Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vazhdon drama: Avokatja e Arbenita Ismajlit reagon pasi Fero fitoi kujdestarinë e vajzës

26/09/2024 - 15:12
në ShowBiz
A A
Arbenita konfirmon që po divorcohet nga Fero (video)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-reperi Fero, pas deklaratës që bëri së fundmi se ish-bashkëshorja e tij nuk e lejon ta takojë vajzën, jo më larg se dy ditë më parë u pa pranë të bijës.

Mirëpo, avokatja e Arbenita Ismajlit, Blinera Osmani, në një prononcim për “Telegrafin”, ka thënë se klientes së saj nuk i është marrë kujdestaria e vajzës.

Osmani thotë se është kundërshtuar vendimi për kërkesën për mbrojtje emergjente nga ana e Feronit Shabanit, por akoma nuk ka një vendim të prerë për konfliktin mes dy palëve.

“Kujdestaria ende nuk i është marrë klientes time sepse vendimi për kërkesën për mbrojtje emergjente që është bërë prej babait të vajzës është kundërshtuar, kështu që derisa nuk kemi një formë të vendimit të prerë nuk e konsiderojmë që është marrë kujdestaria e vajzës”, ka thënë Osmani.

Ndër të tjera avokatja ka shtuar se kundërshtimin e kërkesës së ish-reperit e kanë dërguar në gjykatë dhe tani presin përgjigje.

“E kemi dërguar kundërshtimin tonë dhe testin brenda shtatë ditëve sipas afatit ligjor që përcakton ligji për të marrë vendim mbi ankesën tonë”.

Kujtojmë që disa ditë më parë Fero ka thënë se është në depresion dhe sipas tij, gjendja e rënduar emocionale iu krijua pikërisht se nuk ka takuar të bijën për një periudhë të gjatë.

Pas këtyre deklaratave, reperi ka bërë një tjetër reagim, ku shprehu hidhërimin e tij për situatën në të cilën ndodhet.

Ai u shpreh se “di një mijë mënyra për të shkatërruar dikë”.

“Një njeri kur është i shkatërruar në një mijë mënyra, di një mijë rrugë për të rindërtuar veten edhe njëmijë mënyra të tjera, për të shkatërruar dikë,” shkroi ai së fundmi në Instagram.

Sipas Feros, pas ndarjes nga Arbenita, vendimet që janë marrë për të bijën gjatë procesit të divorcit nuk respektohen nga ana e modeles.

“Unë, si prind, po përjetoj padrejtësi të mëdha. Ka kohë që nuk më respektohen vendimet gjyqësore dhe nuk më lejohet të shoh vajzën time. Vajza udhëton në shtete të ndryshme pa lejen time, pa më informuar ku ndodhet. Sot, më është thënë se vajza ka ikur dhe nuk po marr asnjë informacion për të”, tha Fero.

Ish-reperi iu drejtua prokurorisë duke thënë që ndodhet në gjendje të rënduar dhe paralajmëroi “çfarë ndodh në nuk i kontrolloj emocionet e mia?”.Më pas shtoi: “Po bëj një thirrje për Prokurorinë e Gjilanit, veçanërisht për prokuroren që e ka rastin tim. Nuk po di si ta shpjegoj ndryshe që jam në një gjendje shumë të rëndë. Çka ndodh nëse unë nesër nuk mund t’i kontrolloj emocionet e mia?”

Ndër të tjera Fero shprehet se nuk mund të flasë hapur lidhur me situatën, duke shtuar se “prokuroria mund të hakmerret dhe t’i heqë edhe ato pak ditë që i ka për të parë vajzën e tij”.

Kujtojmë që ish-çifti pësuan një ndarje aspak të mirë nga njëri-tjetri, kjo pasi artisti dhunoi dhe kërcënoi me jetë modelen, ndërsa kjo e fundit e denoncoi ish-bashkëshortin, të cili gjykata e la në paraburgim për 30 ditë. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në banesën e çiftit, ku Fero ka goditur me grusht modelen dhe i ka thyer telefonin, ndërsa pas kësaj ai ka ushtruar dhunë mbi ish-partneren dhe e ka kërcënuar atë se “do të vrasë nëse ma merr vajzën.

JU REKOMANDOJMË

Vëllai i madh trazon shtëpinë: Duke filluar nga sot deri të shtunën…

Vëllai i madh trazon shtëpinë: Duke filluar nga sot deri të shtunën…
25/03/2026 - 15:32

Një dinamikë e re ka nisur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP”, pasi produksioni ka njoftuar konkurrentët përmes një zarfi për një provë që do...

Më shumëDetails

Duki e Argjentina me një pamje si në filma (Foto)

Duki e Argjentina me një pamje si në filma (Foto)
25/03/2026 - 14:15

Këngëtarja e njohur, Argjentina Ramosaj ka bërë paraqitjen e radhës në rrjetet sociale. Këtë herë, ajo ka pozuar përkrahë bashkëshortit të saj, Dukagjinit. Çifti, të cilët janë edhe...

Më shumëDetails

“Shumë e mbyllur …”, Enca provokon ndjekësit

“Shumë e mbyllur …”, Enca provokon ndjekësit
25/03/2026 - 13:49

Enca Haxhia ka provokuar ndjekësit me fotografitë e fundit. Artistja nga Shqipëria ka publikuar dy fotografi, jo shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Detaji që bën dallimin është se...

Më shumëDetails

Lëshohet urdhërarrest ndaj Hande Erçel-it, akuza që rëndon ndaj aktores së famshme turke! Bën reagimin e parë publik

Lëshohet urdhërarrest ndaj Hande Erçel-it, akuza që rëndon ndaj aktores së famshme turke! Bën reagimin e parë publik
25/03/2026 - 11:57

Një hetim i gjerë, i kryer nga autoritetet turke për drogë, ka çuar në lëshimin e disa urdhërarresteve ndaj personave të famshëm, mes të cilëve edhe aktorja shumë...

Më shumëDetails

Brikenës i dalin pjesët int*me gjatë Prime-t, reagimi i Ledionit bëhet viral (VIDEO)

Brikenës i dalin pjesët int*me gjatë Prime-t, reagimi i Ledionit bëhet viral (VIDEO)
25/03/2026 - 11:10

Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të spektaklit të “Big Brother VIP”, një incident i papritur me veshjen e banores Brikena ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe të vetë...

Më shumëDetails

Brikenën e “tradhton” fustani, zbulon aksidentalisht të pasmet

Brikenën e “tradhton” fustani, zbulon aksidentalisht të pasmet
25/03/2026 - 10:28

Prime-i i mbrëmshëm në “BBVA” u takoi Brikenës dhe Mateos. Përveç se shkëmbyen puthjen e parë, gëzimi ishte i madh për ta pasi Mateo i shpëtoi nominimit kokë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Inspeksioni i ndërpret punimet pa leje një kompanie ndërtimore, po rrezikonte qytetarët dhe nxënësit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Vushtrriasi Erjon Krasniqi merr titullin Doktor Shkence në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Rusia sulmon Estoninë

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë