Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zbulohen vjedhjet e tjera të politikanit shqiptar që grabiti shtëpinë e Benzemas

13/05/2022 - 16:48
në Lajme, Sport
A A
Zbulohen vjedhjet e tjera të politikanit shqiptar që grabiti shtëpinë e Benzemas
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mediet spanjolle kanë nxjerrë fakte të reja në lidhje me Alfred Prodanin ish-drejtori i ujësjellësit në Kurbin, i cili është arrestuar nën dyshimet se ka grabitur shtëpinë e Karim Benzemas.

Sulmuesi francez u bë viktimë e sulmit më 27 shkurt 2019, teksa luante një El Clasico kundër Barcelonës në “Santiago Bernabeu”, sfidë e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.

Benzema u lajmërua menjëherë pas ndeshjes se në shtëpinë e tij kishte ndodhur një grabitje e dhunshme. Autoritetet pretendojnë se pas kësaj ngjarjeje qëndron Prodani, i cili mbante postin e drejtorit të ujësjellësit në Kurbin.

“Arrestohet zyrtari i lartë i qeverisë shqiptare për grabitjen e shtëpisë së Benzema“, shkruan iberikja AS, teksa raporton se Prodani akuzohet se ka grabitur me dhunë edhe mbi 40 shtëpi të tjera në tokën spanjolle prej vitit 2013.

41-vjeçari u arrestua në qytetin e Laçit nga policia në një operacion të koordinuar nga Interpoli pas një hetimi nga një gjykatë në A Coruna, dhe tani pritet të ekstradohet në Spanjë, sipas marrëveshjes që arritën kohë më parë kryeministrat Edi Rama dhe Pedro Sanchez.

Prodani mund të ekstradohet në Spanjë për t’u gjykuar së bashku me pjesën tjetër të bashkëpunëtorëve të tij të dyshuar. Mes tyre është edhe një biznesmen i njohur shqiptar emri i të cilit për momentin nuk bëhet i ditur. Shtypi vendas detajon vetëm se ai është 37 vjeç dhe ka disa kompani të rëndësishme.

Për rastin e drejtorit të ujësjellësit ka reaguar edhe kryetari i partisë Aleanca Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.

“Ai i vjedh shtëpinë Benzemasë dhe e emërojnë drejtor. Nëse ia del të grabisë Leo Messin, e bëjnë menjëherë ministër”, ka thënë me ironi Spahiu.

JU REKOMANDOJMË

Lapsuz apo e qëllimshme? Konjufca e quan rrëfim populist atë që Kurti dikur e thoshte, se “Kosova fle mbi qymyr”

Lapsuz apo e qëllimshme? Konjufca e quan rrëfim populist atë që Kurti dikur e thoshte, se “Kosova fle mbi qymyr”
14/05/2026 - 12:18

Zëvendëskryeministri në detyrë, Glauk Konjufca, njëherësh edhe kryediplomat, teksa ka folur për projektet e energjisë elektrike, thënien se “Kosova po fle mbi qymyr” e ka quajtur rrëfim populist....

Më shumëDetails

Nënkryetari i Ferizajit Lulzim Aliu kandidon për deputet, mban numrin 35 në listën e PDK-së

Nënkryetari i Ferizajit Lulzim Aliu kandidon për deputet, mban numrin 35 në listën e PDK-së
14/05/2026 - 12:08

Nënkryetari i komunës së Ferizajit, Lulzim Aliu, është kandidat për deputet nga PDK në zgjedhjet që do të mbahen më 7 qershor, raporton Gazeta Online Veriu.info. Ai mban...

Më shumëDetails

Ky është vendi ku u dogj trafoja, 18 minatorë ende të ngujuar

Ky është vendi ku u dogj trafoja, 18 minatorë ende të ngujuar
14/05/2026 - 11:50

18 minatorë të minierës së Trepçës të ndërrimit të tretë vazhdojnë të jenë të ngujuar, si pasojë e problemeve më rrymë. Deri te ngujimi i tyre ndodhi për...

Më shumëDetails

Trepça del me njoftim pas bllokimit të 18 punëtorëve në minierë

Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro për blerje të naftës
14/05/2026 - 11:44

Dhjetëra minatorë të Trepçës kanë mbetur të bllokuar si pasojë e problemeve me energjinë elektrike. Trepça njoftoj se mëngjesin e hershem të ditës së sotme, ka pasur ndërprerje...

Më shumëDetails

Policia shpall në kërkim dileren nga Vushtrria

Policia shpall në kërkim dileren nga Vushtrria
14/05/2026 - 11:36

Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një të dyshuar për përfshirje në veprat penale që...

Më shumëDetails

‘‘Çfarë ka folur me Vuçiqin e Lajçakun’’, Kurti s’i komenton deklaratat e Osmanit: Duhet të shkojmë…

‘‘Çfarë ka folur me Vuçiqin e Lajçakun’’, Kurti s’i komenton deklaratat e Osmanit: Duhet të shkojmë…
14/05/2026 - 11:15

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shmangur përgjigjet ndaj deklaratave dhe akuzave të fundit të ish-presidentes Vjosa Osmani. I pyetur nga gazetarët lidhur me akuzat që Osmani ia...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Ik more budalla”, eskalon situata mes analistëve, Balaj lëshon studion

    “Ik more budalla”, eskalon situata mes analistëve, Balaj lëshon studion

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Shikimi që flet më shumë se fjala – Faton Peci derisa Vjosa Osmani merr fjalën në shënimin e 80 vjetorit të gjimnazit “Frang Bardhi”

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Kanosi brenda gjykatës prokurorin Muharrem Prekazi, ndalohet për 48 orë Avdullah Gërbeshi

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ekskluzive: Këta janë dy mjekët e arrestuar në Spitalin e Vushtrrisë për marrje ryshfeti (Emrat)

    238 Shpërndaje
    Shpërndaje 95 Tweet 60
  • Ymeri parashikon lëkundje në skenën politike: Njëra forcë në rënie, tjetra drejt ngritjes

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë