Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

ShBA: Normalizimi Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke

17/10/2024 - 16:55
në Kryesore, Lajme
A A
ShBA: Normalizimi Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

E Ngarkuara me Punë e ShBA-së në OSBE, Katherine Brucker, në fjalën e saj në Këshillin e Përhershëm të këtij misioni në Vjenë, ka thënë se normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohjen reciproke.Këto komente, Brucker i ka bërë në përgjigje të raportit të Cornelia Taylor, Ushtruese Detyre e Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë.

“Shtetet e Bashkuara e mbështesin Kosovën si një demokraci sovrane, multietnike dhe u kërkon liderëve të saj që të promovojnë një shoqëri që respekton të drejtat dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë. Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, siç është rënë dakord nga të dyja vendet, është thelbësor për stabilitetin dhe prosperitetin rajonal. Në fund të fundit, Shtetet e Bashkuara besojnë se normalizimi duhet të përfundojë me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasi të dyja kërkojnë të realizojnë aspiratat e tyre për në BE”, ka deklaruar Brucker, raporton Klankosova.Përfaqësuesja e ShBA-së në OSBE tutje shprehur dëshirën e saj të fortë që Kosova të bëhet pjesë e kësaj organizate.

“Mbetemi të bindjes së fortë se është për të ardhur keq që Kosova nuk është shtet pjesëmarrës i këtij organi dhe për këtë arsye nuk është në gjendje të flasë vetë para këtij organi. Mezi presim ditën kur kjo mund të ndodhë”, potencoi Brucker.Ndër të tjera, ajo shprehu shqetësimin e ShBA-së për mbarëvajtjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, “për shkak të kufizimeve të rënda financiare”.

Ajo kritikoi shtetet pjesëmarrëse për “paaftësi” për të arritur konsensus mbi një buxhet të unifikuar. Kjo situatë, tha Brucker, ka vënë në presion të panevojshëm aftësitë e të gjitha misioneve në terren për të kryer me efektivitet mandatet e tyre, duke dëmtuar gjithçka, nga personeli dhe burimet deri te zbatimi i programit.Brucker u bëri thirrje të gjitha shteteve pjesëmarrëse të miratojnë Buxhetin e Unifikuar sa më shpejt të jetë e mundur.

JU REKOMANDOJMË

Tahiri i liston katër problemet kryesore të qytetarëve të Kosovës

Besnik Tahiri: Zgjedhjet janë të pashmangshme, përgjegjësia për humbjen e shpresës i takon paaftësisë së Kurtit
20/10/2026 - 09:20

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri i ka listuar sot katër problemet kryesore, me të cilat sipas tij, përballen qytetarët e Kosovës. Tahiri në një postim në Facebook shkruan...

Më shumëDetails

Rama: Protestat po shfrytëzohen për të destabilizuar vendin dhe për të frenuar negociatat me BE-në

“Pse po rezistoni, a keni frikë nga Administrata amerikane”, Rama për Corriere della Sera: S’kam frikë as nga ajo as nga turma
20/10/2026 - 09:05

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e ditëve të fundit gjatë një takimi me drejtuesit e gjimnazeve në Ministrinë e Arsimit, duke deklaruar se, sipas tij, ato po...

Më shumëDetails

Haradinaj: VV-ja po i sulmon Dautin e Saminë sepse nuk po i nënshtrohen

Haradinaj: VV-ja po i sulmon Dautin e Saminë sepse nuk po i nënshtrohen
20/10/2026 - 08:47

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, i cili ka drejtuar akuza ndaj Daut Haradinajt dhe kryetarit të Skenderajt,...

Më shumëDetails

Rama merr sërish një gur në takimin me drejtorët e shkollave: Është objekti që ndan të drejtën e protestës nga ajo e shtetit

Rama merr sërish një gur në takimin me drejtorët e shkollave: Është objekti që ndan të drejtën e protestës nga ajo e shtetit
20/10/2026 - 08:36

Kryeministri Edi Rama ka marrë sërish me vete një gur gjatë takimit me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, dhe 25 drejtuesit e gjimnazeve të Tiranës, për të argumentuar...

Më shumëDetails

Një javë protesta në Shqipëri, kaq persona u lënduan

Gjykata e Tiranës jep masat për 51 të arrestuarit e protestës: 11 mbeten në burg, 40 lirohen nga paraburgimi
20/10/2026 - 08:21

Ministria e Shëndëtësisë e Shqipërisë, ka bërë një bilanc të të plagosurve gjatë protestës së zhvilluar sot, ku bëhet me dije se janë paraqitur për të marrë ndihmë...

Më shumëDetails

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet sot, diskuton për Kosovën

Danimarka ia kërkon Kosovës Asociacionin… dhe Serbisë të mos e pengojë në organizata ndërkombëtare
20/10/2026 - 08:07

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara pritet të mblidhet të martën, më 20 tetor, në orën 21:00, për të shqyrtuar raportin gjashtëmujor të Misionit të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Muharremi demanton statistikat e Qeverisë për çmimin e rrymës: 37% më e shtrenjtë

    Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Skandal në ordinancën “AL-DENT V” në Skenderaj: Pacienti gëlltit gjilpërën gjatë trajtimit stomatologjik

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    492 Shpërndaje
    Shpërndaje 197 Tweet 123
  • Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë