Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

McGregor në telashe të mëdha, akuzohet për sulm seksual

16/01/2025 - 11:52
në Sport
A A
McGregor në telashe të mëdha, akuzohet për sulm seksual
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Jeta e Conor McGregor jashtë kafazit nuk ka qenë asnjëherë e lehtë e as e qetë.

Legjenda e arteve të përziera marciale është paditur nga një grua, me akuzën se i kishte bërë sulm seksual.

Gjithçka ka qit në dritë gjiganti britanik i mediave “The Guardian”, sipas të së cilit, britaniku akuzohet se këtë veprim e kishte bërë pas ndeshjes finale të NBA-së më 9 qershor të vitit 2023 në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Padia është dorëzuar para dy ditësh në gjykatën e qarkut në Florida, ndërsa gruaja në fjalë pretendon se ishte sulmuar seksualisht në një tualet pas ndeshjes finale të NBA-së mes Miami Heat dhe Denver Nuggets.

Pjesë e padisë është edhe klubi i Miamit, si organizator i ndeshjes, por edhe palestra ku u luajt ndeshja, ndërsa në padi thuhet se yllit të MMA-së i ishte shërbyer alkool nga stafi i arenës, ndonëse ishte e dukshme se ai tashmë ishte i dehur.

Me këtë rast, McGregor akuzohet për sulm seksual, kurse “Kayesa Center” për neglizhencë dhe dështim për ta siguruar ambientin e sigurt.

Në bazë të padisë, “viktima” tha se një bashkëpunëtor e kishte dërguar atë me forcë në tualet tek sportisti irlandez, ndërsa më pas McGregor ishte munduar që me dhunë të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Ky rast ishte raportuar në Policinë e Miamit po atë vit, më saktësisht dy ditë pasi kishte ndodhur, më 11 qershor 2023.

McGregor i ka mohuar akuzat, ndërsa në padi kërkohet një dëmshpërblim prej 75 mijë dollarësh.

Ai ishte treguar mjaft problematik pasi në të njëjtën natë, paraprakisht e kishte shkaktuar një tjetër incident duke e grushtuar maskotën e Miami Heat, të cilit i kishte shkaktuar edhe lëndime fizike.

McGregor ka shkaktuar gjithmonë probleme dhe është dënuar e gjobitur disa herë.

Përkundër sukseseve të jashtëzakonshme në MMS, McGregor është shembulli më i keq i një sportisti jashtë kafazit. /Gazeta Express

JU REKOMANDOJMË

Jasir Asani lë pas Cristiano Ronaldon me statistika

Jasir Asani lë pas Cristiano Ronaldon me statistika
06/11/2026 - 19:02

Jasir Asani po kalon një periudhë fantastike në futbollin aziatik, ku ka arritur të lërë pas edhe një prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror, Cristiano Ronaldon....

Më shumëDetails

Interi synon përforcimin e mbrojtjes me yllin e Crystal Palace, Chivu e pëlqen shumë amerikanin

Interi synon përforcimin e mbrojtjes me yllin e Crystal Palace, Chivu e pëlqen shumë amerikanin
06/11/2026 - 19:00

Interi po shqyrton transferimin e Chris Richardsit nga Crystal Palace, me mbrojtësin amerikan që është një nga lojtarët e preferuar të trajnerit Cristian Chivu. Zikaltërit synojnë ta përforcojnë...

Më shumëDetails

Shqipëria publikon listën për dy ndeshjet e nëntorit

Shqipëria publikon listën për dy ndeshjet e nëntorit
06/11/2026 - 14:26

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit të Grupit C1 në UEFA Nations League, ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë. Trajneri i kuqezinjve, Rolando Maran, ka publikuar listën...

Më shumëDetails

Kosova i merr Suedisë mbrojësin e supertalentuar

Kosova i merr Suedisë mbrojësin e supertalentuar
06/11/2026 - 14:11

Bleon Kurtulus është ardhja e re e Kosovës. Mbrojtësi 19 vjeçar ishte pjesë e grupmoshave të Suedisë, por që tani ka vendosur përfaqësimin e Kosovës. Kurtulus aktivizohet te...

Më shumëDetails

Pas nëntë vitesh me kuqezinjtë, Ivan Balliu i jep fund karrierës me Kombëtaren shqiptare

Pas nëntë vitesh me kuqezinjtë, Ivan Balliu i jep fund karrierës me Kombëtaren shqiptare
06/11/2026 - 14:00

Mbrojtësi i djathtë, Ivan Balliu, ka vendosur t’i japë fund aventurës së tij me Kombëtaren shqiptare, pas nëntë vitesh të kaluara me fanellën kuqezi. Futbollisti 34-vjeçar largohet nga...

Më shumëDetails

Policia zbulon shkakun e vdekjes së futbollistit 26-vjeçar

Policia zbulon shkakun e vdekjes së futbollistit 26-vjeçar
06/11/2026 - 10:42

Policia angleze ka konfirmuar shkakun e vdekjes së futbollistit Ezekiel Williams, i cili ndërroi jetë në moshën 26-vjeçare pas një incidenti të ndodhur të dielën në Milton Keynes....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    214 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54
  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Del emri i punonjësit të bankës që dyshohet se hyri në llogarinë e Përparim Ramës

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • Nora Istrefi blen këpucë me çmim marramendës

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë