Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ambasadori italian para dy muajsh kishte folur “pa dorëza”: Rihapja e Urës së Ibrit ka qëllime politike dhe elektorale

02/08/2024 - 14:19
në Kryesore, Lajme
A A
Ambasadori italian para dy muajsh kishte folur “pa dorëza”: Rihapja e Urës së Ibrit ka qëllime politike dhe elektorale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it sot kanë mbajtur një takim në Qeveri me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për t’ia dhënë mesazhin se QUINT dhe NATO s’e mbështesin hapjen e urës së Ibrit në këtë kohë.

Kjo lëvizje e vendeve të QUINT-it erdhi pas një deklarate të kryeministrit Kurti më 18 korrik, i cili tha se Qeveria e tij synon hapjen e urës së Ibrit, duke argumentuar se kjo nuk do të ishte kundër askujt, por se do të siguronte lirinë e lëvizjes për të gjithë, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, synimin e Kurtit për hapje të urës e kishte parë si qëllim politik dhe elektoral njëri nga ambasadorët e vendeve të QUINT.

Ambasadori italian, Antonello de Riu, para dy muajsh kur nisi të flitej për këtë temë kishte shprehur dyshimet e tij.

“Ura nuk është e mbyllur, është e qarkullueshme qetësisht në këmbë. Ka qytetarë të etnisë serbe që shkojnë në pjesën jugore për pazar, por ka edhe të jugut që shkojnë veri. Edhe unë eci lirshëm në atë urë, thjesht trafiku automobilistik nuk funksionon…Unë mendoj se kjo është pikërisht ky shembulli klasik, që të marrim një shembull qysh është rihapja e urës me qëllime tipike politike, simbolike dhe elektorale. Këto kemi dyshime të mëdha, i kemi shpreh… dhe shpresoj që autoritete e Kosovës t’i marrin parasysh”, kishte deklaruar ai në Tëvë1.

Në urën e Ibrit patrullojnë ushtarët italianë të KFOR-it, misionit të NATO-s në Kosovë, ndërsa afër janë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës derisa ura është e hapur për këmbësorë.

Ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, sot pas takimit që mbajtën në Qeveria tha para gazetarëve atë që ia kishin thënë Kurtit në takim.

“Përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shteteve të Bashkuara, së bashku me ambasadorin e BE-së në Kosovë, u takuam sot me kryeministrin Kurti për ta njoftuar se qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim në statusin e tanishëm të urës së Mitrovicës në këtë kohë”, tha Hovenier sot pa pranuar pyetje të tjera.

Një përgjigje për këtë çështje, Kurtit i ka ardhur dje edhe nga Bashkimi Europian. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar se çështja e rihapjes së urës për qarkullim është çështje që i përket dialogut dhe se çdo vendim për hapjen duhet të merret në kuadër të dialogut.

Kundër kësaj ka reaguar dje Presidentja Vjosa Osmani. Ajo ka thënë se kjo nuk duhet të bëhet assesi temë e dialogut me Serbinë, sepse do të ishte shkelje e rëndë e sovranitetit, integritetit territorial dhe e kushtetueshmërisë së Kosovës.

Sipas saj, dialogu i vetëm duhet të bëhet në të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë.

“Çështja e urës nuk duhet asesi të bëhet temë e dialogut me Serbinë. Një gjë e tillë do të ishte shkelje e rëndë e sovranitetit, integritetit territorial dhe e kushtetutshmërisë në vendin tonë. Vuqiçi nuk ka çka pyetet se kur do të hapen urat për qarkullim në Republikën e Kosovës. Dialogu i vetëm që duhet të bëhet, është ai brenda Kosovës, në mes të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë (veçanërisht me NATO-n) në mënyrë që të ndërtohet plani i përbashkët i zbatimit për hapjen e urës për çdo qarkullim, që ka parasysh vlerësimet e sigurisë dhe interesat e qytetarëve tanë. 🇽🇰”, ka shkruar Osmani”, ka shkruar Osmani.

Ndërkohë, edhe KFOR ishte deklaruar më parë se çështja e hapjes së urës së Ibrit duhet të diskutohet në dialogun e ndërmjetësuar nga BE.

JU REKOMANDOJMË

OSHP i gjen shkelje Komunës së Përparim Ramës, e paralajmëron zyrtarin e prokurimit

“Përparim Rama do të bëjë gjithçka për të penguar një koalicion LDK-VV”, thotë Demhasaj
19/08/2026 - 22:13

Ndërtimi i tribunës së stadiumit “Flamurtari” në Hajvali po zvarritet pas problemeve në procedurën e prokurimit. OSHP konstatoi se Komuna e Prishtinës nuk e kishte respektuar vendimin e...

Më shumëDetails

Time Kadrijaj: Sërish do e gjuaja Kurtin me vezë

Kadrijaj: Kurti duhet të jap dorëheqje, po bën veprime populiste për ushqimin e egos së tij!
19/08/2026 - 21:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, ka thënë se do ta gjuante sërish Albin Kurtin me vezë. Por, megjithatë, ajo tha se...

Më shumëDetails

IPK arreston një zyrtar policor, ja për çka dyshohet?

Dosja e Prokurorisë ndaj 12 zyrtarëve policorë dhe dy doganierëve të akuzuar për ryshfet në pikën kufitare Qafë Prush
19/08/2026 - 21:15

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar të mërkurën një zyrtar policor në Gjilan, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “sulm”, “lëndim i lehtë trupor” dhe...

Më shumëDetails

“Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë”, Vuçiq nuk i llogaritë serbët që nuk e votojnë subjektin që ka mbështetjen e Beogradit

Euronews: BE e mbështet për muri Serbinë, s’duhet ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare
19/08/2026 - 21:07

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë një deklaratë që po shihet si shqetësuese për komunitetin serb në Kosovë, pasi në fjalët e tij duket se nuk llogariten...

Më shumëDetails

Mitrovicasi nga Barja: Djali jem e thirr Albini babë kurse mua me thirr ne emër, nëse isha kan gru Albini do ishte burri im

Mitrovicasi nga Barja: Djali jem e thirr Albini babë kurse mua me thirr ne emër, nëse isha kan gru Albini do ishte burri im
19/08/2026 - 20:55

Një qytetar nga fshati Bare i Mitrovicës i cili edhe njihet si fans i flaktë i kryeministrit Albin Kurti ka befasuar me deklaratën e tij duke thënë se...

Më shumëDetails

Me shpejtësi 114 km/h, dalin pamjet e aksidentit tragjik ku humbën jetën tre persona në Durrës

Me shpejtësi 114 km/h, dalin pamjet e aksidentit tragjik ku humbën jetën tre persona në Durrës
19/08/2026 - 20:45

Janë publikuar pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur në orët e para të së mërkurës në Durrës, ku humbën jetën tre persona. Pamjet tregojnë momentin kur automjeti, që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    “Këtu më ke, vetëm – s’më dridhet qerpiku”: Arian Tahiri i ‘çon selam’ Halil Gecit

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Dedikimi prekës i gruas së njërit prej dy viktimave të aksidentit në Smrekonicë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Aktakuza ndaj Sinisha Spasiqit: Vrasja e anëtarëve të familjes Ujkani në Reznik të Vushtrrisë, djegia e trupave dhe shtëpive

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Aksident tragjik në rrugën Mitrovicë-Prishtinë në Smrekonicë, humbin jetën dy të rinj

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Publikohet një video ku i arrestuari për fajde rrihte një person për hesape të Kobrës

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë