Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Apple Intelligence del javën e ardhshme, risitë që do të vijnë në pajisjet e juaja

25/10/2024 - 15:17
në Tech
A A
Apple Intelligence del javën e ardhshme, risitë që do të vijnë në pajisjet e juaja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Përdoruesit që kanë iPhone 15 Pro ose çfarëdo modeli iPhone 16 si dhe iPad e Mac me çipe të serisë M, mund ta përdorin pasi të kenë shkarkuar iOS 18.1, iPadOS 18.1 dhe MacOS Sequpia 15.1.

Apple AI do të dalë në SHBA e më pas në Australi, Kanada, Zelandën e Re, Afrikën e Jugut dhe Mbretërinë e Bashkuar në dhjetor. Përdoruesit në Europë e vende të tjera do mund t’i provojnë këto risi vitin e ardhshëm.

Por disa nga mjetet e Apple AI si aftësia e Siri për të kuptuar informacionin kontekstual dhe të ndërmarrë veprime në aplikacione të ndryshm, nuk do të jenë të disponueshme në përditësimin e parë dhe do të shtohen vitin tjetër.

Ndryshe nga konkurrentët, Apple nuk po nxiton me implementimin e Inteligjencës Artificiale pasi synon t’i japë përparësi privatësisë dhe përgjegjshmërisë.

Por çfarë risish do të sjellë e hëna?

Përmbledhja e njoftimeve

Një nga gjërat që do të kursejë kohë është përmbledhja dhe renditja e mesazheve. Përdoruesit mund të lexojnë përmbledhje të njoftimeve nga aplikacione të ndryshme. Ndërkohë Focus do të nxjerrë në pah vetëm njoftimet akute si dhe do t’u japë prioritet mesazheve në Mail.

Mjete shkrimi dhe transkriptimi

Ndihma në të shkruar mund të ndihmojë në rishkrimin, korrijgimin dhe përmbledhjen e tekstit në Mail, Notes, Pages dhe aplikacione të palëve të treta. Megjithatë, ka shumë mjete që ofrojnë diçka të tillë. Avantazhi i Apple AI thjesht mundëson që mos të ketë programe të palëve të treta. Veç kësaj, përdoruesit mund të regjistrojnë, transkriptojnë dhe përmbledhin materialet audio në Notes dhe Phone.

Përmirësim i lehtë i Siri

Siri i përmirësuar dhe më i zgjuar pritej të ishte një nga opsionet më të mira të Apple Intelligence, por asistenti virtual nuk është ende në këtë gjendje. Siri do të ketë një dizajn të ri dhe mund të ndjekë përdoruesit kur ata ngecin me fjalët si dhe të ruajë kontekstin nga një kërkesë te tjetra. Gjithashtu mund të kuptojë tekstin e shkruar dhe t’u përgjigjet pyetjeve për opsionet dhe cilësimet e pajisjeve Apple. Megjithatë, krahasuar me premtimin e Apple, aftësitë janë shumë të limituara. Siri s’mundet ende të kryejë veprime për llogari të përdoruesit dhe të kujtojë emrat e adresat.

Përpunimi i fotove

Opsioni Clean Up do të përdorë Inteligjencën Artificiale për të hequr objektet nga fotot. Gjithashtu në Memories mund të krijohen video duke bërë vetëm një përshkrim, ndërsa kërkimi përmes zërit mundëson gjetjen e fotove ose momenteve specifike në video./

JU REKOMANDOJMË

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore
Tech

Serbia dhe Kina nisin bashkëpunimin në fushën e teknologjive hapësinore

18/12/2025 - 11:29
50-shi i PDK-së, Muzafer Shala: Gjeneratat e reja meritojnë një vizion të qartë, ne kemi plan
Lajme

50-shi i PDK-së, Muzafer Shala: Gjeneratat e reja meritojnë një vizion të qartë, ne kemi plan

16/12/2025 - 20:19
Shkencëtari: Po hyjmë në fazën më të rrezikshme të zhvillimit të IA
Tech

Shkencëtari: Po hyjmë në fazën më të rrezikshme të zhvillimit të IA

15/12/2025 - 10:39
Nvidia po shqyrton rritjen e prodhimit të çipave H200 për shkak të kërkesës së fortë në Kinë, thonë burimet
Tech

Nvidia po shqyrton rritjen e prodhimit të çipave H200 për shkak të kërkesës së fortë në Kinë, thonë burimet

15/12/2025 - 09:39
Bill Gates: Inteligjenca artificiale është një flluskë, por do të transformojë botën
Tech

Bill Gates: Inteligjenca artificiale është një flluskë, por do të transformojë botën

11/12/2025 - 09:51
Vendimi i shtetit: Të gjithë të rinjtë nën 16 vjeç në Australi, nga sot kanë mbetur pa rrjete sociale
Ndryshe

Vendimi i shtetit: Të gjithë të rinjtë nën 16 vjeç në Australi, nga sot kanë mbetur pa rrjete sociale

10/12/2025 - 09:43

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “1, 2, 13”: Kurti përpiqet të bëjë “show” me pagën e 13-të për sektorin publik

    “1, 2, 13”: Kurti përpiqet të bëjë “show” me pagën e 13-të për sektorin publik

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “U monitoruan takimet private, u kapën duke i numëruar paratë”-ja si u zbuluan personat që i shkaktuan shtetit dëm mijëra eurosh

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Çfarë u sekuestrua në shtëpinë e ish-pjesëtarit të MUP-it serb të arrestuar për kidnapimin e Vukashinoviqit

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Ofertë speciale e “Bujaria Home” për Vit të ri: Çmime të favorshme të banesave për mërgimtarë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Syla kritikon Luan Krasniqin: Do të kujtohet si trim i ringut e frikacak i luftës për vendin e tij – Klitschko në kulmin e famës dhe pasurisë iu bashkua luftës në Ukrainë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë