VeriuInfo mbrëmë ka raportuar se si kompania e rrjetit të lokaleve ushqimore Heb’s kanë përdorë fjalë që asociojnë me mbiemrin e kryeministrin të Kosovës, për të paralajmëruar hapjen e një lokali në veri.
Pronarët e Heb’s i servilosen pak Kurtit, publikojnë reklamë me pamjen të Urës së Ibrit “KUR TI”
Pak minuta pas publikimit të artikullit nga VeriuInfo, Heb’s ka fshirë postimin nga faqja.
“Ama vjen Heb’s e e çelë meniher’, për me ju kallxu çka osht’ kaçiku!”, shkruhet në postimin e tyre krahas një fotografie të publikuar.
Në këtë fotografi të Urës së Ibrit është një slogan me shkronjat “KUR TI e ke pritë urën moti me u çelë” , që asociojnë me mbiemrin e kryeministrit Albin Kurti.
Ndryshe, kryeministri Kurti ka paralajmëruar prej disa javësh ka proklamuar hapjen e Urës së Ibrit, por që deri tash nuk është hapur./VeriuInfo