Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Në kërkim nga Policia, menaxheri i Stresit tregon vendndodhjen e këngëtarit thotë se nuk do të dorëzohet

10/08/2024 - 19:18
në ShowBiz
A A
Arrestohet Stresi, ky është apeli i tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Menaxheri i Arkimed Lushajt, Ardian Prenaj, ka folur ekskluzivisht në një intervistë të dhënë për Top Channel, ndërsa artisti është shpallur në kërkim nga autoritetet e drejtësisë së Kosovë.

Prenaj ka deklaruar se Stresi ndodhet në Shqipëri, dhe për momentin nuk mendon të dorëzohet, pasi do të presë që “furtuna” të qetësohet, dhe Prokuroria të zbardhë ngjarjen.

Sikundër edhe Stresi, Prenaj deklaron se këngëtari nuk ka asnjë lidhje me dhunimin që i është bërë pak ditë më parë Medi Isenit në një klub nate në Pejë, ku performonte Noizy.

Ai ka deklaruar se Iseni nuk është dhunuar as nga dy këngëtarët në fjalë, por as nga grupi i Noizyt, sikundër pretendon ai. Sipas menaxherit ai është dhunuar nga një prej anëtarëve të grupit të Noizyt, pasi kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin.

“Nuk është dhunuar për konfliktet që ka pasur me Noizyn, por për probleme qe kanë pasur mes të dyve”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, ai mohon kategorikisht akuzën e bërë pak ditë më parë nga Iseni për Top Channel, kur tha se Stresi ka qenë i armatosur.

Pjesë nga intervista:

Si është gjendja psikologjike e Stresit… një situatë aspak e mirë për të, apo jo?

Për momentin jo! Stresi është në Shqipëri, është në vendin e tij, askush nuk e di se ku është.

Nga komunikimi që keni pasur, si ka ndodhur ngjarja? Ai shprehet se nuk ka pasur lidhje dhe se nuk e ka nxjerrë në pritë, sikurse Iseni pretendon?

Stresi asnjë nuk e ka prerë në besë, as Noizy nuk ka prerë asnjë në besë. Ai që e ka sulmuar i pari, ka pasur probleme personale me Medi Isenin. Ka pasur probleme personale me të. Deklarimet janë dhënë të gjitha në polici, edhe unë kam deklaruar sot. Shfajësohen si Noizy si Stresi. Rasti ka qenë që njëri ka pasur problem personal me Medin, dhe njerëzit e tij janë ballafaquar me njerëzit e Stresit dhe të Noizyt. Kjo ka qenë arsyeja pse ka ndodhur sherri.

Keni qenë atë mbrëmje në vendngjarje?

Kam qenë në vendngjarje, ne kemi qenë me Medin dhjetë minuta, jo një minutë, duke folur më Stresin dhe duke sqaruar gjërat që kanë pas më herët. Jemi përshëndetur krejt normal me Medin dhe kemi folur siç i ka hije. Dhe kur kanë zbrit njerëzit e Noizyt, njeri prej tyre ka pasur problem personal me Medin, nuk e kanë sulmuar as për Noizyn as për Stresin. Stresi ka zgjat dorën dhe i ka thënë “mos, mos”.

Stresi ka tentuar që të “sheshojë” konfliktet që ka pasur më parë Noizy me Isenin?

Unë i kam thënë dhe Stresit në tavolinë, që do i lëmë të gjitha gjërat pas dhe do shohim para, kemi koncertet dhe datat. Provo t’ia falësh. Dhe Stresi ka qenë shumë pro pajtimit.

Në një prononcim për Top Channel, Iseni ka bërë një deklaratë të fortë dhe ka thënë se Stresi ka qenë i armatosur…

Serbia: The Cost of A Hair Transplant May Surprise You
Hair Transplant | Search Ads
by Taboola
Asnjëlloj arme s’ka pasur Stresi, as njerëzit e tij, se ne nuk kemi shkuar për të luftuar.

Keni pasur komunikim me Isenin pas ngjarjes?

Jo, sepse unë nuk kam probleme me të, as ai më mua dhe i uroj fat në jetë dhe të rikuperohet sa më shpejt.

A mendon Stresi të dorëzohet?

Për momentin jo! Është puna shumë e nxjehtë dhe do të qetësohet pak, ajo është arsyeja pse nuk paraqitet për momentin, dhe e ndjen veten të pafajshme.

Në disa reagime të fundit në rrjetet sociale, Stresi i ka bërë thirrje ministres së Drejtësisë së Kosovës, i kërkon të mos merret me ekstradimet e Noizyt dhe DJ të tij, apo arrestimin e Stresit, por me çështje të tjera që sipas tij janë më të rëndësishme në Kosovë…. a është ky një mesazh drejtuar autoriteteve që çështja të pushohet?

Për momentin është tensioni i lartë dhe dalin fjalët që ndoshta nuk i paramendon njeriu, dhe e ndjen veten të pafajshëm, dhe reagon si i pafajshëm.

A keni pasur komunikim me Noizyn?

Jo, fatkeqësisht nuk kemi pasur komunikim, por ka rrethet e mia që informohem për të… uroj të lirohet sa me shpejt sepse edhe ai ka qenë i pafajshëm…

Keni besim të drejtësia?

Ata janë akuzuar pa fakte, nuk ka asnjë fakt! Nuk e kuptoj pse Noizy ndodhet i arrestuar. Në asnjë video nuk shihet që Noizy apo Stresi sulmojnë Medin.

Ka një mesazh Stresi për autoritet e drejtësisë së Kosovës, apo të Shqipërisë?

Stresi shpreson shumë në drejtësi, dhe në dy shtetet. Stresi nuk është bespremë, është njeri i besës. Ai kërkon vetëm të mblidhen provat… kundër tij nuk ka asnjë provë.

Cilat janë hapat që Stresi do të ndërmarrë për këtë çështje?

Do të presim çfarë të vendosë prokuroria. Do të marrim pak frymë dhe është bërë gjithë kjo turbullirë shumë e madhe, që nuk ka pasur nevojë.

JU REKOMANDOJMË

Arrestohet “Fatmagyli” aktorja e njohur turke dhe burri i saj, detaje nga operacioni që përfundoi me 22 persona në pranga

Arrestohet “Fatmagyli” aktorja e njohur turke dhe burri i saj, detaje nga operacioni që përfundoi me 22 persona në pranga
11/06/2026 - 20:23

Një valë e re arrestimesh ka goditur botën e showbiz-it turk. Në kuadër të një operacioni të gjerë të koduar kundër lëndëve të ndaluara, autoritetet kanë shoqëruar në...

Më shumëDetails

Era vishet si “tigër”, lajmërohet nga Barcelona

Era vishet si “tigër”, lajmërohet nga Barcelona
11/06/2026 - 15:33

Këngëtarja kosovare Era Istrefi ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale pasi u shfaq nga Barcelona. Bukuroshja ka vënë në pah resortin luksoz ku gjindet duke shijuar...

Më shumëDetails

“Jeni në anën e gabuar të historisë!”, Dea shpërthen ndaj Grida Dumës

“Jeni në anën e gabuar të historisë!”, Dea shpërthen ndaj Grida Dumës
11/06/2026 - 13:45

Debati i ndezur ditët e fundit lidhur me rolin e influencuesve në Shqipëri, i nisur fillimisht nga ironia publike e kryeministrit Edi Rama, ka degraduar në ofendime të...

Më shumëDetails

Efi ‘shpërthen’ pas debatit për influencerët

Efi ‘shpërthen’ pas debatit për influencerët
11/06/2026 - 11:52

Debatet e fundit në Shqipëri lidhur me rolin, vlerën dhe rëndësinë e influencuesve në shoqëri kanë marrë një vëmendje të madhe publike. Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama,...

Më shumëDetails

Dafina zbulon gjininë e bebit që po vjen në jetë

Dafina Zeqiri zbulon shkaqet e anulimit të performancës në Pejë
10/06/2026 - 21:26

Dafina Zeqiri, sapo ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e shumëpritur duke zbuluar gjininë e fëmijës që po pret. Përmes disa postimeve tejet të ëmbla në rrjetet...

Më shumëDetails

Amir Rrahmani i propozon martesë modeles Drita Stublla

Amir Rrahmani i propozon martesë modeles Drita Stublla
10/06/2026 - 16:00

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani shumë shpejt mund t’i jep fund beqarisë. Mbrojtësi i Napolit sot i ka propozuar martesë, modeles kosovare, Drita Stublla, me të cilën është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së, Konjufca kërkon lirimin e menjëhershëm të tij

    Në prag të zgjedhjeve, Konjufca firmosi poste diplomatike për familjarë të zyrtarëve të PDK-së

    183 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • 100 eurot për punëtorët e sektorit privat, Azemi jep lajmin e shumëpritur!

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    513 Shpërndaje
    Shpërndaje 205 Tweet 128
  • Ndërron jetë komandati i UÇK’së, Sahit Jashari!

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Xhamat e errët në vetura, Gjykata Supreme del me vendim: Ndalimi i paligjshëm

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë