Ndeshja basketbollistike Zvicër – Kosovë, evlefshme për parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2027, është shtyer edhe për 20 minuta.
Kjo përballje pritet të fillojë në ora 20:50, shkruan IndeksOnline.
Sipas njoftimit nga FBK, Basketbollistët e Kosovës kanë filluar nxemjen para ndeshjes ndaj Zvicrës.
Dardanët janë duke pritur ekipin zviceran.
Kujtojmë që ndeshja është dashur të fillojë nga ora 19:30, por është shtyrë për shkak të reshjeve të borës dhe vonesës së ekipit zviceran.