Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë: Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë, shkelje e të drejtave të njeriut

22/11/2024 - 13:32
në Lajme
A A
Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë: Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë, shkelje e të drejtave të njeriut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria për Europës dhe Punëve të Jashtme e Shqipërisë ka thënë se është duke ndjekur me vëmendje fenomenin e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, veçanërisht në Medvegjë.Përmes një komunikate për media, kjo ministri ka thënë se ky veprim përbën një shkelje të të drejtave të njeriut dhe të standardeve për mbrojtjen e pakicave, duke privuar sipas tyre, shqiptarët nga qasja në shërbime bazë dhe ushtrimi i të drejtave të tyre themelore.

“Pasivizimi i adresave nuk është një çështje thjesht ligjore, por ka pasoja mbi jetën e përditshme të shqiptarëve në këtë rajon, duke cenuar të drejtat dhe barazinë e tyre” – thuhet në reagim.Ministria ka thënë se ka adresuar dhe do të vazhdojë të adresojë këtë çështje në dialogun me autoritetet serbe, si dhe në forume ndërkombëtare.

“Përmes angazhimit të saj të vazhdueshëm, Shqipëria do të vazhdojë të kërkojë mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, në përputhje me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe pakicave”. Mijëra shqiptarëve etnikë nga tri komuna në Serbinë jugore, Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, u janë shënjuar adresat si “joaktive” prej autoriteteve të atjeshme serbe.

Kjo nënkupton se ata nuk mund t’i përtërijnë dokumentet e tyre të identifikimit, ose të ushtrojnë të drejtat e tyre që kërkojnë letërnjoftimet, si votimi. Çështja ka shkaktuar një mori protestash në rrugë në rajon.Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka ngritur njashtu çështjen gjatë javës.

Bislimi ka shkruar në platformën X se verdikti i Gjykatës Kushtetuese të Sebrisë “legjitimon praktikën e diskriminimit sistematik të pasivizimit të adresave që po shënjestrojnë shqiptarët”. Flora Ferati-Sachsenmaier, ligjëruese e Shoqërisë, Politikës dhe Kulturës në Universitetin e Gottingenit, ka kalkuluar se ndërmjet viteve 2012-2019, numri i votuesve shqiptarë në Medvegjë ka rënië nga 10.102 në 6.602. Ajo beson se “pasivizimi i adresave” është faktori kyç i rënies.Ferati-Sachsenmaier ka thënë se presioni nga bashkësia ndërkombëtare është i domosdoshëm për të siguruar “simetri në të drejtat e pakicave etnike në Ballkanin Perëndimor”.

JU REKOMANDOJMË

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë

Shpërthim në veri të Mitrovicës, policia jep detaje
19/10/2026 - 22:06

Një qytetar nga fshati Koretishtë i Novobërdës ka njoftuar Policinë pasi, duke kontrolluar gjërat e babait të tij të ndjerë, ka gjetur dy pistoleta, karikatorë dhe municion. Armët...

Më shumëDetails

Kush janë organizatorët e protestës? Karamuço: Makinave të policisë u kanë vendosur GPS për të parë lëvizjet

Kush janë organizatorët e protestës? Karamuço: Makinave të policisë u kanë vendosur GPS për të parë lëvizjet
19/10/2026 - 21:47

Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço thotë se protesta ka organizim nga persona që drejtojnë turmën se cilat objekte duhet të sulmojnë dhe dhe të djegin.Ai tha se nuk...

Më shumëDetails

Haradinaj e quan Kurtin “sundimtar”: Protestuesve u dha gaz lotsjellës e dajak

Haradinaj: Nëse nuk ndërrohet qeveria Kurti, do të kemi “probleme” me administratën Trump
19/10/2026 - 21:39

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e atëhershëm të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, se kanë dhënë urdhër politik për ndërhyrjen e...

Më shumëDetails

Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin
19/10/2026 - 21:14

Ish-komandanti dhe veterani i UÇK-së, Nasim Haradinaj i ka reaguar gazetarit nga Shqipëria Arjan Konomit, i cili ky i fundit i ka krahasuar protestat në Tiranë me luftën...

Më shumëDetails

Mehmetaj: Më mirë vonë se kurrë, PDK-ja po e kupton se Ligji për Specialen mund të jetë antikushtetues

Mehmetaj: Më mirë vonë se kurrë, PDK-ja po e kupton se Ligji për Specialen mund të jetë antikushtetues
19/10/2026 - 21:12

Gazetari Lirim Mehmetaj  ka reaguar lidhur me qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës për Ligjin për Gjykatën Speciale, duke thënë se në këtë parti po e kuptojnë se...

Më shumëDetails

Arbëreshë Kryeziu-Hyseni: Fillimisht na thanë se ligji duhej të votohej, tani thonë se duhet të kthehet mbrapsht

Arbëreshë Kryeziu-Hyseni: Fillimisht na thanë se ligji duhej të votohej, tani thonë se duhet të kthehet mbrapsht
19/10/2026 - 20:59

Deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka bërë një reagim për ndryshimet e ligjit për Gjykatën Speciale, duke thënë se “fillimisht kërkuan që ligji të votohej, e tani thonë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Muharremi demanton statistikat e Qeverisë për çmimin e rrymës: 37% më e shtrenjtë

    Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Skandal në ordinancën “AL-DENT V” në Skenderaj: Pacienti gëlltit gjilpërën gjatë trajtimit stomatologjik

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    492 Shpërndaje
    Shpërndaje 197 Tweet 123
  • Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë