisë, djegia e trupave dhe shtëpive

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ganimete Musliu: Kurti sot po notonte në pishinë derisa ne e prisnim para Qeverisë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë