Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Brezovica 1” – mbrojtja kërkon të shpallen të papranueshme deklaratat e dëshmitarëve bashkëpunues

05/11/2024 - 10:06
në Kryesore, Lajme
A A
“Brezovica 1” – mbrojtja kërkon të shpallen të papranueshme deklaratat e dëshmitarëve bashkëpunues
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Pejë ndaj 12 të akuzuarve në rastin “Brezovica I”, mbrojtja e të akuzuarve, në fjalën hyrëse tha se do vërtetohet pafajësia e klientëve të tyre. Po ashtu, kërkoi që deklaratat e tashmë dëshmitarëve bashkëpunues të shpallen të papranueshme, me arsyetimin se janë marrë kur edhe ata kanë pasur edhe cilësinë e të pandehurve,

Në anën tjetër, prokurori Rasim Maloku në fjalën hyrëse tha se do të vërtetohet fajësia dhe dashja e të akuzuarve në kryerjen e veprave penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Listës së të akuzuarve në këtë rast, i prin ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, duke u pasuar nga Dimitrije Reciceviq, në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit, Hysni Bajrami dhe Dragomir Milosavljeviq, të dy si inspektorë komunalë të ndërtimit në Drejtorinë e Urbanizmit të Komunës së Shtërpcës, Sasha Milosavleviq si shef i Drejtorisë së Kadastrit në Komunën e Shtërpcës dhe si ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, Arben Çitaku, në cilësinë e ish-sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Bedri Halimi si kryeinspektor në MMPH, Mustafë Hyseni si shef i departamentit për Mbrojtje të Mjedisit dhe Ujërave në MMPH, Hysein Ajdini si investitor, Raif Bajrami, shefi i Inspekcionit në Komunën e Shtërpcës si dhe Sasha Spasiq e Jadran Kostiq,

Fillimsht, u aprovua propozimi për marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë së të akuzuarit Mustafë Hyseni dhe i njëjti sipas asaj marrëveshje është shpallur dëshmitar bashkëpunues. Ndërsa, Dimitrije Reciceviq u tërhoq nga marrëveshja për pranimin e fajësisë.

Më pas, mbrojtësi i të akuzuarit Bedri Halimi, avokati Haxhi Millaku, kërkoi që procedura për të mbrojturin e tij të veçohet për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Ai ia bashkëngjitiedhe dokumentacionin mjekësor lidhur me shëndetin e Halimit.

E lidhur me këtë situatë, kryetarja e trupit gjykues, Nushe Kuka-Mekaj kërkoi dokumentacion përkatës pse i ndalohet qëndrimi më shumë se një orë ulur të akuzuarit, pasi që nuk kishte diçka që e përcaktonte një pretendim të tillë.

Pas leximit të aktakuzës përsëri nga ana e prokurorit Rasim Maloku, 11 të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm përballë akuzave ndaj tyre.

Më pas, në fjalën hyrëse prokurori Maloku tha se provat që mbështesin aktakuzën kundër Bratislav Nikoliq dhe të tjerëve, në këtë shqyrtim do të dëshmohen dëshmitë e dëshmitarëve bashkëpunues, dëshmitë e dëshmitarëve tjerë, do të prezentohen provat materiale, si proceverbalet për kontrolle të shtëpive të të pandehurve, vërtetimi për sekuestrimin e sendeve, raporti për kqyrjen e vendit të ngjarjes nga Drejtoria Rajonale Kriminalistike, raporti për ekzanimin e armëve, raporti i Drejtorisë së Hetimit për Krime të Rënda dhe shumë të tjera.

Pas administrimit të atyre provave, prokurori tha se do të vërtertohet se të akuzuarit i kanë kryer me dashje direkte veprat për të cilat akuzohen, duke e keqpërdorur pozitën zyrtare, ose duke i ndihmuar personat zyrtarë të cilët kanë bërë degradim ta pakontestueshëm të ambientit të Parkut të Mbrojtur “Sharri”.

Mbrojtësi i të akuzuarit Bratislav Nikoliq, avokati Artan Qerkini, tha se i gjithë rasti penal mbështetet vetëm në deklaratat e dëshmitarëve bashkëpunues.

Ai tha se në këtë çështje do të shihet një tentativë e Prokurorisë ta ndërrojë edhe konceptin pronësi. Sipas tij, Prokuroria në aktakuzë thotë se i mbrojturi i tij është pronar i dy villave të ndërtuara në parcela të huaja dhe pronar i një vile të ndërtuar në parcelë të huaj, ku pronësia sipas tij është faktike dhe juridike dhe për këto nuk ka prova ngase Nikoliq sipas tij nuk është pronar i tyre.

Sipas avokatit Qerkini, të gjitha ato deklarata të dëshmitarëve bashkëpunues të marra në procedurën hetimore janë të papranueshme, pasi që janë marrë kur edhe ata ishin të dyshuar.

Andaj, sipas tij, në fund të këtij shqyrtimi ndaj të mbrojturit të tij do të shpallet aktgjykim lirues.

E mbrojtësi i të akuzuarit Dimitrije Reciceviq, avokati Tahir Recaj, e mbështeti fjalën paraprake të avokatit Qerkini lidhur me shpalljen e deklaratave të papranueshme të dëshmitarëve bashkëpunues.

Ai shtoi se gjatë shqyrtimit do të vërtetohet se aktakuza është në tërësi në kundërshtim me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, bazuar në rezultatet, provat si dhe nga arsyetimi i Prokurorisë.

Sipas Recajt, Prokuroria nuk ka arsyetuar, vetëm janë listuar provat pa asnjë vlerësim lidhur me besueshmerinë apo mosbesueshmerinë dhe lidhjet e tyre kauzale.

Tutje, mbrojtësi i të akuzuarit Dragomir Milosavljeviq, avokati Ljubomir Pantoviq tha se në këtë shqyrtim gjyqësor kanë të bëjnë me një aktakuzë ta pambështetur, të paqartë, që ka mangësi me pjesën që ka të bëjë me të mbrojturin e tij.

Avokati Pantoviq shtoi se aktakuza përfshin të mbrojturin e tij Milosavljeviq në periudhë prej 9 vitesh në dispozitiv, por nuk ka të thekuar as ditë, muaj, vite, e as vendin e kryerjes së veprës penale, si dhe as nuk tregohet mënyra se si është kryer vepra penale.

Tutje, mbrojtësi i të akuzuarit Hysni Bajrami, avokati Elmaz Zenuni, tha se nuk plotësohen kushtet ligjore për vazhdimin e shqyrtimit gjyqësor për shkak se prokurori nuk i ka pajisur me shkresa të lëndës sipas KPRK-së.

Ai shtoi gjithashtu se deklaratat e dëshmitarëve bashkëpunues janë të papranueshme pasi që janë marrë në cilësinë e të pandehurve dhe kërkoi që të shpallen të papranueshme.

Në fund, ai tha se do të vërtetohet se i mbrojturi i tij, nuk e kishte keqpërdorur pozitën sepse nuk ka përfituar për vete apo personin tjetër kurrfarë dobie materiale, nuk i ka shkaktuar dëm tjetër dhe nuk ka bërë shkelje serioze të të drejtave të tjetrit.

Më pas, mbrojtësi i të akuzuarit Sasha Milosavleviq, avokati Nebojsha Vlajiq, mbështeti fjalët e avokatëve tjerë, duke shtuar se veprat që i bien në barrë të mbrojturit të tij nuk tregojnë se ku, kur dhe datën e mënyrën e kryerjes së veprës penale.

Pas përfundimit të orarit të rregullt, seanca u ndërpre për të vazhduar sipas agjendës ditën e neserme.

Bratislav Nikoliq, ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, sipas aktit aktakuzes po akuzohet se ka përfituar kundërligjshëm mbi 1 milion euro, vetura luksoze e tri vikend-shtëpiza në Brezovicë. Sipas aktit akuzues të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, akuzohet për katër vepra penale: Keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje ryshfeti, ushtrim të ndikimit dhe për armëmbajtje pa leje.

Sa i përket veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, Prokuroria e akuzon Nikoliqin se nga viti 2013 deri në dhjetor 2021, në Shtërpcë ka keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit pasuror, duke mundësuar dhënien e lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri”, në Zonën e tretë dhe të dytë.

Aktakuza e Prokurorisë i ngarkon edhe Dimitrije Recicevic, në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit, Hysni Bajramin dhe Dragomir Milosavljeviq, të dy si inspektorë komunal të ndërtimit në Drejtorinë e Urbanizmit të Komunës së Shtërpcës, Sasha Milosavleviq si shef i Drejtorisë së Kadastrit në Komunën e Shtërpcës dhe si ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, Arben Çitaku, në cilësinë e ish-sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Bedri Halimi si kryeinspektor në MMPH, Mustafë Hyseni si shef i departamentit për Mbrojtje të Mjedisit dhe Ujërave në MMPH, Hysein Ajdini si investitor, Raif Bajrami, shefi i Inspekcionit në Komunën e Shtërpcës si dhe Sasha Spasiq e Jadran Kostiq.

JU REKOMANDOJMË

Skandaloze, Dimal Basha hedh pas kauqi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës

Skandaloze, Dimal Basha hedh pas kauqi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës
08/05/2026 - 19:42

Ish-deputetja e Vetëvendosjes, Adelina Grainca sot ka publikuar një fotografi duke treguar se i ka shkuar në zyrë ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Dimal Bashës. Grainca e ka...

Më shumëDetails

Kurti vazhdon me emërime në kohë zgjedhjesh, Triera Kasumin e bën zëvendësministre të Ekonomisë

Kurti vazhdon me emërime në kohë zgjedhjesh, Triera Kasumin e bën zëvendësministre të Ekonomisë
08/05/2026 - 19:38

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka emëruar Triera Kasumin, zëvendësministre të Ekonomisë. Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, ku është shtuar se Kurti i ka...

Më shumëDetails

Meta: Pres që me LDK-në do t’i marrim 30%

Meta: Pres që me LDK-në do t’i marrim 30%
08/05/2026 - 19:35

Ish-deputeti i Kuvendit, Burim Meta, ka deklaruar se pret që së bashku me ish-presidenten Vjosa Osmani dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, të arrijnë rreth 30 për qind të...

Më shumëDetails

Ministri i Brendshëm turk: Ekziston një bashkëpunim shumëvjeçar mes Kosovës dhe Turqisë

Ministri i Brendshëm turk: Ekziston një bashkëpunim shumëvjeçar mes Kosovës dhe Turqisë
08/05/2026 - 19:31

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Mustafa Çiftçi u takua me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla në Panairin Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes, Aviacionit dhe Hapësirës “SAHA...

Më shumëDetails

“Nuk e nderon as veten, as partinë”, Nezir Kraki kundër postimit të këshilltarit të Gërvallës që shau deputetët e larguar

Kraki ironizon ish-opozitën: Matematika e tyre nuk ekziston askund në botë, ndoshta mbushen mend
08/05/2026 - 19:18

Naser Arifi, këshilltar i Donika Gërvallës, përmes një postimi në Facebook, ka sulmuar Haxhi Avdylit, Jeta Statovcit e Albena Reshitajt, të cilët u larguan nga GUXO për t’iu...

Më shumëDetails

Aktvendimi i plotë i gjykatës për lirimin në procedurë të rregullt për 3 policët e arrestuar, mbeten të pandehur për dallavere me prona me serbin Milovanoviç

Aktvendimi i plotë i gjykatës për lirimin në procedurë të rregullt për 3 policët e arrestuar, mbeten të pandehur për dallavere me prona me serbin Milovanoviç
08/05/2026 - 18:37

Sot është mbajtur seanca për caktimin e masës së paraburgimit për tre zyrtarë policorë të arrestuar dje nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, shkelje të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Alarm në “Viva Fresh” të Xhevdet Rexhepi – sigurimi përdor sprej paralizues ndaj një gjarpri, përfundojnë në spital dy punëtore, njëra shtatzënë

    Alarm në “Viva Fresh” të Xhevdet Rexhepi – sigurimi përdor sprej paralizues ndaj një gjarpri, përfundojnë në spital dy punëtore, njëra shtatzënë

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Rolex, Q7 – Kush është i arrestuari për dallavere me prona që ishte drejtues i Prishtina Parking?

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ky do të jetë aderimi i radhës që do ta prezantoj presidentja Vjosa Osmani

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Pak orë para mbylljes së afatit, KQZ njofton për dy koalicione

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Djali yt ma bleu motorin” – 21-vjeçari ia merr 500 euro qytetarit në Mitrovicë dhe përfundon në ndalim

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë