Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mustafa: Ndikimi i Radoiçiq po del të ketë qenë i madh në pushtetin aktual

19/10/2024 - 14:03
në Kryesore, Lajme
A A
Isa Mustafa: Luftëtarët kryesor të lirisë e kalojnë ndrrimin e moteve në burg, pak e meritojmë lirinë që e gëzojmë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thotë se përgjimet e publikuara ndërmjet shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me kryeterroristin Milan Radoiçiq tregojnë për bashkëpunimin e qeverisë Kurti me Listën Serbe.
Ai thotë se Radoiçiq ka pasur rol edhe në zgjedhjen e presidentes Vjosa Osmani, duke u bazuar në deklaratën e kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, se ai ka biseduar me Radoiçiq në prezencë të kryeministrit Albin Kurti dhe atëherë kandidates për presidente, Vjosa Osmani. Mustafa, i cili në vitin 2014-2017 sa ka qenë kryeministër ka pasur koalicion me Listën Serbe, thotë se nuk është takuar asnjëherë me Radoiçiq dhe se ai s’ka pasur ndikimin në qeverinë e tij.

Mustafa në një intervistë për KosovaPress, komenton edhe lakimin e emrit të tij në bisedat e publikuara të koordinatores së Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali me ish kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.

“Mirë që kanë dal këto në opinion sepse është krijuar një përshtypje në opinion se LVV-ja që është në pushtet nuk bashkëpunon me Listën Serbe. Tani del se jo vetëm që ka bashkëpunuar por ka qenë në një lloj koalicioni me Listën Serbe. T’i nuk mund të kërkosh nga shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe që ata të vijnë në Kuvend dhe të votojnë për një ligj apo për një gjykatës të Gjykatës Kushtetuese për çështje që janë me rëndësi për Kosovë dhe mos të kesh një marrëveshje me ata, pasi kjo s’ka ndodhur me parti të tjera që kanë qenë në opozitë. Çështje të tjera pastaj janë që kërkojnë edhe përgjegjësi morale, etike dhe përgjegjësi ligjore. Si mund të kërkosh prej një njeri që ka qenë i ndjekur ligjërisht që ai të kryejë punë ose të sjell vendime që i kërkon kuvendi apo qeveria nesër”, thotë ai.

Sipas tij, roli i terroristit Radoiçiq në estabilishmentit duket të ketë qenë i madh. Ai thotë se i beson kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, kur deklaroi se ka biseduar me Radoiçiq në praninë e Kurtit e Osmanit, pak para se kjo e fundit të zgjedhej presidente.

“Ishte edhe një deklaratë e zotëri Pacollit se ata kanë biseduar në mënyrë të drejtpërdrejtë… S’kemi arsye të mos i besojmë njërit i cili del dhe thotë se unë kam fol me Radoiçiqin në prezencën e këtyre (Kryeministrit) edhe të presidentes”, shton Mustafa.

Ai nënvizon se nuk është takuar anjëherë me terroristin Milan Radoiçiq, gjatë kohës si kryeministër ka qenë në koalicion me Listën Serbe

“Ka qenë nënkryetar (Listës Serbe), por se kam takuar kurrë. S’kam biseduar asnjëherë me të. Ne kemi pasur relacione të hapura me Listën Serbe, pasi ka qenë pjesë e koalicionit qeveritar dhe ne kemi pas atëherë tre ministra të Listës Serbe në qeveri. Kanë qenë deputetë por ne kemi komunikuar me ministra që kanë qenë aty. Në atë kohë i kam shkarkuar dy ministra të cilët nuk vepronin në suaza të politikave dhe kërkesave tona. Por asnjë çështje se kemi bërë pas perde me ata edhe asnjë vendim se kemi pruar. Me Radoiçiqin s’jam takuar dhe atëherë s’ka qenë fare aktual ai në Kosovë”, thekson Mustafa.

Krahas këtyre, Mustafa thotë se nuk e ka marrë afër zemrës edhe ofendimin e koordinatores së LVV-së, Dejona Mihali në komunikimet që dolën në media me ish kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Ai thekson se vendimmarrja e saj të cilën e quan parapolitike në institucione është e dëmshme për vendin.

“Këto gjëra nuk i marr afër zemrës. Në fakt është krijuar një frymë e tillë e ofendimeve, kritikave të pabaza për të cilat as që kam dëshirë të merrem dhe të kundër ofendojë dikë. Problemi është se kjo frymë është përkrah edhe me votat e qytetarëve pasi ka një subjekt në pushtet mbi bazën e veprimeve të tilla… Ato biseda flasin se kemi një para politike ose një sjellje para shtetërore tek qeveria. Disa veprojnë prej skenës kurse disa veprojnë prej prapaskenës. Kjo nuk është mirë sepse këta ia kanë votat dhe mund të marrin vendime, por ato duhet të jenë publike që shihen nga qytetarët dhe vendime që janë objektive. E dyta flet edhe për një brengosje të vet partisë se ata po bëjnë veprime që mund të kenë kundër-përgjigje ligjore ndaj tyre. Për atë flasin se këta na prenë në besë se ne nuk kemi pritë se do të bëjnë padi për ato veprime. Njerëzit që veprojnë jashtë ligjit, veprojnë prapa skenave, japin direktiva sesi duhet të bëjnë vendime ata që janë përgjegjës ata duhet të japin përgjegjësi”, thekson Mustafa

JU REKOMANDOJMË

Bajrami: Lajm i mirë që Prokuroria Speciale ka nisur hetime për tenderët e Qeverisë Kurti
Lajme

Bajrami: Hekuran Murati i ka okupuar zyrat e Ministrisë së Financave, organet duhet të ndërhyjnë

31/05/2025 - 22:50
Si do të mund të dukeshin sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë?

31/05/2025 - 22:14
Shfaqet një ari në rrugën që të shpie për në Prevallë

31/05/2025 - 22:01
ZRRE paralajmëron shtrenjtim tjetër të energjisë elektrike – arsye taksa e CO2 dhe remontet në KEK
Kryesore

31/05/2025 - 21:53
Përparim Rama ia dorëzon Çelësin e Prishtinës Ekrem Bardhës, biznesmen dhe veprimtar shqiptaro – amerikan

31/05/2025 - 21:23
Rrusta: Nga 1 shtatori dyfishohen çmimet e çerdheve, prindërit do të përballën me pagesë prej 150 euro
Lajme

Rrusta ia përmend VV-së: Ata që e kanë melodi britmën “Albin baba” ankohen për patriakalitet

31/05/2025 - 21:16

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Shpëtimtari” Shaip Mikullovci dështon me “FC Vushtrria”, në pozita kyçe vendosi punëtorin dhe dhëndrrin, lojëtarët i la pa paga për muaj të tërë

    “Shpëtimtari” Shaip Mikullovci dështon me “FC Vushtrria”, në pozita kyçe vendosi punëtorin dhe dhëndrrin, lojëtarët i la pa paga për muaj të tërë

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • Juristja me format shpërthyese që punon menaxhere në market, pjesë e “Supernova” në Klan Kosova (VIDEO)

    221 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, kaq vite mbushi

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Veselinoviç flet para duelit Shqipëri-Serbi: Shumicën e biletave i kanë blerë shqiptarët nga Kosova, të cilët janë shumë të …

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Policia jep detaje për arrestimin Nexhat Behlulit, kërkoi eliminimin e gazetarëve

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë