Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Paratë që Lista Serbe vazhdon t’i marrë nga shteti i Kosovës, Sveçla thotë se kështu i obligon ligji

30/09/2024 - 13:01
në Kryesore, Lajme
A A
Aksionet e Policisë në veri, Sveçla: Partnerët nuk na kritikuan, shprehën brenga
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Katër muaj pas agresionit serb në Banjskë, Lista Serbe kishte përfituar 360 mijë euro nga buxheti i Republikës së Kosoës. Pyetjes se pse nuk iu ndalua financimi kësaj partie nga shteti i Kosovës, si pagat nga Kuvendi dhe fondi nga KQZ, ministri i brendshëm Xhelal Sveçla mbrëmë iu përgjigj me: “…nuk mundemi”.

Në mbledhjen e 12 janarit 2024, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte caktuar lartësinë e mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike parlamentare për vitin 2024

Në tabelat e shumave të parave që partitë politike do mbështeteshin nga KQZ, Lista Serbe figuronte me 360 mijë euro.

Që atëherë deri sot, kjo vazhdon të jetë një ndër çështjet më të diskutueshme në vend. E tillë ishte edhe mbrëmë gjatë një interviste të ministrit të brendshëm Xhelal Sveçla në emisionin ‘Kallxo’.

I pyetur se pse Lista Serbe vazhdon të marrë para nga shteti i Kosovës edhe pas 24 shtatorit, ministri Sveçla deklaron:

“Na jemi të obligumë” (për paratë, sic!) – tha ministri Sveçla.

Insistimit në pyetje rreth kësaj teme, ministri Sveçla i dha një përgjigje duke u arsyetuar në ligj. Por, ai hedh topin te Prokuroria Speciale, duke kërkuar të pyetet se pse Lista Serbe nuk është në aktakuzën e Rastit Banjska.

“Jo nuk mundem, se duhet më pasë njëfarë neni aty te ligji dhe një paragraf”, thotë ai.

“Kur ta kesh prokurorinë bëja këto pyetje. Pse Lista Serbe nuk është futë në aktakuzë nëse të gjithë e dimë e di edhe ti shumë mirë që ata kanë qenë kamë e kry në Rastin e Banjskës”, thotë ai.

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ishte ndër të parët atëkohë, që pati kërkuar nga institucionet e Kosovës, që të ndalin financimin e Listës Serbe.

“Loja brutale e Listës Serbe të financuar nga shteti i Kosovës – hapja e derës për veprime tjera

Lista Serbe pasi i mori 360 mijë euro nga Kosova më 12 janar 2024, organizoi peticionin për shkarkimin e Kryetarëve në Komunat në veri të vendit.

Kështu, detyroi Kosovën të shpallë referendum (duke shkaktuar konfuzion ligjor, pra realisht detyroi Kosovën të merr veprime eventualisht të kontestuara!) dhe në fund po fton serbët të bojkotojnë këtë proces.

Sërish, thirrja për bojkot kthehet në akuzë ndaj Kosovës për çështje administrativo-politike.

Dikush sërish thotë “është çështje ligjore” çregjistrimi në KQZ i Listës Serbe, por harron se një parti shqiptare (PSD) e patën suspenduar për shkak të vonesave në mbajtjen e Kuvendit zgjedhor.

Një partie tjetër shqiptare (GUXO) nuk ia pranoi KQZ-ja zgjedhjen e dy bashkë-kryetarëve, rrjedhimisht e detyroi t’i përshtatet rregullave normative.

Po Lista Serbe?

Kur e ndrroi Kryetarin dhe kryesinë, pra pas 24 shtatorit 2023, a e ftoi KQZ-në ta monitorojë Kuvendin Zgjedhor? A ishte proces zgjedhor partiak sipas normativës, zbatimin e së cilës KQZ e ka për obligim ta monitorojë?

A munden të na sqarojnë se si u mbajt Kuvendi kur Elek u zgjodh Kryetar i LS?

Cilat janë të dhënat e KQZ?

Për më shumë, KQZ dëshmoi se nuk ka kërkuar ndonjëherë të dhëna nga institucionet e drejtësisë dhe të sigurisë rreth përfshirjes së Listës Serbe në organizimin e sulmit paramilitar në Banjskë më 24 shtator 2023!

Qeveria, përmes MPB, e pati konstatuar më 26 shtator 2023, se bashkë-organizatorët e sulmit në Banjskë janë Serbia dhe Lista Serbe!

Por, as anëtarët e partisë në pushtet në KQZ nuk e morën seriozisht këtë konstatim të Qeverisë!

Sipas rastit të njohur në Spanjë (partia BATASUNA, 2003), partia Lista Serbe do të ndalohej së funksionuari pa asnjë dilemë ligjore e Kushtetuese.

E tërë situata, e menaxhuar absolutisht gabueshëm politikisht, është në drejtim të nxitjeve të tensioneve në vazhdimësi.

Kjo strategji, nëse mund ta quajmë ashtu, e vendos Qeverinë e Kosovës vetëm në një pikë:

Edhe të fikur, edhe të koritur!” do të shkruante në një prej reagimeve, Burim Ramadani.

JU REKOMANDOJMË

Vendet e Gjirit Persik po eksportojnë më shumë naftë sesa para luftës me Iranin, të ndihmuara ndjeshëm nga rrugët alternative

Vendet e Gjirit Persik po eksportojnë më shumë naftë sesa para luftës me Iranin, të ndihmuara ndjeshëm nga rrugët alternative
22/10/2026 - 13:46

Në javën që përfundoi më 18 tetor, vendet e Gjirit Persik eksportuan 24,6 milionë fuçi naftë në ditë. Kjo shifër tejkalon nivelin prej 23,3 milionë fuçish të eksportuara...

Më shumëDetails

Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria

Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria
22/10/2026 - 13:42

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Kuvendit po i rikthehet gjallëria, pas diskutimeve për çështje politike dhe me interes publik në seancën e sotme....

Më shumëDetails

A do të kandidoj për të parin e partisë, Enver Hoxhaj: Një PDK e fortë, do të thotë edhe një Kosovë e fortë

A do të kandidoj për të parin e partisë, Enver Hoxhaj: Një PDK e fortë, do të thotë edhe një Kosovë e fortë
22/10/2026 - 13:38

Enver Hoxhaj ka komentuar dorëheqjen e Bedri Hamzës nga pozita e kryetarit të PDK-së, duke e falënderuar për punën dhe përkushtimin në udhëheqjen e partisë. Hoxhaj tha se...

Më shumëDetails

Çfarë duhet të bëj, të këndoj? Rama ironizon para mediave në Procesin e Berlinit

Çfarë duhet të bëj, të këndoj? Rama ironizon para mediave në Procesin e Berlinit
22/10/2026 - 13:28

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur sot në Samitin e Berlinit që po mbahet në Mal të Zi. Rama në një prononcim para mediave duke iu referuar...

Më shumëDetails

Kamberi: Diaspora mund ta forcojë përfaqësimin shqiptar në Kuvendin e Serbisë

Kamberi: Diaspora mund ta forcojë përfaqësimin shqiptar në Kuvendin e Serbisë
22/10/2026 - 13:27

Bartësi i listës së “Koalicionit Shqiptar” thotë se bashkimi i tetë subjekteve synon maksimalizimin e votës shqiptare, ndërsa pjesëmarrja e diasporës mund të jetë vendimtare për rritjen e...

Më shumëDetails

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-së, PE i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-së, PE i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale
22/10/2026 - 13:24

Parlamenti Evropian i dha të enjten Gjykatës Ndërkombëtare Penale Çmimin Saharov për Lirinë e Mendimit, duke sinjalizuar kundërshtimin ndaj sanksioneve të SHBA-së që kërcënojnë punën e gjykatës. Çmimi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Haxhiu “zbulon” garën mes dy kandidatëve për kryetar të PDK-së

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Denta Care” e Adonis Bujupit u zbulua duke ofruar shërbime ‘filler’ pa licencim, dokumentet zbulojnë mospërputhje në raportimin e Inspektoratit

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Shtesat për fëmijë në shtator, ja sa ishte numri i përfituesve

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Gani Geci përfundon në spitalin e Pejës, ja arsyeja!

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë