Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Policia tregon armatimin dhe uniformat ushtarake që u gjenden dhe konfiskuan sot në Zubin Potok

03/12/2024 - 20:25
në Kryesore, Lajme
A A
Policia tregon armatimin dhe uniformat ushtarake që u gjenden dhe konfiskuan sot në Zubin Potok
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka gjetur armë, municion, antiplumb dhe pajisje të tjera ushtarake në një lokacion të Komunës së Zubin Potokut.

Sipas policisë ky armatim është gjetur në një kotec pule, të fshehura nën kashtë dhe në disa fuçi (bure) të mbushura me drithëra.

Postimi i plotë:

Vazhdojnë angazhimet policore në ruajtje të rendit kushtetues

Prishtinë, më 03 dhjetor 2024

Situata e sigurisë në nivel vendi vlerësohet e qetë, aktualisht një situatë e qetë vlerësohet edhe në veri të vendit, por siç e kemi bërë të ditur në vazhdimësi, në veri është një situatë e brishtë, e përcjellë me raste të natyrave të ndryshme kriminale, sikurse rasti i sulmit kriminal terrorist i ndodhur me 29.11.2024 ndaj infrastrukturës kritike në kanalin e ujit në Ibër Lepenc, të komunës së Zubin Potokut.
Angazhimet dhe masat shtesë të Policisë së Kosovës po vazhdojnë në veri të vendit, me qëllim që banorëve të asaj zone tu ofrohet siguri, të parandalohen aktet e mundshme kriminale e terroriste, akte këto si ky i fundit që ishte ndaj infrastrukturës kritike, dëmtimi i së cilës mund të kishte sjellë pasoja të mëdha për vendin, për termocentralet e po ashtu do të kishte lënë pa ujë të pijshëm shumë banorë të disa komunave, përfshirë edhe vet banorët në komunat në veri të vendit.
Sot me datën 03.12.2024, si rezultat i patrullimeve dhe angazhimeve nga njësite relevante policore, janë siguruar informacione se në një lokacion të komunës së Zubin Potokut, dyshohej se gjenden të fshehura armë, municion dhe pajisje të ndryshme ushtarake. Pas verifikimit të informacionit njësite policore kanë kryer kontrollin në objekte ndihmëse ku në një kotec pule, të fshehura nën kashtë dhe në disa fuçi (bure) të mbushura me drithëra u zbuluan disa qese me armë, municion, antiplumb dhe pajisje të tjera ushtarake, të cilat janë sekuestruar si dëshmi dhe prova materiale, e që janë si në vijim:

• Një armë AK-47 e demontuar.
• Shtatë karikatorë për AK-47 me nga 30 fishekë, 12 fishekë dhe të zbrazët.
• Pjesë të ndryshme për armë me një kuti plastike.
• Municion të kalibrave të ndryshëm.
• Një helmetë ushtarake.
• Dhjetë rripa për uniforma ushtarake.
• Një kapelë ushtarake.
• Dy çantë ushtarake.
• Një shall kamuflazhi për snajper.
• Një këllëf ushtarak për karikator të armës së gjatë.
• Disa jelekë taktikë ushtarakë, prodhim kinez.
• Disa uniforma, xhaketa, këmisha, pantallona, rripa dhe kapela ushtarake me emblema e mbishkrime të llojeve të ndryshme, përfshirë ato ruse etj.

Të gjitha veprimet e mëtejme do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente.

Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar që të angazhohet në ruajtjen e rendit kushtetues dhe njëherit siguron qytetarët pa dallim se këto masa janë ndërmarrë në interes të sigurisë së tyre, parandalimit të akteve kriminale, ruajtjes së pronës publike dhe asaj private, si dhe sjelljes së personave të dyshuar para organeve të drejtësisë, në mënyrë që qytetarët e asaj zone të kenë një jetë më të qetë e më të sigurt.

Luten qytetarët që të vazhdojnë bashkëpunimin me Policinë e Kosovës e cila është në shërbim të tyre dhe për çfarëdo informate që ndërlidhet me sigurinë ta njoftojnë Policinë, në mënyrë anonime duke përdorur numrat kontaktues: 192, 080019999, 038 550 999 dhe në [email protected]

JU REKOMANDOJMË

Kushtet e vështira të punës, pagat e ulëta e sigurimi shëndetësor, sfidat kryesore të Policisë së Kosovës

Orë dore për policët e pensionuar, Policia e Kosovës hap tender 95 mijë euro për rekuizita ceremoniale
10/05/2026 - 09:47

Pagat e ulëta, mungesa e pajisjeve bazike dhe kushtet e vështira të punës po vazhdojnë të jenë sfidë për zyrtarët policorë në Kosovë, ndërsa dorëheqjet nga Policia e...

Më shumëDetails

MINT publikon çmimet e derivateve, kaq po kushton nafta, benzina e gasi sot

Ministria publikon çmimet tavan të derivateve- kaq do shitet sot nafta në Kosovë
10/05/2026 - 09:27

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë përcaktimin e çmimit të derivateve për dy ditëve të ardhshme, më 10 dhe 11 maj. Gjatë këtyre ditëve një...

Më shumëDetails

Zhduket një person, gruaja e tij lajmëron rastin në Polici

Zhduket një person në Ferizaj
10/05/2026 - 09:15

Një person është zhdukur në Gjakovë. Policia njofton se bashkëshortja e viktimës e ka raportuar zhdukjen e burrit në polici. “Gjakovë / 08.05.2026 – 19:30. Me 09.05.2026 raportohet...

Më shumëDetails

Bëhen “kërrsh” për një pronë vëllezërit në Mitrovicë, dërgohen në mbajtje

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
10/05/2026 - 09:03

Si pasojë e një mosmarrëveshjeje lidhur me një kontest pronësor, dy vëllezër janë përleshur mes vete dje në Mitrovicë, transmeton Gazeta Online Veriu.info. Siç thuhet në raportin 24...

Më shumëDetails

Arrestohet një person në Prishtinë pasi dyshohet se sulmoi vëllain që nuk e lejoi të voziste në gjendje të dehur

Dyshohet se hyri ilegalisht në Kosovë, arrestohet serbi në Leposaviq
10/05/2026 - 08:50

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për dhunë në familje, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllain e tij. Sipas raportit të Policia e Kosovës, rasti...

Më shumëDetails

Maliqi thotë se pas zgjedhjeve vendi mund të përballet sërish me nevojën për konsensus

Maliqi: Një Serbi nën ndikimin dhe varësinë prej NATO-s dhe BE-së është mbi të gjitha në interes të Kosovës
10/05/2026 - 08:21

Opinionisti Agon Maliqi në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ka vlerësuar se pas zgjedhjeve vendi mund të përballet sërish me nevojën për konsensus politik, sidomos për zgjedhjen...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Këto figura të fuqishme të LDK-së munguan në mbledhjen e sotme të KP-së – A është ky mesazh për Abdixhikun?

    Ekskluzive: Këto figura të fuqishme të LDK-së munguan në mbledhjen e sotme të KP-së – A është ky mesazh për Abdixhikun?

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Kjo është e dashura 50-vjeçare e Romeo Veshajt?

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Rikthehet Vildane Zeneli, sjell foto provokuese (Foto 16+)

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Mos e përsërisni gabimin”, Ramiz Lladrovci me mesazh për Kryesinë e PDK-së për Fatmir Limajn

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Mungesa e Hotit dhe Hykmete Bajramit në mbledhjen e këshillit, deklarohet Lumir Abdixhiku

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë