Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

8 vjet nga vde’kja e Astrit Deharit, Kurti: Zemërimi e pikëllimi nuk na hiqet, dhe vit pas viti mungon drejtësia, mungon zbardhja e këtij rasti!

05/11/2024 - 12:01
në Kryesore, Lajme
A A
8 vjet nga vde’kja e Astrit Deharit, Kurti: Zemërimi e pikëllimi nuk na hiqet, dhe vit pas viti mungon drejtësia, mungon zbardhja e këtij rasti!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me kryekuvendarin Glauk Konjufca, avokatin Tomë Gashi dhe zyrtarë të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë shkuar te familja Dehari në rastin e 8 vjetorit të ndarjes nga jeta të Astrit Deharit, transmeton Gazeta Online Veriu.info.

“Sot u mbushën 8 vjet pa Astritin. Na mungon shumë. Na merr malli për ditë. Zemërimi e pikëllimi nuk na hiqet, dhe vit pas viti mungon drejtësia, mungon zbardhja e këtij rasti, i cili ishte goditje tejet e rëndë për studentët, për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe për mbarë rininë shqiptare. E kjo goditje tejet e rëndë vazhdon edhe pas 8 vjetëve në një formë tjetër nëpërmjet drejtësisë që mungon. Në këto 8 vjet katër prokurorë e kishin rastin e mbytjes në burgun e Prizrenit të Astrit Deharit, por që të katërtit ata dolën në pension pa e kryer punën. Tash është prokurori i pestë, i cili e ka marrë rastin dhe si Lëvizje VETËVENDOSJE!, si qeveri e Republikës, jemi shumë të interesuar, fort të gatshëm, gjithnjë të vullnetshëm që ta ndihmojmë me krejt çfarë mundemi e dimë prokurorinë e shtetit për të sjellë drejtësi për Astrit Deharin, familjen e tij, Lëvizjen e tij, popullin e tij. Por këtë ndihmë dhe mbështetje që ne duam e duhet ta japim nuk është e tillë që mund ta zëvendësojë punën e prokurorisë andaj besojmë e shpresojmë që ky prokurori i pestë që e ka marrë rastin tani do të punojë dhe do të kontribuoj në ndriçimin e këtij rasti dhe në sjelljen e drejtësisë në kontrast me ata para tij. Ne shokët e shoqet e Astritit mbajmë në zemër Astritin, ashtu qysh ai gjithë jetën e tij e pati në zemër Republikën e Kosovës, kombin shqiptarë, dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Lavdi Astritit, dhe i lehtë i qoftë dheu i Kosovës.” – Kryeministri Albin Kurti, në fjalimin e tij.

Njoftimi i plotë i VV-së:

8 vjet pa Astritin, 8 vjet pa drejtësi për Astrit Deharin

Sot, në 8 vjetorin e vrasjes së Astrit Deharit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, Nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, me anëtarë të kryesisë së Lëvizjes, ministra, deputetë, aktivistë, fillimisht vizituan familjen Dehari e më pas bashkë me ta dhe shoqëri të gjerë bënë homazhe duke vendosur lule të freskëta te varri i Astrit Deharit.

Kujtojmë dhe nuk harrojmë që 8 vjet më parë Astriti u vra në burgun e Prizrenit ku po mbahej në paraburgim pa aktakuzë, pa gjykim, pa dënim, dhe pa u marrë në pyetje për 68 ditë.

Kryeministri, Albin Kurti, në prononcimin e tij për media tha se vrasja e Astrit Deharit vazhdon të jetë e rëndë për shkak të drejtësisë që mungon. Në këto 8 vjet kishim katër prokurorë që dolën në pension pa e kryer punën dhe tash e kemi prokurorin e pestë ndaj të cilit po ashtu shprehim interesimin, gatishmërinë dhe vullnetin ta ndihmojmë me krejt çfarë mundemi si Lëvizje e si qeveri e Kosovës, për të sjellë drejtësinë e munguar.

“Sot u mbushën 8 vjet pa Astritin. Na mungon shumë. Na merr malli për ditë. Zemërimi e pikëllimi nuk na hiqet, dhe vit pas viti mungon drejtësia, mungon zbardhja e këtij rasti, i cili ishte goditje tejet e rëndë për studentët, për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe për mbarë rininë shqiptare. E kjo goditje tejet e rëndë vazhdon edhe pas 8 vjetëve në një formë tjetër nëpërmjet drejtësisë që mungon. Në këto 8 vjet katër prokurorë e kishin rastin e mbytjes në burgun e Prizrenit të Astrit Deharit, por që të katërtit ata dolën në pension pa e kryer punën. Tash është prokurori i pestë, i cili e ka marrë rastin dhe si Lëvizje VETËVENDOSJE!, si qeveri e Republikës, jemi shumë të interesuar, fort të gatshëm, gjithnjë të vullnetshëm që ta ndihmojmë me krejt çfarë mundemi e dimë prokurorinë e shtetit për të sjellë drejtësi për Astrit Deharin, familjen e tij, Lëvizjen e tij, popullin e tij. Por këtë ndihmë dhe mbështetje që ne duam e duhet ta japim nuk është e tillë që mund ta zëvendësojë punën e prokurorisë andaj besojmë e shpresojmë që ky prokurori i pestë që e ka marrë rastin tani do të punojë dhe do të kontribuoj në ndriçimin e këtij rasti dhe në sjelljen e drejtësisë në kontrast me ata para tij. Ne shokët e shoqet e Astritit mbajmë në zemër Astritin, ashtu qysh ai gjithë jetën e tij e pati në zemër Republikën e Kosovës, kombin shqiptarë, dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Lavdi Astritit, dhe i lehtë i qoftë dheu i Kosovës.” – Kryeministri Albin Kurti.

Babai i Arbënor dhe Astrit Deharit, shkrimtari, deputeti ynë, Avni Dehari, falënderoi pjesëmarrësit në homazhe dhe ndau urimin që ky rast të mos zvarritet më tutje dhe të zgjidhet sa më parë. Ai theksoi se nëse gjyqësia dështon në këtë rast e në raste të ngjashme atëherë tregon që Kosova nuk e meriton një gjyqësi të tillë.

“Humbja e jetës së Astritit në burgun e Prizrenit ka 8 vjet që po manipulohet e keqtrajtohet nga gjyqësia e Kosovës. 8 vjet një njeri që ka humbur jetën në një institucion të Kosovës – të mos zbardhet e vërteta për te, flet për ata që kanë bërë krimin ndaj Astritit dhe drejtësisë, flet për ata që edhe sot e kësaj dite mundohen t’i fshehin gjurmët e tyre. Urimi im do të ishte që jo të zbardhet e vërteta vetëm për Astritin, por nëse nuk zbardhet ky rast, edhe raste të tjera, flet shumë se gjyqësia e Kosovës nuk është në nivel, dhe Kosova nuk meriton të ketë një gjyqësi të tillë”, tha deputeti Dehari.

JU REKOMANDOJMË

Kurti në Ujman me “matje” të detajuara: Tregon thellësinë, gjatësinë dhe vëllimin e liqenit

Kurti në Ujman me “matje” të detajuara: Tregon thellësinë, gjatësinë dhe vëllimin e liqenit
04/08/2026 - 19:30

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar digën në liqenin e Ujmanit, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kryeshefi i Ndërmarrjes Publike “Iber Lepenci”,...

Më shumëDetails

Abdixhiku, Osmani dhe Haziri hyjnë në takim te Kurti

Abdixhiku, Osmani dhe Haziri hyjnë në takim te Kurti
04/08/2026 - 19:13

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me Vjosa Osmanin dhe Lutfi Hazirin, kanë hyrë në ndërtesën e Kuvendit për takimin e thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Më shumëDetails

Të enjten protestë para Kuvendit të Kosovës, kjo është arsyeja

Të enjten protestë para Kuvendit të Kosovës, kjo është arsyeja
04/08/2026 - 18:49

Lëvizja Revolta bëri të ditur se më 6 gusht do të mbajë një protestë qytetare në Prishtinë, e cila do të zhvillohet para objektit të Kuvendit të Kosovës,...

Më shumëDetails

PROEX Sh.P.K (Interex) iu gjetën disa produkte me vaj palme të padeklaruar

PROEX Sh.P.K (Interex) iu gjetën disa produkte me vaj palme të padeklaruar
04/08/2026 - 18:38

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka publikuar rezultatet e kontrollit në sektorin e qumështit. AUV, tha se nga 495 mostra që janë analizuar kanë dalë 93 mospërputhje, 46...

Më shumëDetails

Kurti para takimit: Kemi mjaftueshëm vota për Kuvend e Qeveri, por për Presidentin ka përgjegjësi edhe opozita

Kurti para takimit: Kemi mjaftueshëm vota për Kuvend e Qeveri, por për Presidentin ka përgjegjësi edhe opozita
04/08/2026 - 18:17

Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka mbërritur në Kuvend për takimin e me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. “Ne kemi mjaftueshëm...

Më shumëDetails

BE-ja i kërkon sërish Kosovës të ndalojë rrënimet në veri

BE-ja i kërkon sërish Kosovës të ndalojë rrënimet në veri
04/08/2026 - 18:13

Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjen ndaj autoriteteve në Kosovë që të pezullojnë rrënimin e objekteve në veri të vendit deri në përfundimin e të gjitha procedurave gjyqësore. BE-ja...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së

    Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Del vaj palme i padeklaruar në 46 produkte të qumështit të kompanive në Kosovë

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës dhe emrat e kompanive, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Po ikte drejt Serbisë: Kapet Egzon Reshani, i shumëkërkuari që nga arratia kërcënonte Policinë në TikTok

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë