Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

E pritshme, Serbia mundohet ta fajësojë Kosovën për futjen e xhandarmërisë serbe në kufi

16/10/2024 - 08:11
në Kryesore, Lajme
A A
Provokimi i xhandarmërisë serbe në Kosovë, reagon KFOR-i
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Serbisë nuk i mjaftojnë faktet me video dhe pamje të xhandarmërisë serbe në kufi me Kosovën.

Secilën herë që ajo provokon ose shkel marrëveshjen duke dërguar ushtri apo xhandarmëri përreth Kosoveës, lëshohet në dezinformata.

Kështu ka vepruar edhe këtë herë. Shefi i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq u mundua që lajmin për praninë e xhandarmërisë serbe në kufirin e Kosovës ta zbeh, duke lëshuar akuza.

Ai si zakonisht fajin për gjithçka ia hedh Kosoveës.

“Prishtina shkel çdo ditë marrëveshjet e ndërmjetësuara nga BE, dhe guxon të sulmojë Beogradin me pretendime të fabrikuara, për shkelje të marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit”, ka pretenduar Petkoviëq.

Shefi i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, tha se Prishtina është një partner jo i besueshëm dhe i paqëndrueshëm në dialog që përdor mashtrimin për të mbuluar mosveprimet.

Sipas tij është Prishtina që prej më shumë se një viti po shkel marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit, pari pengoi hyrjen e mallrave serbe.

“Prishtina edhe pas gjoja zhbllokimit të pikëkalimit në Merdarë, brutalisht vazhdon të shkelë të gjitha marrëveshjet. Ajo po mban të bllokuar më shumë se 100 kamionë me mallra në këtë vendkalim, duke u fshehur pas procedurave të sajuara dhe të pakuptimta”, deklaroi Petkoviq.

KFOR do të vazhdojë të marrë të gjitha masat që konsiderohen të nevojshme për të ruajtur stabilitetin dhe për të parandaluar rreziqet e tensioneve dhe dhunës së përtërirë.

Kështu kanë deklaruar nga KFOR, pas raportimit të së hënës nga Policia e Kosovës se xhandarmëria serbe e ka shkelur vijën ndarëse kufitare mes Serbisë dhe Kosovës.

Me këtë rast, Policia e Kosovës kërkoi nga autoritetet relevante ndërkombëtare që të ndërmarrin veprime të nevojshme për ruajtjen e stabilitetit dhe respektimin reciprok të marrëveshjeve që ndërlidhen me menaxhimin e integruar kufitar dhe me sigurinë në përgjithësi.

Nga KFOR thënë se pjesëtarët e këtij misioni monitorojnë nga afër situatën përgjatë kufirit, “nëpërmjet pranisë sonë të shtuar, patrullimeve dhe aktiviteteve të vëzhgimit”.

“Jemi në kontakt të rregullt me përfaqësues të organizatave të sigurisë së Kosovës dhe të Forcave të Armatosura të Serbisë”, ka thënë nga KFOR-i në një përgjigjen për Klankosova

Më tej, ky mision paqeruajtës i NATO-s në Kosovë tha se koordinimi dhe përmbajtja nga veprimet që mund të çojnë në tensione “është e rëndësishme për të ruajtur sigurinë në mbarë Kosovën dhe stabilitetin rajonal”.

KFOR-i siguroi se pjesëtarët e tij janë të vendosur mirë “për të siguruar që do të vazhdojmë të kontribuojmë për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.

Policia në njoftimin e djeshëm të orëve të vonshme tha se më datë 14.10.2024, rreth orës 18:20, “tek pala serbe në stacionin policor kufitar në Merdar është vërejtur një veturë e tipit Land-Rover me targa të Serbisë që dyshohej të jetë e xhandarmërisë serbe”.

“Sipas informacioneve nga kompetentët aty shiheshin 4 (katër) pjesëtarë të xhandarmërisë serbe të cilët kanë qëndruar rreth 10 (dhjetë) minuta tek hyrja e objektit te pala serbe. Të njëjtit janë larguar duke shkelur vijën ndarëse kufitare që në fakt përbënë shkelje të marrëveshjes për IBM-në, ka për qëllim provokimin apo krijimin e ndonjë incidenti ndërshtetëror”, tha policia

JU REKOMANDOJMË

Macron i bën thirrje BE-së të “mbrojë interesat evropiane” nga tarifat e Trump
Kryesore

Macron i bën thirrje BE-së të “mbrojë interesat evropiane” nga tarifat e Trump

13/07/2025 - 19:04
Haradinaj takohet me zyrtarin e lartë të DASh-it, diskutojnë mbi anëtarësimin e Kosovës në NATO
Kryesore

Haradinaj takohet me zyrtarin e lartë të DASh-it, diskutojnë mbi anëtarësimin e Kosovës në NATO

13/07/2025 - 18:50
Krasniqi takon zyrtarin e lartë të DASH, Brendan Hanrahan: SHBA-të mbeten aleati ynë më i rëndësishëm – Kosova partnere e palëkundur e tyre
Lajme

Krasniqi takon zyrtarin e lartë të DASH, Brendan Hanrahan: SHBA-të mbeten aleati ynë më i rëndësishëm – Kosova partnere e palëkundur e tyre

13/07/2025 - 18:31
Osmani thotë se Serbia dëshiron destabilizimin e Kosovës: S’ka asnjë juridiksion mbi Kosovën
Kryesore

Pas deklaratave të Grenellit, Osmani paralajmëron konferencë për media sapo të kthehet në Kosovë

13/07/2025 - 17:45
Shefi i NATO-s në SHBA për takim me Trumpin
Kryesore

Shefi i NATO-s në SHBA për takim me Trumpin

13/07/2025 - 17:32
Hynë nga Serbia ilegalisht me një kamion me targa serbe, ndalohen dy shtetas të Kosovës në Zubin Potok
Kryesore

Zbulohet një armë zjarri gjatë trajtimit të një aksidenti në Burrnik të Ferizajt

13/07/2025 - 17:14

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I përkeqësohet gjendja të plagosurit me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, punonte si roje objekti në një pronë të familjes Gerbeshi

    I përkeqësohet gjendja të plagosurit me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, punonte si roje objekti në një pronë të familjes Gerbeshi

    264 Shpërndaje
    Shpërndaje 106 Tweet 66
  • I plagosuri në Vushtrri ishte rojtar objekti, shumë policë po kryejnë hetime (FOTO)

    229 Shpërndaje
    Shpërndaje 92 Tweet 57
  • Policia në kërkim të Meriton Mjekiqit dhe vëllait të tij, dyshohen për përfshirje në një vepër të rëndë penale

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Pla’goset një person me armë zjarri në Vushtrri

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Plagosje me armë zjarri në Vushtrri

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë