Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prishja me shefin? Aliu s’përfshihet në listën e LVV-së, s’shkoi as në parti kur Kurti u zgjodh kandidat për kryeministër

12/12/2024 - 15:32
në Kryesore, Lajme
A A
Prishja me shefin? Aliu s’përfshihet në listën e LVV-së, s’shkoi as në parti kur Kurti u zgjodh kandidat për kryeministër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dy bashkëpunëtorë që ishin angazhuar fort, pa hequr dorë as nga elementet e dhunës për të ardhur në pushtet së bashku me lëvizjen e tyre, nuk do të jenë më në të njëjtën listë zgjedhore pas mandatit të parë të plotë në Qeveri. Liburn Aliu nuk është përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë, të cilës i prinë Albin Kurti, e me të cilën Vetëvendosje do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosje priti deri në mesnatë – kur do të skadonte afati i zgjatur për disa orë – për ta publikuar listën me kandidatët e saj për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, të cilën e kishte dorëzuar paraprakisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi mungon në këtë listë, ashtu siç nuk ishte përfshirë as në listën e kaluar në zgjedhjet e fundit parlamentare të 14 shkurtit 2021.

Mungesa e Liburn Aliut, ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, një bashkëpunëtori besnik të Albin Kurtit për vite e vite me radhë, në fakt, është më e vërejtshmja aty.

Në listën prej 110 kandidateve me të cilën kryeministri kërkon edhe një mandat qeverisës nuk u përfshi njeriu qe i qëndroi përkrah gjatë gjithë kohës në opozitë, pa hequr dorë as nga elemente të dhunës në përpjekjen relativisht të gjatë që e patën së bashku për ta rritur lëvizjen rebele deri në një forcë drejtuese të vendit që do të lundronte në një det goxha të trazuar kur ata erdhën në pushtet.

Në atë anije nuk qëndrom më Aliu, i cili nuk e shpërndau “listën e fitores” dhe nuk komentoi asgjë në rrjetet sociale, për dallim prej pothuajse të gjithë bashkpartiakëve të tij, përfshirë atyre që nuk u përfshinë në listën e kandidatëve – si Bislimi, për shembull.

Aliu ishte në mesin e 10 kandidatëve më të votuar të LVV-së në zgjedhjet e fundit, duke marrë 22 mijë e 520 vota.

Ai nuk u pa as në një mbledhje të partisë të dielën, në të cilën Kurti u zgjodh kandidat i LVV-së për kryeministër.

Ka më shumë kohë se aq që përflitet për një prishje të marrëdhënieve ndërmjet tyre dhe kjo nuk është mohuar qartazi.

Madje në një rast, mosmarrëveshja ndërmjet Kurtit dhe Aliut u bë publike kur ky i fundit kritikoi qasjen udhëzuese të shefit të tij të partisë ndërsa e konsideronte “gabim” që “duhet të rregullohet sa më parë” vendimin për ta mbështetur publikisht një parti të caktuar në zgjedhjet lokale në Luginën e Preshevës.

“Pavarësisht orientimit dhe simpatisë personale, po mendoj se kjo ka qenë gabim dhe veprim i gabueshëm… Ky ka qenë gabim dhe ky duhet të rregullohet sa më parë”, deklaronte ministri.

Kurti i përgjigjej atij, duke ia kujtuar se kryeministri flet edhe se kush duhet mbështetur edhe në BE e SHBA, “e lëre më në Ulqin e Preshevë”.

“Lëvizja Vetëvendosje e ka qëndrimin e qartë dhe i merr vendimet në organet e veta. Ne e kemi mbështetur edhe Shaip Kamberin në zgjedhjet parlamentare. Aty nuk ka qenë vetëm një bllok, kanë qenë dy blloqe, dhe ne jemi përcaktuar për ta mbështetur aso kohe bllokun të cilit i ka prirë Shaip Kamberi”, thoshte ai para gazetarëve më 2 qershor, kur i kërkohej një koment për deklaratën e Aliut.

“Unë jam kryeministër i Republikës, por njëkohësisht edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje. Ju e dini që unë flas publikisht se kush duhet mbështetur edhe në Bashkimin Evropian e në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e lëre më në Ulqin e Preshevë”, shprehej Kurti.

Agim Bahtiri është një nga ‘risitë’ në listën e kandidatëve të LVV-së për deputetë këtë herë. Ai ishte larguar nga drejtimi i Mitrovicës së Jugut pasi i kishte humbur zgjedhjet lokale të nëntorit të vitit 2021 në garën kundër Bedri Hamzës, aktualisht kryetar i kësaj komune dhe kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër.

Këngëtarja Edona Llalloshi dhe trajneri i futbollit Bylbyl Sokoli janë dy emra të tjerë që bëjnë pjesë në listën e kandidatëve që kjo parti e dorëzoi në KQZ.

JU REKOMANDOJMË

Limaj shpërthen ndaj atyre që e ofenduan Muriqin: Çdo shtëpi e ka “berllogun” e vet

Limaj shpërthen ndaj atyre që e ofenduan Muriqin: Çdo shtëpi e ka “berllogun” e vet
01/04/2026 - 22:24

Kreu i  NISMAS-s, Fatmir Limaj ka reaguar pas ofendimeve ndaj sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, duke i dalë në mbështetje publike.< Ai kritikoi ashpër gjuhën fyese...

Më shumëDetails

Kryeministri Albin Kurti mesazh Kombëtares së Kosovës: Ju lutem t’i qëndroni fort rrugëtimit drejt Kampionatit Evropian

Kryeministri Albin Kurti mesazh Kombëtares së Kosovës: Ju lutem t’i qëndroni fort rrugëtimit drejt Kampionatit Evropian
01/04/2026 - 22:03

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka drejtuar një letër presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përmes së cilës ka shprehur mirënjohje dhe...

Më shumëDetails

Tahiri i PDK-së qasjen e Kurtit rreth presidentit e sheh si dëshmi që vendi po shkon në zgjedhje të reja

Tahiri i PDK-së qasjen e Kurtit rreth presidentit e sheh si dëshmi që vendi po shkon në zgjedhje të reja
01/04/2026 - 21:44

“Sa e shoh klimën dhe qasjen e zotit Kurti, mendoj që vendi ka me shku në zgjedhje” Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kritikuar zvarritjen...

Më shumëDetails

Skandali 1.6 milionësh në KEK: Biznesmeni e zyrtari kurdisën në kafene tenderin e madh

Skandali 1.6 milionësh në KEK: Biznesmeni e zyrtari kurdisën në kafene tenderin e madh
01/04/2026 - 21:39

Tre zyrtarë të lartë të KEK-ut kanë përfunduar me aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me një tender 1.6 milionësh për shitjen e qymyrit. Prokuroria pretendon se...

Më shumëDetails

Deputeti i LDK ka një kërkesë për deputetet e Kuvendit – pagën e 13 ta ndajmë për fëmijët me autizëm

Deputeti i LDK ka një kërkesë për deputetet e Kuvendit – pagën e 13 ta ndajmë për fëmijët me autizëm
01/04/2026 - 21:06

Deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës, Ermal Sadiku, ka bërë një thirrje publike për kolegët e tij në Kuvend që të kontribuojnë financiarisht për fëmijët me autizëm. Në...

Më shumëDetails

Ky është polici i arrestuar për lëndim të rëndë trupor në Prishtinë

IPK: Polici dyshohet se aksidentalisht plagosi 16-vjeçarin me armë zyrtare në kokë, rasti ndodhi në shtëpinë e të dyshuarit
01/04/2026 - 20:33

Një zyrtar policor është arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës lidhur me një incident të rëndë që ka ndodhur pas mesnatës në Prishtinë. Sic raporton Sinjali polici i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali 1.6 milionësh në KEK: Biznesmeni e zyrtari kurdisën në kafene tenderin e madh

    Skandali 1.6 milionësh në KEK: Biznesmeni e zyrtari kurdisën në kafene tenderin e madh

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Muriqi nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kosova humb, komentatori nga ky shtet gëzohet për Turqinë sikur të ishte kombëtarja e tij [VIDEO]

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Bie çmimi i naftës e rriten tregjet e aksioneve

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Deklarohet Foda, kjo do të jetë e ardhmja e tij pas eliminimit nga Kupa e Botës

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë