Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bizneset po mbyllen si pasojë e mospërfundimit të punimeve te “Shatërvani” në Prizren? – Totaj thotë se ka vonesa por punimet po ecin mirë

01/08/2024 - 15:19
në Kryesore, Lajme, Sport
A A
Bizneset po mbyllen si pasojë e mospërfundimit të punimeve te “Shatërvani” në Prizren? – Totaj thotë se ka vonesa por punimet po ecin mirë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Po bëhen tre muaj që kur kanë filluar punimet për rregullimin e sheshit historik “Shatërvan” në Prizren, por ende nuk kanë përfunduar. Opozita pretendon se si pasojë e mospërfundimit të punimeve, bizneset për rreth janë duke u mbyllur. Dhjetra lokale kanë vendosur mbishkrime në dyer “lokali jepet me qira”. Shaqir Totaj i Prizrenit për Insajderin tha se edhe pse ka vonesa punimet po ecin mirë.

Me 8 mars të këtij viti, Shaqir Totaj i PDK’së, kishte njoftuar se i kanë filluar punimet e shumëpritura për renovimin e sheshin historik “Shatërvan”, në Prizren.

Sipas njoftimit thuhej se faza fillestare e përfshin heqjen e një pjese të kalldrëmit të vjetër.

“Faza fillestare përfshin heqjen e një pjese të kalldrëmit të vjetër që e ka zbukuruar sheshin deri tani, duke i hapur rrugë një infrastrukture moderne nëntokësore, gjithmonë duke e ruajtur shkëlqimin arkitektonik të Prizrenit, si dhe do ta rrisë joshjen vizuale të sheshit “Shatërvan”, por, edhe do ta sigurojë qëndrueshmërinë e tij për brezat që do të vijnë”, kishte njoftuar Totaj përmes një postimi në Facebook, me 8 mars.

Mirëpo janë duke u bërë 3 muaj dhe këto punime nuk janë afër përfundimit, madje po iu shkaktojnë edhe telashe banorëve e bizneseve të asaj ane.

Siç ka pretenduar opozita në Prizren shume lokale afër Qendrës kanë filluar të mbyllen, si shkak i punimeve të papërfunduara.

Madje sipas pamjeve shihet dhjetra biznese që i kanë lëshuar lokalet e tyre me qera.

Sipas LDK’së në Prizren keq qeverisja po i detyron lokalet të mbyllen.

“Punët e papërfunduara dhe keqqeverisja e Prizrenit, detyrojnë shumë lokale të mbyllen Këto pamje nuk janë në periferi të qytetit, janë në qendër të qytetit, në shadërvan. Pamje të tilla kemi gati në çdo rrugicë të shadërvanit, me mbishkrime në dyer “lokali ipet me qira”. Krejt kjo gjendje shkaku i punëve të papërfunduara me muaj të tërë. Ky pushtet përveç nepotizmit, keqpërdorimit të parasë publike, punëve të dobëta dhe pa cilësi nuk e ka idenë si qeveriset me Prizrenit dhe të jetë krah bizneseve”, thuhet në reagimin e tyre.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar me kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totajn, se çfarë po ndodh me punimet dhe kur pritet të përfundojnë. Totaj e mohoj se janë duke u mbyllur lokale në qendrën e Prizrenit.

Ai tha për Insajderin se punimet edhe pse me vonesa janë duke shkuar mirë.

“Konstatimi juaj se shumë biznese jane duke u mbyllur fare nuk qëndron. Punimet janë në vijim e sipër dhe me pak vonesa mirë po shkon. Jane bërë përmirësime në infrastrukturën nëntokësore dhe po bëhen përmirësime në infrastrukturën tokësore për të cilat Shatërvani ka pas nevojë kohë më parë. Qendra e qytetit do të ketë një pamje akoma më të bukur pas përfundimit të punimeve“, deklaroi Shaqir Totaj, kryetar i komunës së Prizrenit./Insajderi

JU REKOMANDOJMË

Numërimi drejt fundit, ky është rezultati preliminar i zgjedhjeve

Numërimi drejt fundit, ky është rezultati preliminar i zgjedhjeve
08/06/2026 - 00:02

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e fundit preliminare, ku deri më 07.06.2026 në ora 23:29 janë procesuar 99.16% e vendvotimeve (2,477 nga 2,498). Sipas këtyre...

Më shumëDetails

Sami Lushtaku i gëzohet rënies së VV’së: Hovin s’ka mujt me ma ndalë Serbia, e më së paku mundet Albini

Sami Lushtaku i gëzohet rënies së VV’së: Hovin s’ka mujt me ma ndalë Serbia, e më së paku mundet Albini
07/06/2026 - 22:27

Kreu i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka thënë se është i lumtur me rënien e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 7 qershorit.“Hovin s’ka mujt me ma ndalë...

Më shumëDetails

Rezultatet po përditësohen çdo minutë, në këtë link përcjellni LIVE

KQZ vendos datat për fushatën zgjedhore për balotazh
07/06/2026 - 22:16

Rezultatet preliminare dhe statistikat e pjesëmarrjes në votime për çdo komunë, qendravotimi dhe vendvotime tashmë mund të ndiqen përmes platformës elektronike uebsajtin e KQZ-së. Këtu mund t’i gjeni...

Më shumëDetails

Kështu pritet të ndahen ulëset në Kuvend, sipas projeksioneve aktuale të rezultateve

Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!
07/06/2026 - 22:07

Eugen Cakolli nga “Demokracia n’Veprim” ka publikuar një infografikë rreth asaj se si do të jetë përbërja e Kuvendit të Kosovës, bazuar në projeksionet aktuale të rezultateve. Sipas...

Më shumëDetails

Minus 200 mijë vota, por Kurti thërret qytetarët për festë sonte

Minus 200 mijë vota, por Kurti thërret qytetarët për festë sonte
07/06/2026 - 21:59

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë thirrje zyrtare për grumbullim dhe festë në qendër të kryeqytetit sonte në orën 23:00, duke pretenduar një tjetër fitore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare....

Më shumëDetails

Numërimi drejt fundit, ky është rezultati nga 95% e votave të numëruara

KQZ-ja sot certifikon rezultatet përfundimtare të balotazhit
07/06/2026 - 21:49

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatet nga 95% e votave të numëruara. VV prin me 43.43%, PDK renditet e dyta me 21.36%, LDK e treta me 17.86%...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • KQZ: Për dy raundet e zgjedhjeve lokale, planifikohen të shtypen rreth 5 milionë fletëvotime

    Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    315 Shpërndaje
    Shpërndaje 126 Tweet 79
  • Veprim i çuditshëm i Albin Kurtit në ditën e zgjedhjeve

    167 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • PDK publikon listën, këta janë 110 kandidatët për deputetë

    239 Shpërndaje
    Shpërndaje 96 Tweet 60
  • Halimi i PIPOS: Këtë herë rezultati i Exit Pollit do t’i afrohet shumë realitetit në kuti

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Kaq ulëse kanë marrë partitë politike në Kuvend, sipas Exit Pollit të Albanian Post

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë