Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ky është biznesmeni Afrim Osmani pronar i “Afri Univerzal”, që i vendosi dritaret në vilën e Milan Radoiçiqit

16/09/2024 - 13:40
në Kryesore, Lajme
A A
Ky është biznesmeni Afrim Osmani pronar i “Afri Univerzal”, që i vendosi dritaret në vilën e Milan Radoiçiqit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Millan Radoiçiq dyshohet se i shpërlante paratë e fituara nga krimi përmes biznesit ‘RAD’ D.O.O. Ky biznes zyrtarisht figuron në emër të Radulle Steviqit, një personi në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes këtij biznesi, udhëheqësi i grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës dhe vrau rreshterin Afrim Bunjaku, e ndërtoi edhe vilën në afërsi të Liqenit të Ujmanit.

Faturat për ndërtimin e kësaj vile u lëshuan në emër të kompanisë ‘RAD’, bazuar në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila e akuzon Millan Radoiçiqin për vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës, për shpëlarje parash dhe lehtësim e financim në kryerjen e terrorizmit.

Një punonjës shqiptar i kompanisë ‘Afri Univerzal’, e cila ofron dyer dhe dritare, ka dëshmuar se çka kishte parë në vilën e te Liqeni i Ujmanit kur kishte shkuar atje me porosi për t’i vendosur dyer e garazheve në vilë.

Kompania me bazë në Mitrovicë të Jugut ishte kontraktuar për vendosjen e garazheve në këtë vilë.

Ndërkaq, njëri nga pronarët e kompanisë ka thënë se punonjësit e firmës kanë punuar pesë apo gjashtë ditë tek vila në Liqenin e Ujmanit.

Afrim Osmani, bashkëpronar i biznesit ‘Afri Univerzal’, ka thënë se faturat e pagesave për punë i kishte lëshuar kompania ‘RAD’.

“Dëshmitari tjetër Afrim Osmani në deklaratën e dhënë me datë 07.03.2024 ka deklaruar se është bashkëpronar me vëllezërit e tij në firmën ‘Afri Univerzal’, e cila merret me prodhimin e dyerve dhe dritareve me lokacion në Mitrovicën e Jugut. Ky dëshmitar ka deklaruar se ka punuar 5 apo 6 ditë në vilën tek Liqeni i Ujmanit për t’i vendosur disa dritare të kontraktuar nga firma ‘RAD’. Në pyetjen se nëse i ka treguar ndonjë person se e kujt ishte vila, dëshimitari ka deklaruar se kur ishte kontaktuar nga Radulle Steviq, i ishte thënë se duhet shkuar te vila e Radoiçiqit për t’i bërë matjet e dritareve dhe për t’i vendosur, kurse pagesën e kishte pranuar nga kompania ‘RAD’ përmes faturave të rregullta dhe nëpërmjet transaksioneve bankare”, ka dëshmuar Osmani.

Në pyetjen tjetër nëse e kishte takuar ndonjëherë Millan Radoiçiqin, Osmani ka deklaruar se i kujtohet që “ka qenë viti 2021, kishte ardhur Millan Radoiçiq së bashku me tre djemtë e tij dhe truprojat” dhe se i kujtohet se vetëm i ka përshëndetur në gjuhën shqipe dhe ka vazhduar.

Veriu.info ka arritur të siguroj fotografi të Afrim Osmani, që paraqitet si bashkëpronar i kompanisë “Afri Universal”.

Mirëpo, kontributi i “Afri Univerzal” në ndërtimin e vilës së Radoiçiqit në Ujman nuk mbaron vetëm me kaq. Sipas dëshmisë së një dëshmitari me emrin Bujar Rama, njëri nga pronarët e “Afri Universal” i njohur me nofkën Bisa i kishte kërkuar t’i vendoste dyert e garazheve tek vila e Radoiçiqit.

Veriu.info mëson se personi që njihet me nofkën Bisa është Bislim Osmani, vëllai i Afrim Osmanit – pronarit të “Afri Univerzal”.

Bislim Shabani – Bisa

“Dëshmitari Bujar Rama ne deklaratën e dhënë me date 06.03.2024, ka deklaruar se ka vendosur dyert e garazheve në vilen te liqeni i Ujmanit, ku porosinë e kishte bërë biznesi “Afri Univerzal“me seli në Mitrovicë, ku pas përfundimit të punës përfaqësuesi i biznesit i kishte njoftuar se faturat për punime duhet të lëshohen në emrin e firmes “RAD”. Ne deklaratë shton se i kujtohet qëkur kishte shkuar t’i bëjë matjet e nevojshme për përmasat e dyerve, kishte parë shume makina luksoze në garazhë dhe pajisje tjera për kriptovaluta, e kishte pyetur një prej personave të cilët gjendeshin në vilë se të kujt janë këto vetura, personi e kishte këshilluar qe që të mos pyes shumë, si dhe dëshmitari shton se pas një kohe e kishte kuptuar se ato vetura ishin te Milan Radoicic dhe Veselinoviqit”, thuhet në dëshminë e Ramës.

Për të dëshmuar shpëlarjen e parave të krimit nga Millan Radoiçiqi dhe financimin e vilës përmes biznesit ‘RAD’, Prokuroria Speciale ka intervistuar edhe katër roje, të etnisë serbe, të cilës kishin punuar “pa letra” në vilën te Liqeni i Ujmanit.

Secili prej tyre e ka pranuar se ishin punësuar nga Radoiçiqi, i cili, sipas dëshmive të tyre, u kishte thënë që të mos tregonin se vila është e tij.

“Çdo person që pyet, qoftë gazetar apo kushdo qoftë, duhet të thoni se vila është e Bojan Jakshiq”, ka dëshmuar Marko Svorliq, një nga rojet e punësuara në vilën e Radoiçiqit.

Bojan Jakshiq, ishte po ashtu një nga bashkëpunëtorët e Radoiçiqit në krim.

Radoiçiq dhe 44 persona të tjerë akuzohen për kryerje të veprës terroriste dhe për vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës. Ata dyshohen për pjesëmarrje në sulmin e armatosur, terrorist, kundër Policisë së Kosovës më 24 shtator të vitit 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit.

 

JU REKOMANDOJMË

Costa: Kosova mund të përparojë dhe të përshpejtojë reformat drejt BE-së

Costa: Kosova mund të përparojë dhe të përshpejtojë reformat drejt BE-së
03/11/2026 - 22:47

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka deklaruar se e ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian, duke theksuar se Kosova, Maqedonia e...

Më shumëDetails

Sindikata e pranon: Që nga viti 2021, Policia nuk është pajisur me uniforma të rregullta

Sindikata e pranon: Që nga viti 2021, Policia nuk është pajisur me uniforma të rregullta
03/11/2026 - 22:40

Një komunikim në një grup privat mes policëve shpërfaqi gjendjen e mjerueshme në logjistikën e Policisë së Kosovës. Kësaj radhe, problemi lidhej me uniformat. Aty kërkohej që të...

Më shumëDetails

Rrustem Mustafa: Ka akterë në VV dhe PDK që e shohin të mundshëm koalicionin

Rrustem Mustafa: Ka akterë në VV dhe PDK që e shohin të mundshëm koalicionin
03/11/2026 - 22:30

Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, ka deklaruar në emisionin Pressing se ka akterë brenda Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që e shohin të...

Më shumëDetails

“Nuk e di pse asht kthy ai ligj – Nuk mundet me u kthy ma keq se qysh asht ba”, Rrustem Mustafa për Ligjin për Specialen

“Nuk e di pse asht kthy ai ligj – Nuk mundet me u kthy ma keq se qysh asht ba”, Rrustem Mustafa për Ligjin për Specialen
03/11/2026 - 22:17

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrustem Mustafa, ka folur në emisionin Pressing lidhur me Ligjin për Gjykatën Speciale, duke shprehur paqartësi për arsyen e kthimit të...

Më shumëDetails

Mbi 266 mijë automjete të importuara në Kosovë, vlera e tyre kalon 3 miliardë euro

Mbi 266 mijë automjete të importuara në Kosovë, vlera e tyre kalon 3 miliardë euro
03/11/2026 - 22:09

Kosova ka importuar 266,064 vetura dhe automjete transportuese gjatë periudhës 2021–2025 dhe janar–shtator 2026, me vlerë të përgjithshme prej rreth 3.08 miliardë euro. Buxheti i shtetit ka përfituar...

Më shumëDetails

“Ata s’kanë mu kanë aty, a po?”, “Kanë mu kanë, kanë mu kanë”- Biseda tronditëse e Arlinda Zekajt me policin para vr’asjes

“Ata s’kanë mu kanë aty, a po?”, “Kanë mu kanë, kanë mu kanë”- Biseda tronditëse e Arlinda Zekajt me policin para vr’asjes
03/11/2026 - 22:02

Një bisedë tronditëse mes Arlinda Zekajt dhe një zyrtari policor zbulon momentet kur ajo kërkonte të dinte nëse duhej të kthehej në shtëpi. Përgjigjja e policit ishte pohuese,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kur do ta kemi një dasmë nga Leonora Jakupi?

    Leonora Jakupi ndahet nga burri pas 10 vitesh? Këngëtarja reagon ashpër (foto)

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Deklarimi i Demirit në Polici: Dy trupat i gjeta në dhomë, s’jam fajtor

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Kurti emëron zv.ministren e Shëndetësisë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Inskenoi vjedhjen e mbi 100 mijë eurove, ky është pronari i depove të armëve që u arrestua nga policia

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Gazetarja e njohur: Një ministër më propozoi marrëdhënie treshe në hotel

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë