Këngëtari i njohur, Bardhi ka folur në lidhje me situatën e tij financiare, të cilës në këngën e kushtuar vajzës, e ka përshkruar si të vështirë.
Megjithatë, ai ka thënë se këtë situatë ai dhe familja e tij e kanë kaluar prej shumë muajsh, përcjell Klankosova.tv.
“Duke parë shqetësimin tuaj te vazhdueshëm për situatën time financiare dhe dashamirësinë tuaj ndihem i obliguar t’iu them se familja ime e ka kaluar prej shumë muajsh situatën e përshkruar në këngën e vajzës”.
“Nëse kjo këngë do ishte përdorur si viktizim do e kisha lansuar në muajin prill ose maj kur vështirësitë ishin aktuale, por unë mendoj që arti i mire gjithmonë duhet me hap debate dhe me kriju pyetje. Jam mëse krenar për rreshtat që i kom shkru në këtë këngë për vajzën time sepse mendoj që çdo fëmije mënyren më të mirë për të mësuar diçka e ka nëpërmjet eksperiencave te prindërve. Ju dua shumë, Elhamdulilah prej Zotit jemi shumë mirë e Zoti ju rujt të gjithëve”, ka shkruar Bardhi.