Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Eksperti i trafikut: Të krijohen institutet që zbardhin shkaqet e aksidenteve

06/10/2024 - 21:38
në Pa kategori
A A
52 aksidente brenda 24 orëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Prishtinë – Gjilan, ku humbën jetën tre të rinj pasi automjeti i tyre ra në liqenin e Badocit, eksperti i trafikut Nol Dedaj në një lidhje direkte për Lajmet Qendrore të RTK-së nga vendi ku ndodhi aksidenti, ka kërkuar që institucionet të ndërmarrin masa të menjëhershme për të parandaluar tragjedi të tilla në të ardhmen.

Dedaj theksoi nevojën e krijimit të instituteve përkatëse për hulumtimin e aksidenteve rrugore, duke vënë theksin te rëndësia e zbardhjes së shkaqeve të sakta që kontribuojnë në parandalimin e ngjarjeve të tilla tragjike.

“Patjetër institucionet tona duhet të krijojnë institutet përkatëse për hulumtimin e aksidenteve, siç është rasti tani, pasi patjetër duhet të zbardhen edhe faktorët që kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në aksident dhe në bazë të rekomandimeve të ekspertëve të merren edhe masat preventive”, theksoi Dedaj.

Një nga faktorët e aksidenteve që Dedaj përmendi është gjendja e infrastrukturës rrugore. Ai potencoi se në vendin ku ndodhi aksidenti ka pasur disa herë të tjera aksidente dhe problematika kryesore sipas tij lidhet me punimet në rrugë dhe mungesën e sinjalizimeve të duhura.

“Institucionet tona duhet të bëjnë sinjalizimin e mirëfilltë që drejtuesit të jenë të informuar për rreziqet dhe punimet në rrugë”, u shpreh Dedaj.

Një tjetër faktor i rëndësishëm, sipas Dedaj, është sjellja e drejtuesve të automjeteve. Ai u bëri thirrje drejtuesve të automjeteve që të përshtatin shpejtësinë e tyre në bazë të kushteve të rrugës, jo thjesht të kufizimeve të vendosura.

“Drejtuesit e automjeteve në këtë aks rrugor është e domosdoshme që t’ia përshtatin shpejtësinë kushteve të rrugës, jo më shpejtësisë së kufizuar. Edhe mbrëmë kemi pasur reshje shiu dhe asfalti ka qenë shumë i lagur, derisa koficienti i fërkimeve nuk është më ai i ditës dhe kalon prej 0.8 në 0.2 dhe drejtuesi i automjetit ka vështirësi ta drejtojë atë nëse nuk e ka të zhvilluar shpejtësinë e sigurisë. E kjo adaptohet nga secili drejtues i automjetit në bazë të kushteve të krijuara, e sidomos kur është errësirë”, tha Dedaj.

Sipas autoriteteve njëri nga viktimat e aksidentit u gjend brenda veturës, derisa dy viktimat e tjera janë gjetur në ujë pas kërkimeve disa orëshe.

JU REKOMANDOJMË

Albena Reshitaj e sheh të mundshme edhe kandidaturën e Vjosa Osmanit

Albena Reshitaj e sheh të mundshme edhe kandidaturën e Vjosa Osmanit
28/04/2026 - 13:45

Deputetja Albena Reshitaj, e ka parë të mundshme që ish-presidentja Vjosa Osmani të jetë pjesë e garës për zgjedhjen e presidentit. Reshitaj tha se tashmë janë dy kandidate...

Më shumëDetails

Arrestohet 23-vjeçari për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Arrestohen tre persona në Leposaviq, policia iu gjen armë, thika e radiolidhje
27/04/2026 - 08:57

Një 23-vjeçar, me inicialet R.K është arrestuar në Prishtinë për veprën penale “Vjedhja”. Sipas informacioneve të policisë, i riu dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë në një...

Më shumëDetails

Ymeri: Banjska dëshmoi se Kosova ka nevojë për koordinim me ndërkombëtarët

Visar Ymeri: VV-ja po e trajton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese si këshillë
27/04/2026 - 08:19

Analisti Visar Ymeri ka deklaruar se rasti i Banjskës është dëshmia më e mirë se Kosova duhet të ketë koordinim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë në çështjet e...

Më shumëDetails

Përgjimet nxjerrin në pah lidhjet korruptive të biznesmenit Samir Mane me politikanë

Përgjimet nxjerrin në pah lidhjet korruptive të biznesmenit Samir Mane me politikanë
26/04/2026 - 16:16

Ish-Presidenti Ilir Meta u arrestua me urdhër të SPAK pas një hetimi disa-vjeçar, ku ndaj tij dhe Monika Kryemadhit rëndojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie....

Më shumëDetails

Momenti kur shërbimi sekret largon Trump’in nga darka e gazetarëve pas të shtënave, pamje

Momenti kur shërbimi sekret largon Trump’in nga darka e gazetarëve pas të shtënave, pamje
26/04/2026 - 08:13

Pak më parë disa të shtëna janë dëgjuar në darkën e gazetarëve, aty ku ishte i pranishëm edhe presidenti amerikan, Donald Trump, i cili është evakuuar, dhe është...

Më shumëDetails

U “martuan” në BBVA, Mateo dhe Brikena ende s’i kanë hequr unazat

U “martuan” në BBVA, Mateo dhe Brikena ende s’i kanë hequr unazat
25/04/2026 - 19:40

Brikena dhe Mateo i thanë “Po” njëri-tjetrit, në altarin e Big Brother VIP Albania. Çifti, ashtu siç e do tradita e çdo edicioni të këtij reality-show, bëri dasmë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vjen reagimi nga familjari i Feride Rushitit, të propozuarës për presidente nga Vetëvendosje

    Vjen reagimi nga familjari i Feride Rushitit, të propozuarës për presidente nga Vetëvendosje

    180 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Skandal: Interex kapet duke incizuar me kamerë klientët në zhveshtore, gjobitet 8 mijë euro (Dokument)

    209 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 52
  • Seanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në Kushtetuese

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Votimi i presidentit, PDK ka një njoftim

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Shtyhet seanca për presidentin, veprimi ironik i gazetarëve duket se e “shashtrisi” Albulena Haxhiun

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë