Paneli i Gjykatës së Apelit i Dhomave të Specializuara në Hagë ka marrë vendim për uljen e dënimit për Sali Mustafën nga 22 në 15 vite burgim.
Këtë vendim e ka komentuar avokati kosovar Xhevdet Smakiqi, i cili ka thënë se Gjykata Speciale zbatoi nenin 15 të ligjit për Dhomat e Specializuara ku është përcaktuar dënimi maksimal prej 15 vitesh, raporton Gazeta Online Veriu.info.
“ Pra e kemi paralajmruar disa here se ndaj pjestarëve te UÇK-se nuk mund te kete me tutje denime mbi 15 vjet, kjo praktikë sot u vendos ne rastin e Çlrimtarit Salih Mustafes Calit.” – shkruan Smakiqi.
Postimi i plotë i tij:
Dhomat e Specializura /Gjykata Speciale më në fund zbatuan nenin 15 te Ligjit Per Dhomat e Specializuara ku është përcaktuar dënimi maksimal 15 vjet per kompentencen lendore dhe jurisdiksionin kohor.
Pra e kemi paralajmruar disa here se ndaj pjestarëve te UÇK-se nuk mund te kete me tutje denime mbi 15 vjet, kjo praktikë sot u vendos ne rastin e Çlrimtarit Salih Mustafes Calit.
Inkurajojë mbrojtesit e Calit qe ta ndjekin mbrotjen e Calit edhe ne Gjykaten Kushtetuese brenda DHS te Kosoves sepse edhe denimi 15 vjet nuk arsyetohet.