Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti jep “versionin” e tij për Raportin e BE’së: S’ka pasur ecje mbrapa, pothuajse në të gjitha fushat është shënuar progres

30/10/2024 - 20:52
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti jep “versionin” e tij për Raportin e BE’së: S’ka pasur ecje mbrapa, pothuajse në të gjitha fushat është shënuar progres
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë ‘versionin’ e tij për Raportin e BE’së, të cilin e pranoi sot nga shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadorin Aivo Orav.

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media thotë se sipas Raportit të BE’së, Kosova s’ka pasur ecje mbrapa, por pothuajse në të gjitha fushat është shënuar progress.

“Në pikat e tij kryesore, Raporti i BE-së për Kosovën vlerëson pozitivisht liberalizimin e vizave si një hap që pritet të përmirësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen. Ai vlerëson përkushtimin e Kosovës për përputhshmërinë me politikat e BE-së, nga ku veçohet linjëzimi me politikën e jashtme të BE-së një hap që reflekton angazhimin për bashkëpunim dhe integrim të plotë në familjen evropiane”.

Tutje thuhet se në raportin e këtij viti gjithashtu vlerësohet angazhimi aktiv i Kosovës në zbatimin e Planit të Rritjes, Agjendën e reformave si dhe angazhimin në promovimin e bashkëpunimit rajonal në zhbllokimin e vendimmarrjes në CEFTA me marrëveshje të reja që forcojnë tregtinë dhe lidhjet ekonomike brenda rajonit.

“Forcimi i kornizës ligjore në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar vlerësohen gjithashtu pozitivisht si prioritet i qeverisë për një shtet të së drejtës. Reformat zgjedhore, sikurse edhe përmirësimi i kushteve të tregut të lirë dhe mbështetja për sipërmarrësit që ndihmon në rritjen e konkurrencës dhe tërheqjen e investimeve të huaja. Raporti vëren se nuk ka pasur asnjë ecje mbrapa në asnjërën nga fushat kyçe të reformës, ndërkohë që pothuajse në të gjitha fushat është shënuar progres – dëshmi kjo e përkushtimit të qeverisë për përparim dhe progres të vazhdueshëm”, thuhet në komunikatë.

Kryeministri mirëpriti rekomandimet e Bashkimit Evropian dhe theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e angazhuar në rrugën e reformave.

“Integrimi i plotë i Kosovës në BE mbetet qëllimi ynë strategjik dhe angazhimi në reforma është në interes të qytetarëve për progress të gjithmbarshëm demokratik dhe socio-ekonomik”.

JU REKOMANDOJMË

Numërohen mbi 30% e fletëvotimeve, nga sa vota morën kryetarët e katër partive kryesore në vend

Numërohen mbi 30% e fletëvotimeve, nga sa vota morën kryetarët e katër partive kryesore në vend
09/06/2026 - 15:43

Ndërsa po numërohen votat e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën, kryetarët e partive politike kanë parë mostrat e para nga rezultatet lidhur me mbështetjen për...

Më shumëDetails

Takimi me kancelarin austriak në Vjenë, Kurti i flet për anëtarësimin e Kosovës në KiE si prioritet

Takimi me kancelarin austriak në Vjenë, Kurti i flet për anëtarësimin e Kosovës në KiE si prioritet
09/06/2026 - 15:28

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është pritur në takim nga kancelari i Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker. Në komunikatën e ZKM’së, bëhet e ditur se Kurti ka...

Më shumëDetails

Denoncohet për mashtrim agjencia “GMICA Travel”, klientët pretendojnë ndryshim të hotelit dhe ofendime, pronari thotë se u ofroi kushte më të mira

Denoncohet për mashtrim agjencia “GMICA Travel”, klientët pretendojnë ndryshim të hotelit dhe ofendime, pronari thotë se u ofroi kushte më të mira
09/06/2026 - 14:54

Nga hoteli 5-yje në akomodim më të dobët dhe përplasje me ofendime – 17 udhëtarë nisin procedura ligjore, ndërsa versionet e palëve bien në kundërshtim të drejtpërdrejtë. Udhëtarët...

Më shumëDetails

Ramush Haradinaj kujton nënshkrimin e marrëveshjes që i dha fund luftës në Kosovë

Ramush Haradinaj kujton nënshkrimin e marrëveshjes që i dha fund luftës në Kosovë
09/06/2026 - 14:46

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar 27-vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës, e cila shënoi tërheqjen e ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbë nga...

Më shumëDetails

Paralajmëron Cakolli: Nëse s’ka marrëveshje politike, Kosova shkon në zgjedhje në…

Cakolli: Ndarja e 100 eurove për studentët bie ndesh me ligjin, cenon edhe garën e barabartë zgjedhore
09/06/2026 - 14:37

Hulumtuesi i Demokracisë në Veprim Eugen Cakolli tha se zgjedhjet e 7 qershorit ndonëse ishin zgjedhjet me procesin më të rregullt ndonjëherë, ato shënuan gjithashtu edhe pjesëmarrje të...

Më shumëDetails

Skenarët pas zgjedhjeve, çka thotë Maliqi për Kurtin dhe për opozitën?

“Pushteti më takon mua dhe vetëm mua”, Maliqi me ironi për Kurtin: I meçëm dreqi, s’e lun topi nga bindja
09/06/2026 - 14:21

Rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit pritet të prodhojë negociata të gjata politike për formimin e institucioneve të reja. Analisti politik Shkëlzen Maliqi vlerëson se ndonëse shpërndarja e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ish kandidati për deputet kërkon largimin e Bedri Hamzës nga kreu i partisë: PDK-së i duhet një lider i vërtetë, ja cili është ai

    Ish kandidati për deputet kërkon largimin e Bedri Hamzës nga kreu i partisë: PDK-së i duhet një lider i vërtetë, ja cili është ai

    296 Shpërndaje
    Shpërndaje 118 Tweet 74
  • U cilësua si “penicilini” i opozitës, kaq vota ka marrë Adriana Matoshi

    228 Shpërndaje
    Shpërndaje 91 Tweet 57
  • Ja ku rënditet me vota ‘senzacioni’ i zgjedhjeve, Qëndrim Kryeziu i PDK-së

    205 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 51
  • I kishte uruar dënim të përjetshëm Thaçit, Fatos Geci po pëson debakël në vota – ja sa mori deri tash

    196 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Ja ku rënditet me vota Valon Peci, vëllau i kryetarit Faton Peci

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë