Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Seksologu kosovar për Klan Kosova: Pranvera e hershme, stina më e zjarrtë për seks!

13/05/2022 - 23:54
në Lifestyle
A A
Seksologu kosovar për Klan Kosova: Pranvera e hershme, stina më e zjarrtë për seks!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dielli po rrezon këto ditë në Kosovë. Temperaturat janë ngritur dhe me këtë rast, sipas studimeve, rritet edhe disponimi tek njerëzit, por jo vetëm.

Specialisti kosovar i seksologjisë, Hajrullah Fejza, ka thënë se ndryshimi i temperaturave prek edhe dëshirën seksuale. Ai për Klankosova.tv thekson se estrogjeni arrin kulmin në verë dhe rrjedhimisht rrit libidon.

“Ndryshimi i temperaturave padyshim që prek edhe dëshirën seksuale – libidon. Së pari niveli i hormoneve seksuale, testosteroni dhe estrogjeni, kanë lidhje të forta me stinën. Testosteroni ka prirje të jetë më i lartë në vjeshtë duke shënuar rënie graduale gjatë dimrit e më shumë në verë. Estrogjeni nga ana tjetër arrin kulmin në verë dhe rrjedhimisht rrit libidon dhe dëshirën për marrëdhënie seksuale. Të dyja këto hormone kanë luhatje dhe varen edhe nga faktorë të tjerë”.

Fejza më tej thotë se sa më shumë rreze dielli të ketë, aq më shumë shtohet dëshira për marrëdhënie seksuale.

Ndër të tjera, seksologu kosovar krahason të ftohtin dhe të nxehtin me veshjet, pasi siç tha ai, në stinën e verës, stili i veshjes është krejt tjetër, dhe kjo sjell joshje.

“Arsyet tjera e që janë më praktike kanë të bëjnë me mënyrën e veshjes. Kur është ftohtë, veshjet janë më të shumta e që rrjedhimisht ka më pak joshje. Në stinën e verës, stili i veshjes është krejt tjetër, më joshës, më shumë ekspozime dhe më shumë dëshirë për marrëdhënie seksuale. Drita dhe rrezet e diellit janë vërtetuar shkencëtarisht që kanë efekt në disponim dhe dëshirë seksuale. Sa më shumë dritë e rreze dielli, më shumë dëshirë për marrëdhënie seksuale. Megjithatë, stina e dimrit dhe moti i ftohtë nga ana tjetër e rrisin kohën e qëndrimit mbyllur dhe është dëshmuar se ka shtim të marrëdhënieve seksuale”.

Eksperti i seksit poashtu thotë se bregdeti është vendi dhe koha ku epshi seksual rritet dhe marrëdhëniet seksuale konsumohen më shpesh.

“Bregdeti me shumë ditë me diell, pa brenga e preokupime tjera, padyshim që është vendi dhe koha ku epshi seksual rritet dhe marrëdhëniet seksuale konsumohen më shpesh. Mendimi im personal dhe profesional është se pranvera e hershme është stina më e zjarrtë për aktivitete seksuale. Kjo, nga që në këtë kohë fillojnë daljet e para në natyrë pa shumë veshmbathje dhe efekti i rrezeve të para të diellit ka efekt magjepsës”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Sa ujë duhet të pini në bazë të peshës?

Sa ujë duhet të pini në bazë të peshës?
07/10/2026 - 16:24

Secila dietë dhe mënyrë e humbjes në peshë nënkupton konsumimin e sasisë së mjaftueshme të ujit, që është dy litra, tetë gota. Ja sa sasi të ujit në...

Më shumëDetails

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?
07/10/2026 - 12:24

Një teknik autopsie nga Arkansas, ShBA, ka treguar se çfarë ndodh me një foshnjë kur nëna e saj shtatzënë ndërron jetë, duke prekur shumë njerëz me përgjigjen e...

Më shumëDetails

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hani purrinj çdo ditë

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hani purrinj çdo ditë
07/10/2026 - 12:23

Një nga perimet më ushqyese nga të gjithë të tjerat është selino, që në gjuhën e popullit njihet edhe si “purri”. Kjo perime përmban sasi të mëdha të...

Më shumëDetails

Studimi: Miliona raste kanceri shkaktohen nga infeksionet

Studimi: Miliona raste kanceri shkaktohen nga infeksionet
06/10/2026 - 16:25

Infeksionet e zakonshme shkaktojnë rreth 1 në 8 raste të kancerit në botë, sipas një studimi të ri, duke nxjerrë në pah mundësitë për parandalim përmes vaksinimit. Studimi,...

Më shumëDetails

Këto 5 shenja të Horoskopit nuk dinë të kursejnë paratë

Këto 5 shenja të Horoskopit nuk dinë të kursejnë paratë
03/10/2026 - 12:23

Sipas ekspertes së horoskopit Susan Taylor, shenzuesit më të mëdhenj të horoskopit janë Dashi, Gaforrja, Luani, Peshorja dhe Akrepi. Nëse ju ose partneri juaj jeni të këtyre shenjave,...

Më shumëDetails

“Gratë flasin 13 mijë fjalë më shumë se burrat?”: Studimi i ri rrëzon mitin e vjetër

“Gratë flasin 13 mijë fjalë më shumë se burrat?”: Studimi i ri rrëzon mitin e vjetër
03/10/2026 - 11:24

Një studim i ri ka rikthyer në qendër të vëmendjes një debat të vjetër: kush flet më shumë gjatë ditës, gratë apo burrat? Prej vitesh në rrjet qarkullon...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

    Thirret protestë kundër Albin Kurtit

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Kërcënohet zëvendësministri i Financave në Skenderaj – i dyshuari e ndali me Audi në rrugë, Policia e identifikon

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Pacientja “braktiset” në Emergjencë, familjarët nuk i përgjigjen as Policisë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Arrestime të zyrtarëve” – Kryeprokuroria thyen heshtjen, reagon pas raportimeve që shkaktuan konfuzion në publik

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Qeveria e Kosovës vendos t’i nxjerrë në ankand veturat zyrtare jashtë përdorimit

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë