Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çfarë po ndodh me ushqimin për ushtarët?

18/10/2024 - 10:50
në Kryesore, Lajme
A A
Çfarë po ndodh me ushqimin për ushtarët?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Fotografitë e shujtave të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të publikuara në media lokale e në rrjete sociale, nxitën debat në sferën publike dhe politike kosovare për “menynë e varfër” të ushtarëve.

Opozita akuzoi pushtetin se e ka lënë pa bukë FSK-në, partia qeverisëse – Lëvizja Vetëvendosje – e cilësoi çështjen si propagandë, teksa presidentja e Kosovës kërkoi raport për situatën e krijuar me ushqimin e ushtarëve.

Ministria e Mbrojtjes ngulmoi se ushtarët nuk kanë mbetur pa shujta asnjë ditë të vetme, ndonëse pranoi se përballet me problem të kamotshëm për furnizimin e FSK-së me ushqim.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, deklaroi se që nga viti 2015 e deri këtë vit, institucioni që udhëheq, ka lidhur dhjetë herë radhazi kontrata emergjente për çështjen e ushqimit, të cilat kanë qenë disamujore dhe janë parë si të dyshimta nga opozita.

Kontrata e fundit me furnizues ka skaduar më 30 shtator dhe një tender i ri është anuluar nga Ministria e Mbrojtjes më 11 tetor, për shkak të mosmarrëveshjeve në mes të kompanive të shpallura fituese, sipas zëvendësministrit të Mbrojtjes, Shemsi Syla.

Vetëqëndrueshmëria ushqimore

Ai tha për Radion Evropa e Lirëse është vendosur që tani “të kalohet në vetëqëndrueshmëri ushqimore”.

Pse?

Sipas tij, “vazhdimisht ka pasur ankesa, si dhe pakënaqësi, qoftë për shkak të procedurave të zgjatura tenderuese apo çështjeve tjera që kanë vënë në pikëpyetje furnizimin me ushqim”.

Syla pohoi se Ministria tani ka hapur konkurs “për të rekrutuar staf profesional për përgatitjen dhe shërbimin e ushqimit”.

Në konkurs thuhet se Ministria po kërkon 25 kuzhinierë, 23 ndihmëskuzhinierë dhe 42 shpërndarës të ushqimit për ushtarët, për ç’gjë aktualisht po kujdesen kuzhinierët e Qendrës së Studentëve dhe të Shërbimit Korrektues.

JU REKOMANDOJMË

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë

Shpërthim në veri të Mitrovicës, policia jep detaje
19/10/2026 - 22:06

Një qytetar nga fshati Koretishtë i Novobërdës ka njoftuar Policinë pasi, duke kontrolluar gjërat e babait të tij të ndjerë, ka gjetur dy pistoleta, karikatorë dhe municion. Armët...

Më shumëDetails

Kush janë organizatorët e protestës? Karamuço: Makinave të policisë u kanë vendosur GPS për të parë lëvizjet

Kush janë organizatorët e protestës? Karamuço: Makinave të policisë u kanë vendosur GPS për të parë lëvizjet
19/10/2026 - 21:47

Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço thotë se protesta ka organizim nga persona që drejtojnë turmën se cilat objekte duhet të sulmojnë dhe dhe të djegin.Ai tha se nuk...

Më shumëDetails

Haradinaj e quan Kurtin “sundimtar”: Protestuesve u dha gaz lotsjellës e dajak

Haradinaj: Nëse nuk ndërrohet qeveria Kurti, do të kemi “probleme” me administratën Trump
19/10/2026 - 21:39

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e atëhershëm të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, se kanë dhënë urdhër politik për ndërhyrjen e...

Më shumëDetails

Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin
19/10/2026 - 21:14

Ish-komandanti dhe veterani i UÇK-së, Nasim Haradinaj i ka reaguar gazetarit nga Shqipëria Arjan Konomit, i cili ky i fundit i ka krahasuar protestat në Tiranë me luftën...

Më shumëDetails

Mehmetaj: Më mirë vonë se kurrë, PDK-ja po e kupton se Ligji për Specialen mund të jetë antikushtetues

Mehmetaj: Më mirë vonë se kurrë, PDK-ja po e kupton se Ligji për Specialen mund të jetë antikushtetues
19/10/2026 - 21:12

Gazetari Lirim Mehmetaj  ka reaguar lidhur me qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës për Ligjin për Gjykatën Speciale, duke thënë se në këtë parti po e kuptojnë se...

Më shumëDetails

Arbëreshë Kryeziu-Hyseni: Fillimisht na thanë se ligji duhej të votohej, tani thonë se duhet të kthehet mbrapsht

Arbëreshë Kryeziu-Hyseni: Fillimisht na thanë se ligji duhej të votohej, tani thonë se duhet të kthehet mbrapsht
19/10/2026 - 20:59

Deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka bërë një reagim për ndryshimet e ligjit për Gjykatën Speciale, duke thënë se “fillimisht kërkuan që ligji të votohej, e tani thonë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Muharremi demanton statistikat e Qeverisë për çmimin e rrymës: 37% më e shtrenjtë

    Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Skandal në ordinancën “AL-DENT V” në Skenderaj: Pacienti gëlltit gjilpërën gjatë trajtimit stomatologjik

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    491 Shpërndaje
    Shpërndaje 196 Tweet 123
  • Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë