Prokuroria Speciale ka nisur hetimet ndaj Ministrit të Mjedisit dhe Infrastrukturës, Liburn Aliut i cili dyshohet për shkaktim-dëm buxhetit të shtetit në shuma prej miliona euro në çështjen e shlyerjes së paligjshme të borxheve të ambalazhuesve të ujit.
Në një postim në Facebook ka reaguar deputeti i Vetëvendoses, Artan Abrashi i cili e ka quajtur Prukurorinë “pronësi dhe shërbim të opozitës”, transmeton Veriu.info.
“Prokuroria speciale çdo ditë e më shumë po i ridëshmon dy gjëra: që është e kapur dhe vegël e opozitës”, ka shkruar deputeti.