Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

17 vjet shtet, Osmani: Liria jonë s’ishte e dhuruar, ajo u fitua me gjakun e bijve dhe bijave të këtij vendi

17/02/2025 - 19:13
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
17 vjet shtet, Osmani: Liria jonë s’ishte e dhuruar, ajo u fitua me gjakun e bijve dhe bijave të këtij vendi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar sërish qytetarët me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në pritjen shtetërore të organizuar nga ajo, kryekuvendari dhe kryeministri.

Ajo tha se 17 shkurti i vitit 2008 ndryshoi fatin e Kosovës përgjithmonë dhe theksoi se kjo ditë tashmë shënohet si dita më domethënëse në historinë e shtetit tonë.

“Para 17 viteve, populli i Kosovës realizoi një ëndërr shekullore të brezave të tërë. Një amanet që e mbajmë me përkushtim çdo ditë. Sot në çdo rrugë dhe çdo shesh, në çdo shtëpi dhe familje, triumfon dashuria për Kosovën. Kjo dashuri na mban të fortë. Para 17 vjetësh në këtë tokë të bekuar, Kosova i tha gjithë botës se do të jetë përherë e lirë, e pavarur dhe sovrane. Liria jonë s’ishte e dhuruar, ajo u fitua me gjakun e bijve dhe bijave, trimave guximtar të këtij vendi. Kujtimi për secilin dëshmor të UÇK-së e secilin martir të lirisë është përjetësisht i gdhendur në themelet e Republikës sonë”, u shpreh e para e vendit.

Presidentja si gjithmonë, nuk harroi të flasë edhe për aleatët të cilët i qëndruan pranë Kosovës.

“Le ta mbajmë lart flamurin dhe le ta dëshmojmë para botës se Kosova është do të mbetet histori suksesi, dritë shprese dhe forcë e pathyeshme. Lavdi atyre që dhanë gjithçka për këtë ditë, populli i saj dhe aleatët tonë”.

Poashtu, Osmani ka falënderuar edhe fëmijët që erdhën nga katër komunat e veriut të Kosovës.

“Ata erdhën nga fshatrat më të thella në veri të Kosovës. Kënduan këtu himnin e Republikës së Kosovës”, u shpreh presidentja

JU REKOMANDOJMË

Numërimi i votave me postë shkon mbi 25%, VV e para, LDK performon më mirë se PDK e AAK

Numërimi i votave me postë shkon mbi 25%, VV e para, LDK performon më mirë se PDK e AAK
13/06/2026 - 17:03

Në QNR është duke vazhduar numërimi i votave me postë. Tashmë janë numëruar mbi 26 %, dhe sipas votave të evidentuara në faqen e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje prinë...

Më shumëDetails

Numërimi i votave me postë ende në fazë të hershme, Cakolli jep projeksionet e mandateve

Cakolli: Kur dorëhiqesh nga ekzekutivi s’ka vend për të qëndruar në objekt, e lëre më për të votuar borde
13/06/2026 - 16:44

Eugen Cakolli nga DnV-ja ka deklaruar se nga 85,790 zarfe me postë të pranuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më tani janë shqyrtuar mbi 60 mijë, ndërsa...

Më shumëDetails

Numërohen mbi 14% të votave me postë – VV’ja e para me rreth 63%, LDK e dyta me 20%, AAK 9%, PDK 4%

Numërohen mbi 14% të votave me postë – VV’ja e para me rreth 63%, LDK e dyta me 20%, AAK 9%, PDK 4%
13/06/2026 - 16:19

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se tashmë janë numëruar 14,04% e votave me postë. Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje po prinë si parti e parë me 63.67%...

Më shumëDetails

Gani Geci së bashku me dy vajzat e tij viziton Sali Berishën pas heqjes së ‘Non Grata-s’ nga SHBA-të!

Gani Geci së bashku me dy vajzat e tij viziton Sali Berishën pas heqjes së ‘Non Grata-s’ nga SHBA-të!
13/06/2026 - 15:48

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, njoftoi dy ditë më parë heqjen e ‘Non-Grata-s’ nga SHBA-të. E ditën e sotme i njëjti është vizituar nga Gani...

Më shumëDetails

“Marre, marrëveshje skandaloze”, Qytetarët kritikojnë RTK-në për mostransmetimin e plotë të Botërorit 2026

“Marre, marrëveshje skandaloze”, Qytetarët kritikojnë RTK-në për mostransmetimin e plotë të Botërorit 2026
13/06/2026 - 15:43

Vendimi për mënyrën e transmetimit të Kampionatit Botëror 2026 në Kosovë ka nxitur reagime të shumta nga qytetarët, pasi një pjesë e madhe e ndeshjeve do të jenë...

Më shumëDetails

Ndryshojnë hyrje-daljet te rrethi “Dukagjini”, Rama bën thirrje për kujdes

Ndryshojnë hyrje-daljet te rrethi “Dukagjini”, Rama bën thirrje për kujdes
13/06/2026 - 15:08

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se me hapjen për qarkullim të unazës së brendshme do të ndryshojnë edhe kahjet e hyrje-daljeve nga rrethi “Dukagjini” në drejtim...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vjen lajmi i shumëpritur nga të gjithë: Hekuran Murati tregon ditën e saktë kur pritet të ekzekutohen shtesat prej 100 për sektorin privat

    Vjen lajmi i shumëpritur nga të gjithë: Hekuran Murati tregon ditën e saktë kur pritet të ekzekutohen shtesat prej 100 për sektorin privat

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    566 Shpërndaje
    Shpërndaje 226 Tweet 142
  • Votat e diasporës: Kush po merr më shumë, ky është linku për rezultate

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Numërimi i votave me postë ende në fazë të hershme, Cakolli jep projeksionet e mandateve

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • KQZ: VV-ja mbi 12 mijë vota në ambasada, janë numëruar 68%

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë