Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritjes së aktivitetit ekonomik dhe jo si rezultat i ngarkueshmërisë me taksa.
Hamza përmes nje postim në Facecook, ka thënë se “Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritjes së aktivitetit ekonomik, jo si rezultat i ngarkueshmërisë me taksa. Ligji për Tatimin në Pronë duhet të ndryshojë. Barra për bizneset, për qytetarët e Kosovës, nuk do të jetë ngarkesë e papërballueshme. Kosova mundet ma mirë” shkruan Hamza.
Postmi i plotë:
Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritjes së aktivitetit ekonomik, jo si rezultat i ngarkueshmërisë me taksa. Ligji për Tatimin në Pronë duhet të ndryshojë. Barra për bizneset, për qytetarët e Kosovës, nuk do të jetë ngarkesë e papërballueshme.
Kosova mundet ma mirë!