Gresa dhe Arioni kanë pasur një diskutim të tensionuar.
Kjo pasi Arioni ngriti dilema, që Gresa mund të ketë pëlqim për Vullnetin, ai madje në një moment në festë, u shpreh i bindur për këtë gjë.
E derisa këtë mendim ia ka shprehur edhe Gresës, kjo e fundit i ka reaguar ashpër, teksa i tha ‘mos shpif’.
“A e din që na kqyrin miliona njerëz, dhe nuk dua që njerëzit të mendojnë që kam pëlqim ose ndjenja këtu brenda. Se unë absolutisht zero ndjenja kam për Vullnetin dhe të gjithë brenda, duhet të kesh kujdes për qasjen ndaj meje. Nuk mund të më akuzosh për diçka që nuk është”, u shpreh Gresa.
“Është mendimi im!”, ia ktheu Arioni me këmbëngulje.