Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

105 kërkesa për falje nga të burgosurit, një pret faljen nga presidentja Osmani, 16 të tjera në shqyrtim

07/01/2025 - 08:57
në Kryesore, Lajme
A A
105 kërkesa për falje nga të burgosurit, një pret faljen nga presidentja Osmani, 16 të tjera në shqyrtim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Është viti i katërt që presidentja Vjosa Osmani nuk është duke e shfrytëzuar të drejtën e saj kushtetuese që t’i fal të burgosurit, pavarësisht numri i kërkesave për falje në vitin 2024 ka arritur 105 kërkesa për falje.

Por, nga presidenca për EO kanë bërë të ditur se këtë vit Komisioni për Falje ka rekomanduar për falje një të dënuar, dhe ky rekomandim është në procedurë të shqyrtimit nga Presidenca.

Ndërsa, gjithsej janë shqyrtuar tetëdhjetë e nëntë kërkesa për falje të personave të dënuar, ndërsa gjashtëmbëdhjetë prej tyre janë në pritje të shqyrtimit nga Komisioni, pas kompletimit të tyre me informata shtesë.

Përfaqësues të drejtësisë dhe organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, thonë se pavarësisht që presidentja ka mundësi që të fal ose jo të burgosurit, mos faljen e tyre e konsiderojnë si një shkelje të të drejtave të njeriut.

Avokati Xhevdet Smakiqi, tha se mungesa e faljeve për katër vite është një keqpërdorim i diskrecionit presidencial.

Sipas tij, praktika e faljeve është një element i rëndësishëm i demokracive perëndimore, që ndihmon në rehabilitimin e të dënuarve.

“Është e çuditshme në një shtet demokratik siç pretendon dhe është Kosova me Kushtetutën e saj dhe ne duhet të zbatojmë praktikat më të mira të shteteve demokratike perëndimore. Ju e keni parë që edhe Joe Biden dhe plot shtete ku presidentët në fund të vitit, apo për ndonjë festë kombëtare zakonisht e përdorin institutin e drejtës penale që është falja, pra në mënyrë individuale të presidenteve të shteteve përfshirë edhe Vjosa Osmanin ka diskrecion. Por, nuk mund të quhet diskrecion apo keqpërdorim të diskrecionit, kemi të bëjmë me një keqpërdorim të diskrecionit të presidentes e cila për katër vite nuk e ka aprovuar as një rekomandim të Komisioneve të cilët ekzistojnë një varg kërkesash dhe kushtesh të cilat përmbushen”, ka thënë ai.

Sipas Smakiqit, për një periudhë katërvjeçare, presidentja Osmani nuk ka pranuar asnjë rekomandim për falje, duke e cilësuar këtë si një shkelje të mundshme të të drejtave të njeriut.

Ai tha se është e dhimbshme mos falja e të dënuarve duke marr parasysh që vetë Osmani është juriste.

“Unë e konsideroj këtë si pjesë të karakterit të Vjosa Osmanit dhe është e dhimbshme se ajo është edhe vetë juriste. Mbi këtë bazë çuditem se çfarë etike profesionale mund të ketë një presidente e cila për katër vite rresht nuk fal sepse falja nuk nënkupton që t’i po ndërhynë në sistemin e drejtësisë, por nënkuptim një vullnet të mirë dhe një praktikë demokratike, në një shtet ku nuk do të thotë të lirohen të burgosurit, por për shembull t’i falen disa vite, ti falen disa muaj, ata që janë në fund dënimit që kanë sjelle të mira që nuk janë në komisione disiplinore të SHKK-së. Pra’ ata të cilët në një farë mënyre janë përgatitur të kthehen shoqërisë, presidentja nuk po ja jep këtë mundësi dhe unë e konsideroj edhe shkelje të të drejtave të njeriut dhe kjo do të pasqyrohet edhe në raportin e progresit të organizatave të tjera për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, ka thënë ai.

Drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), Behxhet Shala, e cilësoi këtë situatë si të paprecedentë, duke e krahasuar me sisteme diktatoriale.

Shala ka theksuar se mungesa e faljeve mund të ndikojë negativisht në motivimin e të burgosurve për t’u sjellë mirë dhe ka pasur gjithashtu shqetësime se ky veprim do të ketë pasoja për reputacionin e vendit.

“Nuk ka ndodh në historinë jo vetëm të Kosovës por edhe në shtet diktatoriale fashiste që nuk ka pasur falje, i ke parë kohën e fundit para një viti sa ka përfituar Shqipëri të burgosurit, edhe Biden ka falur një numër të madh të dënuarve, në mesin e tyre edhe një shqiptar i akuzuar për trafikim me narkotik. Që tek ne nuk hynë as në listë për falje. Ne mendoj se ajo po e shpërdor një të drejtë kushtetuese sikurse që po e shpërdor sjelljen e mirë të burgosurve, sepse nuk mund të motivohen të burgosurit që të sillen mirë në qoftë se nuk ka falje. Në anën tjetër po e vënë në pozitë shumë të rëndë Shërbimin Korrektues të Kosovës që punon shumë me të burgosur. Dhe e treta nuk është normale, këtë vit janë vetëm 94 kërkesa dhe më herët kanë qenë 400-500, të mos të gjendet as një burgosur i vetëm i cili e meriton faljen”, ka thënë ai.

Shala ka thënë se është për tu çuditur edhe fakti se si vetë presidentja ka krijuar Komisionin, i cili i trajton kërkesat e të burgosurve për falje dhe se nuk i merr parasysh ato rekomandime të Komisionit.

Shala ka përmendur edhe disa raste të të burgosurve që do të duhej të liroheshin.

“Me këtë presidentja po e krijon një perceptim që Kosova është shoqëri kriminale dhe nuk mund të falet as kush, është një porosi e keqe edhe për vendim edhe për jashtë. Vetë presidentja e formon një Komision ad hoc i cili i trajton kërkesat të burgosurve, ata anëtar paguhen prej buxheti të Kosovës edhe në fund i vije puna që vetë presidentja nuk po i beson atij Komision që vetë e ka themeluar i cili ja dërgon presidentes një listë të ngushtë për ata që e meritojnë që të falen. Kjo do ta përfundoj mandatin thuaj pa falur as një të burgosur, për ne është e pa kuptueshëm. Edhe ne që punojmë gjatë me të burgosur e kemi të qartë se kush e meriton të falen. Kemi raste në mesin e femrave për shembull shtatëzëna e dënuar për trafik, e burgosur me kancer shtetase e Serbisë e dënuar në Kosovë që vetëm është barrë për burgjet dhe buxhetin e Kosovës dhe nuk e sheh as një arsye që ajo të fal. Është e pa kuptueshëm edhe ne nuk kemi përgjigje për këtë veprim të presidentes”, ka thënë ai.

BNga Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes një përgjigje me shkrim për EO kanë thënë se gjatë vitit 2024 ka pranuar 94 kërkesa për falje, por që asnjëra nuk është miratuar nga Presidentja.

“Gjatë viti kemi pranuar gjithsej 94 kërkesa për falje nga personat e dënuar. Deri më tani, kur në pozitën e Presidentes ka qenë znj. Vjosa Osmani, nuk kemi pranuar asnjë dekret për falje nga Zyra e Presidentes”, thuhet në përgjigjen e SHKK-së.

Nga Presidenca në një përgjigje me shkrim kanë thënë se një rast janë duke e shqyrtuar.

Bekim Kupina, Këshilltar për Media në Presidencë ka thënë se deri tani janë shqyrtuar tetëdhjetë e nëntë kërkesa për falje të personave të dënuar, ndërsa gjashtëmbëdhjetë prej tyre janë në pritje të shqyrtimit nga Komisioni, pas kompletimit të tyre me informata shtesë.

“Gjatë vitit 2024 janë pranuar njëqind e pesë (105) kërkesa për falje të personave të dënuar të cilat janë duke u shqyrtuar nga Komisioni për Falje. Deri tani janë shqyrtuar tetëdhjetë e nëntë (89) kërkesa për falje të personave të dënuar, ndërsa gjashtëmbëdhjetë (16) prej tyre janë në pritje të shqyrtimit nga Komisioni, pas kompletimit të tyre me informata shtesë. Këtë vit Komisioni për Falje ka rekomanduar për falje një (1) të dënuar, dhe ky rekomandim është në procedurë të shqyrtimit nga Presidenca”, ka thënë Kupina.

JU REKOMANDOJMË

Kodi Civil do të shkojë në qeveri më 15 nëntor, deputeti i PDK-së: E paska vendosë me ju nderu shpejt me ligje, veç bëhuni gati

Rrahmani i bashkohet Korenicës: Nuk do të marr pjesë në asnjë votim pa u kthyer vajza në shkollë
10/10/2026 - 12:16

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka ironizuar me Projekt-Kodin Civil. Rrahmani tha se Kodi Civil do të dërgohet në Qeveri më 15 nëntor, përmes të cilit do të...

Më shumëDetails

FOTO/ SHKK parandalon futjen e një pakoje me narkotikë në burgun e Dubravës

Sot bëhen homazhe në Burgun e Dubravës
10/10/2026 - 12:04

Shërbimi Korrektues i Kosovës tha se ajo pako u gjet rreth orës 02:35, gjatë kontrolleve të rregullta të sigurisë. “Zyrtarët korrektues kanë gjetur një pako të dyshimtë brenda...

Më shumëDetails

Ndahet nga jeta polici Afrim Syla, Sindikata shpreh ngushëllime

Ndahet nga jeta polici Afrim Syla, Sindikata shpreh ngushëllime
10/10/2026 - 11:51

Është ndarë nga jeta punonjësi policor Afrim Syla. Me këtë rast, Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit, miqtë dhe kolegët e tij....

Më shumëDetails

Kurti urohet nga homologu hungarez: Të përkushtuar ta mbështesim Kosovën drejt integrimit evropian

Kurti urohet nga homologu hungarez: Të përkushtuar ta mbështesim Kosovën drejt integrimit evropian
10/10/2026 - 11:38

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten pasdite, nëpërmjet ambasadorit Laszlo Istvan Dux, pranoi letër urimi nga kryeministri i Hungarisë Pater Magyar, për mandatin e ri qeverisës. “Dua...

Më shumëDetails

SHKK thotë se kanë parandaluar futjen e një pakoje me 87 gramë narkotikë në burgun e Dubravës

SHKK thotë se kanë parandaluar futjen e një pakoje me 87 gramë narkotikë në burgun e Dubravës
10/10/2026 - 11:01

Shërbimi Korrektues i Kosovës tha se ajo pako u gjet rreth orës 02:35, gjatë kontrolleve të rregullta të sigurisë. “Zyrtarët korrektues kanë gjetur një pako të dyshimtë brenda...

Më shumëDetails

Kriza politike la Kosovën prapa në reforma, rrezikohen mbi 100 milionë euro

Kriza politike la Kosovën prapa në reforma, rrezikohen mbi 100 milionë euro
10/10/2026 - 10:42

Pas zgjedhjes së presidentes së re dhe funksionalizimit të të gjitha institucioneve, Kuvendit e Qeverisë po u kërkohet që tani të përqendrohen në përmbushjen e reformave për Planin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    278 Shpërndaje
    Shpërndaje 111 Tweet 70
  • Pezullohet nga puna zyrtari komunal që dyshohet se kërcënoi kryetarin Thaçi (Dokument)

    171 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Ky është çifti i përfshirë në tragjedinë në Gjilan, burri dyshohet se vrau bashkëshorten dhe vëllanë e saj

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Dalin pamjet nga Livoqi i Gjilanit, vendi ku dyshohet se ka ndodhur një vrasje

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë