Ish-drejtori i përgjithshëm i RTK’së, Shkumbin Ahmetxhekaj ka treguar se çfarë oferte i bënë kryeministri Albin Kurti dhe ministri Hajrullah Çeku.
Ahmetxhekaj tha se si ofertë i është bërë ofertë përfaqësimi i Kosovës jashtë vendit.
“Diskutuam për takimin e një dite më parë se çfarë kemi kuptuar, konkretisht çfarë do të më bënte të jepja dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm, sepse është një vullnet i përgjithshëm që të ndryshohet menaxhmenti i RTK-së, të ketë drejtorë të rinj dhe që RTK-ja të përparoj tutje me këdo.
Ministri Ceku nuk është se e ka ndarë mendimin e njëjtë, ka ndjerë keqardhje për këtë lloj komunikimi, e ka thënë shpesh gjatë bisedes, por ka dasht të sigurohet se a është kuptu drejt apo jo kjo gjë”, tha ai në Klan Kosova.
Mirëpo, Ahmetxhekaj thotë se nuk e sheh vetën si përfaqësues i Kosovës jashtë vendit.
“Është përmend përfaqësimi i Kosovës jashtë vendit. Unë s’e kam parë kurrë veten pjesë të saj, pyetja jem është në qoftëse Shkumbini është i mirë me pëefaqësu Kosovën jashtë vendit, pse nuk bën me përfundu mandatin e vet në RTK? Ia thashë edhe këtë”.













