Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

”Dashni dhe pabesi” përfundon rrugëtimin, vëllëzërit Loshi mes lotësh tregojnë si u ‘tradhtuan’ nga producenti

04/08/2024 - 17:48
në Lajme, Ndryshe
A A
”Dashni dhe pabesi” përfundon rrugëtimin, vëllëzërit Loshi mes lotësh tregojnë si u ‘tradhtuan’ nga producenti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në një zhvillim të papritur dhe zhgënjyes për adhuruesit e serialit të njohur “Dashni e Pabesi”, vëllezërit Loshi kanë ndarë lajmin se seriali ka përfunduar papritmas.

Në një intervistë në emisionin SOL, aktori Imer Loshi duke rrëfyer ekskluzisht ka shprehur kritika të ashpra ndaj producentit për këtë vendim të njëanshëm, transmeton klankosova.tv.

“Meqë erdhëm këtu, do doja ta ndaj një lajm jo të mirë, sepse seriali ”Dashni dhe Pabesi” ka përfunduar me episodin e 68-të. Vendimin e ka marrë producenti. Vendimin e ka marrë njëanshëm sepse nuk kemi qenë të njoftuar, unë të paktën si skenarist nuk kam qenë i njoftuar”, tha Loshi, duke potencuar se ai dhe ekipi i tij ishin të përgatitur për të vazhduar me të paktën dy episode të tjera këtë sezon, me plane për të rifilluar në shtator.

Loshi gjithashtu shprehu zhgënjimin e tij të thellë për përfundimin e papritur të serialit, duke theksuar se historia meritonte një përfundim më të mirë.

“Jam i zhgënjyer në këtë rast dhe jam i dëshpëruar bukur shumë sepse do të doja të paktën ta jap një përfundim më të mirë. E ka merituar ky serial një përfundim më të mirë”, u shpreh ai me keqardhje.

I pyetur nga nikoqirja Adelina Hasani nëse ka pasur ndonjë mosmarrëveshje paraprake me producentin, Loshi mohoi këtë dhe shtoi se ai kishte marrë mijëra mesazhe nga fansat që kërkonin të dinin nëse seriali do të vazhdonte në shtator.

 >

“Unë personalisht jo. Edhe gjatë kësaj kohe kam marrë me mijëra e mijëra mesazhe të cilat… sepse pak a shumë publiku e nuhatë, dhe më kanë pyetur: A vazhdon në shtator? Nuk i jam përgjigjur askujt sepse desha ta ndajë me publikun në emisionin e juaj”, tha ai në SOL.

Kjo deklaratë ka nxitur shumë reagime në rrjetet sociale, ndërsa mbetet për t’u parë nëse producenti do të japë një shpjegim më të hollësishëm për këtë vendim të papritur.

JU REKOMANDOJMË

Rrahman Rama sërish garon për deputet me numër 7 në listën e PDK-së

Rrahman Rama sërish garon për deputet me numër 7 në listën e PDK-së
13/05/2026 - 13:53

Ish komandanti i UÇK-së, Rrahman Rama, do t'i hyjë sërish garës për deputet në PDK, pasi i fitoi dy gara radhazi, në shkurt 2025 dhe në dhjetor 2025,...

Më shumëDetails

Trump në Kinë mes tensioneve me Iranin: Çmimet e naftës bien, aksionet rriten

“U thashë, ‘jo’, faleminderit”, Trump: Irani më ofroi të isha liderit suprem i tyre
13/05/2026 - 13:21

Çmimet e naftës po bien ndërsa tregjet aksionare po rriten, teksa investitorët presin të shohin se si bisedimet mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit kinez Xi Jinping...

Më shumëDetails

PDK në Mitrovicë nuk gjen asnjë grua si kandidate për deputete – të propozuarat refuzojnë ofertën e Bedri Hamzës që të hyjnë në garë

Hamza pas vendimit të Speciales: Kosova nuk do të lejojë rishkrim të historisë sonë
13/05/2026 - 13:18

Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit. Siç shihet nga emrat e publikuar, kjo parti nuk...

Më shumëDetails

LDK rikthen në listë për deputet ish kryetarin e rinisë, që e kishte lënë partinë për PDK-në – Kadri Veselin e quante hero

LDK rikthen në listë për deputet ish kryetarin e rinisë, që e kishte lënë partinë për PDK-në – Kadri Veselin e quante hero
13/05/2026 - 13:06

Para jo shumë vitesh e quante Kadri Veselin hero, kurse në këto zgjedhje LDK ia ka hapur dyert sërish që të kandidojë për deputet. Është fjala për Armend...

Më shumëDetails

Zhytësit e FSK-së u bashkohen kërkimeve për gruan e zhdukur në Deçan

Zhytësit e FSK-së u bashkohen kërkimeve për gruan e zhdukur në Deçan
13/05/2026 - 12:46

Kërkimet për 55 vjeçaren që u shpall dje e zhdukur në Deçan po vazhdojnë. Kjo u konfirmua nga Deni Hameli i Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit Malor. Hameli njoftoi se...

Më shumëDetails

Thuajse asgjë të re nga Vetëvendosje, 77 emra të kahershëm e 33 të rinj: Kush u la jashtë?

Kurti prezanton një prurje të re në VV
13/05/2026 - 12:43

77 emra të vjetër, 33 të rinj. Lista e partisë Vetëvendosje për zgjedhjet e 7 qershorit mbeti po ajo që ishte në zgjedhjet e 28 dhjetorit pa ndonjë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Këta janë dy mjekët e arrestuar në Spitalin e Vushtrrisë për marrje ryshfeti (Emrat)

    Ekskluzive: Këta janë dy mjekët e arrestuar në Spitalin e Vushtrrisë për marrje ryshfeti (Emrat)

    216 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54
  • Lista për deputetë, kjo raportohet se është 10-tshja e parë e PDK-së

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Arrestohen dy mjekë të spitalit në Vushtrri

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Valdete Daka pjesë e Kuvendit? Ish kryetarja e KQZ-së tregon a do të kandidon për deputete

    161 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Konfirmohet nga “specialisti” i merkatos, Real Madrid arrin marrëveshjen me trajnerin e ri

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë