Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti kujton dy masakra të regjimit të Millosheviqit, u kryen me 26 shtator të 98-tës

26/09/2024 - 09:45
në Lajme, Pa kategori
A A
Kurti kujton dy masakra të regjimit të Millosheviqit, u kryen me 26 shtator të 98-tës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Kurti ka përkujtuar dy masakra të regjimit të Millosheviqit të kryera me 26 shtator të vitit 1998.

Në masakrën e Abrisë u vranë 22 anëtarë të familjes Deliu, në mësin e tyre edhe fëmijë.

Më 26 shtator 1998, forcat e armatosura serbe hynë edhe në fshatin Gollubovc të Malishevës ku vranë 13 civilë.

Postimi i plotë:

“Kur i pashë trupat e vajzave dhe nënës së tyre, ishte e qartë që ato kishin ikur dhe kishin provuar të fsheheshin nën shkurre. E kuptova që ata burrat i kishin kërkuar dhe i kishin qëlluar me armë aty ku i kishin gjetur. Kishte edhe anëtarë të tjerë të familjes të vrarë përreth. Ishte e qartë që ata ishin përpjekur të zvarriteshin nëpër pyll për të shpëtuar. Isha i shokuar nga brutaliteti, urrejtja…” Kështu rikujton gazetari dëshmitar, Wade Goddard, që dëshmoi para botës me fotografi masakrën e parë në Abri të Epërme të Drenasit. Më 26 shtator 1998, pjesëtarë të tri njësive të policisë së Serbisë dhe kontigjente të Ushtrisë Jugosllave, hynë në fshat. Anëtarët e familjes Deliu po strehoheshin në mal. Ata i qëlluan nga afërsia e pastaj ua gjymtuan kufomat. Masakra e Abrisë është një nga krimet më mizore të gjenocidit të Serbisë në Kosovë. Për të askush nuk është dënuar. Atë ditë i masakruan 22 anëtarë të familjes Deliu. Më i moshuari ishte Fazli Deliu 94 vjeç. Më i riu, u privua nga jeta që në barkun e nënës. Luljetës shtatzënë ia prenë barkun me foshnjën e palindur. E vranë edhe Mihanen, në krah me të birin, Mirin. Mihane Gashani Deliu, më 25 shtator kishte pasur ditëlindjen e 28-të. Valmir Deliu, më 21 shtator, kishte pasur ditëlindjen e dytë. Diturije Deliu, foshnja që ishte gjetur e gjallë në kraharorin me gjak të nënës, nuk mbijetoi. Ajo vdiq më 19 nëntor 1998, rrugës për në fshatin Tërdec, derisa po dërgohej te një mjek i luftës. I kishte vetëm 95 ditë jetë. Më 26 shtator 1998, forcat e armatosura serbe hynë edhe në fshatin Gollubovc të Malishevës. Aty i vranë 13 burra shqiptarë, civilë të paarmatosur. Pas torturave disa orëshe, ata i shtrinë përtokë, me duar pas koke. U ekzekutuan nga policia, një nga një, me nga dy plumba. Për këto krime askush nuk është dënuar. Në përvjetorin e 26-të, përkujtojmë 23 martirët e masakrës në Abri të Epërme dhe 13 martirët e vrarë në Gollubovc. Përkujtojmë Valdet Xhemajlin, Vesel Demakun e Afrim Hajdarajn, që ranë dëshmor atë ditë, duke mbrojtur popullatën civile. Nuk i harrojmë të rënët në rrugën e vështirë deri te çlirimi. Nderojmë kujtimin për ta duke u angazhuar për forcimin e Republikës sonë. Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës! I përmotshëm qoftë përkujtimi i të gjallëve për ta” shkruan Kurti në Facebook.

JU REKOMANDOJMË

Kolona të gjata, kjo është gjendja në kufi me Kosovën

Kolona në Merdarë, kjo është gjendja në pikat kufitare
21/07/2026 - 14:26

Janë përditësuar të dhënat lidhur me kolonat në pikat kufitare me Kosovën. Aktualisht pritje më të gjatë ka tek Dheu i Bardhë, ku në këtë pikë kufitare kolona...

Më shumëDetails

Rrënimi i 11 objekteve te Ujmani, Mujka: Nuk u respektua afati për lirimin e tyre

Rrënimi i 11 objekteve te Ujmani, Mujka: Nuk u respektua afati për lirimin e tyre
21/07/2026 - 13:53

Ka nisur aksioni për rrënimin e 11 objekteve në zonën përreth liqenit të Ujmanit, pasi sipas ndërmarrjes publike hidroekonomike “Ibër-Lepenc”, ato janë ndërtuar në pronë që i përket...

Më shumëDetails

Vetaksident tragjik në Suharekë, humb jetën 52-vjeçari pas plagëve të rënda

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
21/07/2026 - 13:45

Një 52-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti trafiku që ka ndodhur paraditen e së hënës në fshatin Shirokë të Suharekës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi...

Më shumëDetails

Sot u jepet lamtumira e fundit tre vushtrriasve që vdiqën në aksident në Maqedoninë e Veriut

Sot u jepet lamtumira e fundit tre vushtrriasve që vdiqën në aksident në Maqedoninë e Veriut
21/07/2026 - 13:28

Sot u jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve nga Vushtrria që humbën jetën nga aksidenti në Maqedoninë e Veriut. Kjo është bërë e ditur përmes njoftimit mortor të...

Më shumëDetails

Mes vilave ilegale që po rrënohen në Ujman edhe ajo e vëllait të nënkryetarit të Listës Serbe

Mes vilave ilegale që po rrënohen në Ujman edhe ajo e vëllait të nënkryetarit të Listës Serbe
21/07/2026 - 13:17

Një nga 11 vilat ilegale përreth Ujmanit të cilat pritet të rrënohen pasi janë nderuar në pronën e Ibër – Lepencit është e Sergej Zaporozhac, vëllait të nënkryetarit...

Më shumëDetails

Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende

“U thashë, ‘jo’, faleminderit”, Trump: Irani më ofroi të isha liderit suprem i tyre
21/07/2026 - 13:00

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është gati të vendosë tarifa të reja për dhjetëra vende që këtë javë, raportoi të martën Financial Times, ndërsa tarifa e tij e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ish-kryetari Erden Atiq shpërthen në gjuhë vulgare pas vendimit të Albulena Haxhiut

    Ish-kryetari Erden Atiq shpërthen në gjuhë vulgare pas vendimit të Albulena Haxhiut

    181 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • “Nuk ishe vetëm vjehrra ime…”, nusja e Fatmire Shabanit me fjalë prekëse për të ndjerën

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Kjo është e reja që humbi jetën në aksidentin në Komoran

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Viva Fresh e biznesmenit Xhevdet Rexhepi me 370 milionë € qarkullim vjetor zvogëlon numrin e punëtorëve

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë