Jemi në fund të muajit korrik, por minatorët e ndërmarrjes “Trepça” ende nuk i kanë marrë pagat e muajit qershor, gjë që ua ka vështirësuar jetën, raporton Gazeta Online Veriu.infoz
E për shkak të kësaj situate minatorët e minierës së Stantërgut dhe flotacionit nuk kanë punuar tash e 21 ditë në shenjë revolte për mosekzekutimin e pagave.
Ekipi i Veriu.info ka qëndruar sot tek minatorët ku ka biseduar me ta, të cilët kanë thënë se kanë mbetur pa bukë.
Kryetari i Sindikatës së minatorëve, Ibrahim Januzi, ka thënë se është shkelur marrëveshja e arritur kohë më parë me deputetët e pushtetit, marrëveshje sipas së cilës pagat e minatorëve do të ekzekutoheshin deri më datën 10 të muajit pasues.
Storien e plotë mund ta shihni më poshtë:













