Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vjosa Osmani kishte shfrytëzuar paratë e taksapaguesve për të shikuar filma në SHBA

14/05/2022 - 20:02
në Kryesore, Lajme
A A
Vjosa Osmani kishte shfrytëzuar paratë e taksapaguesve për të shikuar filma në SHBA
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është për vizita në disa shtete të ndryshme, ku prej datës 3 maj nuk gjendet në Kosovë.

Ajo ishte për vizitë në Panama, Kosta Rika dhe më pas edhe në SHBA.

Gjatë vizitës së saj në SHBA, Osmani nuk arriti ta takojë presidentin amerikan Joe Biden, njëjtë sikur as kryeministri Albin Kurti.

Kur e ushtronte detyrën e shefes së stafit të presidentit Fatmir Sejdiu, Osmani në vitin 2010 kishte qëndruar shumë më gjatë në SHBA, dukekosovarë.

Me buxhetin e shtetit, Vjosa Osmani madje edhe ishte argëtuar. Ajo e kishte kaluar kohën edhe duke shikuar filma në dhomën e hotelit, të cilët i kishte paguar me paratë e taksapaguesve kosovarë.

Si shefe e stafit të Sejdiut, ndonëse udhëtimi zyrtar ishte bërë për të marrë pjesë në aktivitetet e organizatës “World Affairs Council”, Osmani kishte qëndruar gati tre muaj në SHBA.

Ajo kishte udhëtuar nga Prishtina në Vjenë më 10 janar të vitit 2010.

Një ditë më pas, Osmani më 11 janar kishte udhëtuar nga Vjena drejt Uashingtonit, por në atë kohë nuk kishte qëndruar në Uashington, pasi me një aeroplan tjetër kishte udhëtuar nga Uashingtoni drejt San Franciskos.

Më 11 janar, Osmani ishte vendosur në hotelin “FAIRMONT” të San Franciskos, ku kishte paguar një dhomë për 279 dollarë.

Veç tjerash, Osmani më datat 12 dhe 13 janar 2010, në faturat që ka siguruar Demokracia.com kishte paguar ekstra edhe për të shikuar filma në hotel. Natën e dytë, ajo kishte paguar 15.99 dollarë për të shikuar film. Ndërsa, natën e tretë, filmi që kishte shikuar asaj i kishte kushtuar 13.99 dollarë, raporton Demokracia.com.

Natën e katërt ajo nuk kishte shikuar asnjë film. Por, tërë fatura për këto net i kishte kushtuar 1,225.58 dollarë.

Pas lëshimit të hotelit “Fairmont”, Osmani rrugën e bërë me paratë e shtetit deri në San Francisko e kishte shfrytëzuar për të shkuar edhe deri në Pittsburgh, aty ku ajo i ka kryer studimet Master dhe të Doktoraturës. Ndërsa, kthimin në Kosovë e kishte rezervuar për dy muaj më pas, konkretisht më 25 mars të atij viti.

Vjosa Osmani asokohe ishte pjesë e delegacionit të presidentit Fatmir Sejdiu, i cili kishte marrë pjesë në aktivitetet e organizatës “Ëorld Affairs Council”.

JU REKOMANDOJMË

Kur BE-ja nuk i pëlqen ministrit: Dimal Basha ia jep disa vrejtje për Raportin e Progresit

Kur BE-ja nuk i pëlqen ministrit: Dimal Basha ia jep disa vrejtje për Raportin e Progresit
11/11/2026 - 19:07

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha ka pasur disa vërejtje për Raportin e Progresit, të cilin Komisioni Evropian e publikoi para pak ditësh e ku evidentoheshin disa ngecje për...

Më shumëDetails

Nga takimi me Macron te integrimi evropian, Kurti shpalos synimet e Kosovës në “Le Monde”

Nga takimi me Macron te integrimi evropian, Kurti shpalos synimet e Kosovës në “Le Monde”
11/11/2026 - 18:48

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në një intervistë për gazetën e njohur franceze “Le Monde” se synimi i Kosovës është anëtarësimi në Bashkimin Evropian përmes meritave...

Më shumëDetails

Bie çmimi i naftës në Kosovë

Ministria publikon çmimet tavan të derivateve- kaq do shitet sot nafta në Kosovë
11/11/2026 - 18:17

Çmimi mesatar i naftës në Kosovë ka shënuar rënie nga 1.83 euro në 1.79 euro për litër gjatë 24 orëve të fundit, ka njoftuar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë,...

Më shumëDetails

“Nezir, bonja qefin pak opozitës”, Haxhiu pasi Kraki merr fjalën në Kuvend

“Nezir, bonja qefin pak opozitës”, Haxhiu pasi Kraki merr fjalën në Kuvend
11/11/2026 - 18:07

Sot është duke u zhvilluar një seancë e jashtëzakonshme në Kuvend, ku është duke u diskutuar raporti i KE’së për Kosovën. Gjatë seancës, ka marrë fjalën edhe deputeti...

Më shumëDetails

I rrezikohet jeta një ushtari nga përdorimi i municionit, vjen reagimi nga FSK

I rrezikohet jeta një ushtari nga përdorimi i municionit, vjen reagimi nga FSK
11/11/2026 - 17:47

Forca e Sigurisë së Kosovës kanë reaguar pas një videoje dhe kanë konfirmuar se një pjesëtar i saj është lënduar lehtë gjatë një aktiviteti trajnues në njërin nga...

Më shumëDetails

“Turiste politike” e “pa dinjitet”, Hykmete Bajrami i kundërpërgjigjet ashpër Vjosa Osmanit për deklaratat në Kuvend

“Turiste politike” e “pa dinjitet”, Hykmete Bajrami i kundërpërgjigjet ashpër Vjosa Osmanit për deklaratat në Kuvend
11/11/2026 - 17:10

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, i është kundërpërgjigjur një deklarate të deputetes nga grupi i saj parlamentar, Vjosa Osmani, e cila në fjalën e saj në foltore pak...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë dy të arrestuarit për keqpërdorimin e 62 mijë eurove në Hirano Mushroom, dyshohen për mashtrim me grante

    Këta janë dy të arrestuarit për keqpërdorimin e 62 mijë eurove në Hirano Mushroom, dyshohen për mashtrim me grante

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Ismaj Fejzullahu largohet nga pozita e komandantit të Njësisë për Kontroll të Autostradave pas aksidentit në garat ilegale në Trudë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Lirim Mehmetaj paralajmëron incizim: Kryetari i komunës tregon se Kurti ia mundësoi hapjen e konkursit para zgjedhjeve

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Shteti dënon kompaninë “Durmart” të Agron Durmishit, zbulohet se mashtronte konsumatorët me çmime

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Dikur pjesë e AAK-së, por sot si deputete e VV-së i kthehet ashpër Daut Haradinajt vetëm pse ky kritikoi institucionet e Kosovës për Listën Studentore Serbe

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë