Dy persona kanë rënë në pranga të policisë, nën dyshimin për vjedhje.
Sipas policisë, rastet kanë ndodhë në rajonin e Prishtinës, gjatë muajve të fundit në periudha të ndryshme kohore,kryesisht në markete, ku dyshohet se është përfshirë një grup prej katër personave të dyshuar.
Pas aplikimit të disa veprimeve operative e hetimore të koordinuara me njësite të specializuara, hetuesit policor kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar:
– E. O. mashkull, 45 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe
– M.M . mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.