Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Murati fjaloset me deputetët e PDK’së: Premtimet për zgjedhjet e 9 shkurtit i keni të pasakta

06/11/2024 - 14:49
në Lajme
A A
Murati fjaloset me deputetët e PDK’së: Premtimet për zgjedhjet e 9 shkurtit i keni të pasakta
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se buxheti 3.6 miliardësh i vitit të ardhshëm është i zhvillimit të Kosovës.

Ai para anëtarëve të komisionit prezantoi në detaje buxhetin, derisa tha inflacioni pritet të bie në Kosovë, që sipas tij kjo do të mundësojë rritjen ekonomike të Kosovës.

Murati tha se në buxhet janë të parapara rritja e pensioneve, rritja e shtesave për fëmijë, rritja e njësive të koeficientit në sektorin publik.

“Buxheti për vitin e ardhshëm parashihet të jetë 3 miliardë e 607 milionë euro. Ky buxhet parashihet të financohet nga të hyrat buxhetore në nivelin 3 miliardë e 305 milionë euro, kurse pjesa tjetër prej 300 milionë euro do të jetë deficiti buxhetor, e që në kuadër të rregullës fiskale parashihet të jetë saktësisht dy për qind e bruto-prodhimit vendor. Për të ardhur te ky buxhet janë marrë parametrat e zhvillimit ekonomik dhe performancën së vitit aktual. Inflacioni deri në shtator të këtij viti ka qenë 1.9 për qind, duke shfaqur një tendencë të rënies. Pritet që i njëjti trend të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm që mundëson rikthimin e rritjes ekonomike dhe performancës së të të hyrave buxhetore në nivelin mbi mesataren historike…Deri në fund të vitit presim që në terma real ekonomia të zgjerohet me 4.5 për qind, kurse 6.6 për qind në terma nominal…Investimet kapitale parashihet në zgjerohen në infrastrukturën hekurudhore, rrugore, të menaxhimit të ujërave dhe po ashtu duke mos harruar shtimin e buxhetit për infrastrukturën sportive”, tha ai.

Mirëpo të kundërtën e tha anëtari i komisionit nga radhët e PDK-së, deputeti Mërgim Lushtaku.

Ai tha se buxheti i prezantuar është i planifikuar dobët dhe që s’do të ketë rezultate konkrete në implementimin e tij.

Sipas tij, qeveria Kurti ka mashtruar qytetarët me premtimet e tyre boshe, të cilat siç konsideroi Lushtaku tani nuk janë të parapara në buxhetin e vitit 2025.

“Një buxhet i planifikuar dobët. Si pasojë e kemi edhe një realizim të keq të buxhetit. Kur e shohim rezultatin e implementimit, sigurisht ndërlidhet me planifikimin e dobët dhe të keq të tij….Buxheti kryesisht ka shkuar në shpenzime koti të mallrave dhe shërbimeve, subvencioneve pa asnjë efekt në ekonomi. Kurse realizimi i shpenzimeve kapitale ka qenë nën çdo nivel të komunikimit. Përqindjen e realizmit janë të ulëta dhe ato që janë realizuar janë keqpërdorur përmes tenderëve njëburimore. Thjesht janë vjedh për interesa të grupeve partiake të partisë në pushtet, LVV-së”, tha ai.

Atij i reagoi ministri Murati, i cili tha se qytetarët e dinë se kush po mashtron dhe kush po realizon premtimet.

Sipas tij, qeveria Kurti ka realizuar të gjitha premtimet e dhëna, siç janë rritja e pagave, pensioneve dhe shtesave. Ndërkaq, akuzoi Lushtakun se partia e tij, PDK sa kishte qenë në qeverisje diçka tjetër premtonte dhe të tjera gjëra i bënte në ekzekutiv.

“Qytetarët e dinë se kush po mashtron e kush po realizon atë çka ka thënë. Ne kemi përfshirë në buxhet të gjitha premtimet që kemi dhënë, pasi ne sot po e marrim pensionin me rritje, shtesat, qytetarët e shohin se kush premton dhe kush mashtron realisht. Kemi pa edhe ju herën e fundit që keni qenë në qeveri. Premtimet kanë qenë për 200 mijë vende pune, fonde zhvillimore e në fund kemi përfundua duke rritë pagat 100 për qind për veti, ndërsa shërbyesve publik i keni rritë pagat 4 për qind”, theksoi Murati.

Por, Lushtaku tha se PDK-ja s’ka mundur të realizojë premtimet e saja, pasi prej vitit 2014 nuk e ka pasur kryeministrin, por ka qenë në bashkëqeverisje.

“Me pas edhe kryeministrin nga viti 2014 e tutje të garantojë se edhe 200 mijë vende të punës do të ishin të realizueshme. Por sigurisht kur nuk e ki kryeministrin pengohesh”, tha ai.

Në debat u përfshi edhe deputeti tjetër i PDK-së, Ferat Shala, i cili e pyeti ministrin Murati për investime kapitale, derisa tha se ka kontrast në raport me 32 për qind të parapara për subvencione dhe transfere.

“Sa në total e buxhetit është për investime kapitale… Qysh arsyeton 25 për qind të investimeve kapitale në raport me 32 për transfere”, tha ai.

Por, ministri Murati, tha se rritja e pensioneve ka bërë që të rriten subvencionet dhe transferet. Sipas tij, mosdija për këto çështje tregon se premtimet që po i bën PDK-ja për zgjedhjet e 9 shkurtit janë të paplanifikuara, të pasakta dhe rrena.

“I kemi rritë pensionet. Si po mendoni ju me i rritë pensionet pa i rritë subvencionet dhe transferet. Kjo tregon se edhe premtimet që i bëni i keni totalisht të paplanifikuara, të pasakta dhe rrena”, theksoi Murati.

Atij iu kundërpërgjigj, deputeti Shala, i cili tha se ministri Murati po manipulon.

“Tash po e shoh se ke ardh me manipulu buxhetin dhe opinionin. Definitvisht ke ardh me manipulu këtu”, theksoi Shala.

Kritika ndaj buxhetit për vitin 2025, adresoi edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

“E kam të qartë që nuk po mund t’i mbroni as dikasteret, as ministritë dhe ju mund të planifikoni shkëlqyeshëm por unë e shoh sa ka qenë produktiv dhe ajo para publike sa ju ka shërbyer qytetarëve. Nëse shohim në vitet në vijim, kjo qeveri dhe dikasteret përkatëse, gjitha ministritë, mund të them se janë ministritë që kanë shpenzuar më së paku investime kapitale, vetëm këtë vit po e marr, deri në shtator, në investime kapitale keni shpenzuar 11 për qind, edhe tre muaj kanë mbet, dhe nëse e marrim vitin paraprak sa keni shpenzuar buxhetin. Nëse dikush mund të mbahet mend për bartje të projekteve në të gjitha, është kjo qeveri. Janë dikasteret tuaja që më besoni nuk kisha qejf me qenë në lëkurën tende, të vij këtu dhe t’i mbroj ata që s’kanë punuar fare…Mirëqenie sociale, 4 mijë shtëpi për qiftet e martua, sa i keni shpenzuar, a i keni bart mjetet…Në këto katër vite vija buxhetore dhe shpenzueshmeria është më e ulët në gjitha qeveritë që kanë ekzistuar, më thuaj një projekt që e kanë përfunduar të investimeve kapitale”, tha ai.

Në komision po vazhdon debati në lidhje me Projektligjin për buxheti për vitin 2025.

JU REKOMANDOJMË

“Mu copëtua zemra …”, Nëna e Liridona Ademajt reagon për tragjedinë e Arlinda Zekajt

“Mu copëtua zemra …”, Nëna e Liridona Ademajt reagon për tragjedinë e Arlinda Zekajt
26/10/2026 - 15:41

Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra në nëntor të vitit 2023, ka shprehur ngushëllime për familjen e Arlinda Zekajt, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë...

Më shumëDetails

Ligji për Specialen, Presidentja ua dërgon deputetëve dhe kryeparlamentares vendimin për kthimin e tij në Kuvend

Presidentja Shiroka-Pula pret senatorët amerikanë, iu ndan mirënjohje për kontributin ndaj Kosovës
26/10/2026 - 15:23

Presidentja Justina Shiroka-Pula e ka kthyer sot zyrtarisht në Kuvend ligjin e ri për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, sipas një dokumenti...

Më shumëDetails

Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të …

Rashiq: Pozita e nënkryetarit nuk varet prej meje
26/10/2026 - 15:18

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Listës së Studentëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, të mbajtura të dielën. Rashiq thotë...

Më shumëDetails

A ishte djali i Arlindës i pranishëm gjatë vrasjes? Prokuroria del me reagim

Prokuroria zbulon detaje të reja: Çfarë ndodhi pak minuta para vrasjes së Arlinda Zekajt?
26/10/2026 - 15:10

Djali i Arlinda Zekajt dyshohet se nuk ka qenë i pranishëm në momentin kur ajo u sulmua për vdekje në Vitomiricë të Pejës. Këtë e ka bërë të...

Më shumëDetails

Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje

Guri: VV nuk po kërkon zgjidhje, janë të interesuar ta shkatërrojnë rendin kushtetues
26/10/2026 - 14:50

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, e cila...

Më shumëDetails

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi
26/10/2026 - 14:12

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur nga Arlinda Zekaj. Sipas tij, viktima kishte pretenduar në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    Breshëri të shtënash nga një Opel pa targa në Hajvali, gjenden gëzhoja e municion – këta janë dy të dyshuarit që po kërkohen nga Policia

    202 Shpërndaje
    Shpërndaje 81 Tweet 51
  • Deçanasi e vret në Vitomericë kunatën e tij

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Zhvillime të reja për vrasjen me sëpatë në Pejë, ndalohet edhe bashkëshorti i viktimës, Jeton Sylaj

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Uroj të mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime” – letra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    208 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë