Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Faton Peci: Lumir Abdixhiku me plan kundër meje, nuk lejoj të më përlyejnë – do t’ia shpërfaq pafytyrësinë

24/11/2024 - 12:35
në Lajme
A A
Faton Peci: Lumir Abdixhiku me plan kundër meje, nuk lejoj të më përlyejnë – do t’ia shpërfaq pafytyrësinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri Faton Peci ka folur dhe për akuzat ndaj LDK-së, derisa ka thënë se beteja e tij është për ta mbrojtur dinjitetin e tij dhe tentativën që ta përlyejnë atë.

“Beteja ime është për ta mbrojtur dinjitetin, parimësinë, kauzat që unë i kam pasur në vazhdimësi, beteja ime është për t’u mbrojtur nga tentativat për të më përlyer si një figurë e korruptuar”, tha ministri në Blic Interview për Gazeta Blic.

“Mos harroni, arsyeja pse unë kam dalë prej LDK-së, kur unë jam bindur katërcipisht se LDK është subkontraktor i PDK-së. LDK ka konstruktu, ka konsumuar vepra penale për shkak se është pjesë e një mashtrimi dhe shtytje të mashtrimit për të denigruar dhe për të përbaltur personalitetin tim”, theksoi ai.Sipas tij, i gjithë plani kundër tij është i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Ky plan është prej kryetarit, Lumir Abdixhiku. Projekti për përbaltje, shpifje, mashtrim dhe shtytje të krjimit të një informacioni të rremë publik. Vepra penale është se njëri prej përfituesve të grantit që është asambleist prej Lipjanit, është telefonuar në vazhdimësi në telefon, i është bërë presion që të dalë publikisht dhe të thotë se grantin e ka përfituar duke dhënë ryshfet. Ai ka deklaruar se s’po mund të besojë se çfarë partie qenka LDK-ja. Kjo çështje do të qartësohet shpejt nëse Prokuroria dëshiron ta qartësojë. Atë e ka thirrur në telefon kryetari i të rinjve të LDK-së, që s’po ia di as emrin, që del të jetë dhe familjar i këtij asambleistit që ka përfituar me meritë”, u shpreh Peci.Ministri thotë se asambleisti e ka paraqitur rasti në ministri dhe ministria po merret me denoncim të rastit.

“Asambleisti na ka informuar neve, ne e denoncojmë rastin, ende nuk e kam bërë, kabineti po merret me këtë. Ne s’po bëjmë betejë politike, ne po e zbardhim të vërtetën, po shfaqim pafytyrësinë e Lumir Abdixhikut dhe të LDK-së”.

Ndërsa, sa i përket PDK-së, thotë se nuk është i ashpër me këtë parti, teksa thotë se me ta nuk dihet epilogu përfundimtar.

“Nuk jam i ashpër, jam konkret. Unë them që me PDK-në kur ki beteja dhe përplasje, e din kë e ke përballë sepse prej trimave, luftëtarëve, komandantëve, haraqexhive, fajdexhive, deri te ata që kanë dije e personalitet, e din me kë je, del përballë me ta dhe nuk e din cili është epilogu përfundimtar, ndërsa LDK-ja në mënyrën më finoke…22 vite kam punuar në LDK. Është tjetërsuar, unë nuk jam tjetërsuar, kam mundur në ecje e sipër t’i shoh disa iluzione të cilat i kam mbajtur një kohë të gjatë. Vjosa nuk është tjetërsuar, Vjosa, unë e shumë të tjerë nuk kemi pasur asnjë rrugëdalje dhe alternativë, konfrontimi parimor me LDK-në ka qenë tepër i ashpër, LDK na ka përjashtuar, s’kemi dalë ne prej LDK-së”, tha ministri Faton Peci.

JU REKOMANDOJMË

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë

Shpërthim në veri të Mitrovicës, policia jep detaje
19/10/2026 - 22:06

Një qytetar nga fshati Koretishtë i Novobërdës ka njoftuar Policinë pasi, duke kontrolluar gjërat e babait të tij të ndjerë, ka gjetur dy pistoleta, karikatorë dhe municion. Armët...

Më shumëDetails

Kush janë organizatorët e protestës? Karamuço: Makinave të policisë u kanë vendosur GPS për të parë lëvizjet

Kush janë organizatorët e protestës? Karamuço: Makinave të policisë u kanë vendosur GPS për të parë lëvizjet
19/10/2026 - 21:47

Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço thotë se protesta ka organizim nga persona që drejtojnë turmën se cilat objekte duhet të sulmojnë dhe dhe të djegin.Ai tha se nuk...

Më shumëDetails

Haradinaj e quan Kurtin “sundimtar”: Protestuesve u dha gaz lotsjellës e dajak

Haradinaj: Nëse nuk ndërrohet qeveria Kurti, do të kemi “probleme” me administratën Trump
19/10/2026 - 21:39

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e atëhershëm të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, se kanë dhënë urdhër politik për ndërhyrjen e...

Më shumëDetails

Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin
19/10/2026 - 21:14

Ish-komandanti dhe veterani i UÇK-së, Nasim Haradinaj i ka reaguar gazetarit nga Shqipëria Arjan Konomit, i cili ky i fundit i ka krahasuar protestat në Tiranë me luftën...

Më shumëDetails

Mehmetaj: Më mirë vonë se kurrë, PDK-ja po e kupton se Ligji për Specialen mund të jetë antikushtetues

Mehmetaj: Më mirë vonë se kurrë, PDK-ja po e kupton se Ligji për Specialen mund të jetë antikushtetues
19/10/2026 - 21:12

Gazetari Lirim Mehmetaj  ka reaguar lidhur me qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës për Ligjin për Gjykatën Speciale, duke thënë se në këtë parti po e kuptojnë se...

Më shumëDetails

Arbëreshë Kryeziu-Hyseni: Fillimisht na thanë se ligji duhej të votohej, tani thonë se duhet të kthehet mbrapsht

Arbëreshë Kryeziu-Hyseni: Fillimisht na thanë se ligji duhej të votohej, tani thonë se duhet të kthehet mbrapsht
19/10/2026 - 20:59

Deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka bërë një reagim për ndryshimet e ligjit për Gjykatën Speciale, duke thënë se “fillimisht kërkuan që ligji të votohej, e tani thonë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Muharremi demanton statistikat e Qeverisë për çmimin e rrymës: 37% më e shtrenjtë

    Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    491 Shpërndaje
    Shpërndaje 196 Tweet 123
  • Skandal në ordinancën “AL-DENT V” në Skenderaj: Pacienti gëlltit gjilpërën gjatë trajtimit stomatologjik

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë