Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Abdixhiku: Fuqizimi i gruas është garanci për një Kosovë më të drejtë, barabartë e të zhvilluar

08/03/2025 - 10:39
në Kryesore, Lajme
A A
Abdixhiku: Fuqizimi i gruas është garanci për një Kosovë më të drejtë, barabartë e të zhvilluar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me rastin e 8 Marsit, ka uruar të gjitha vajzat dhe gratë në ditën e tyre.Përmes një mesazhi, Abdixhiku shpreh mirënjohje dhe respekt ndaj të gjitha grave, i cili thotë se ato me punën, përkushtimin dhe sakrificën e tyre lartësojnë vlerat më të mira të shoqërisë.
“Sot, kujtojmë përpjekjet e mëdha të tyre për barazi, drejtësi dhe paqe. Rikujtojmë po ashtu rolin dhe kontributin e të gjitha grave në kohërat më të rënda të vendit tonë, duke qenë kështu pjesë e të gjitha proceseve të themelimit dhe ndërtimit të shtetit tonë, e barabartë në përgjegjësitë dhe kontributin e saj. Ndërsa sot, ato janë bartëse e shumë ndryshimeve dhe forcë e jashtëzakonshme në shoqërinë tonë, duke dhënë kontributin e tyre në çdo fushë. Prandaj, e themi me zë të lartë se jemi krenarë për punën e tyre të pashoq në kauzën për një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë. Dhe rreshtohemi bashkë me to në luftën për të drejta të barabarta”.“Në këtë ditë, e rëndësishme është që të gjithë duhet të reflektojmë mbi arritjet e tyre dhe të angazhohemi për të krijuar një të ardhme më të ndritur, ku gratë kanë mundësi të barabarta dhe të gëzojnë plotësisht të drejtat e tyre. Fuqizimi ekonomik, social e politik i gruas është një investim i drejtpërdrejtë në forcimin dhe zhvillimin e shtetit. Është garanci për një Kosovë më të drejtë, më të barabartë dhe më të zhvilluar. Ju falënderoj nga zemra për kontributin tuaj të çmuar dhe ju siguroj se ky angazhim për një shoqëri të barabartë dhe të drejtë do të vazhdojë, sot e gjithherë”, ka shkruar Abdixhiku.
Tutje, ai thotë se bashkë do të ndërtojmë në vend ku gratë dhe vajzat kanë më shumë mundësi e më shumë mbështetje.“Bashkë do ta ndërtojmë një vend ku gratë dhe vajzat kanë më shumë mundësi, më shumë mbështetje dhe më shumë hapësirë për të udhëhequr proceset e rëndësishme për të ardhmen e vendit!”, thotë ai.

JU REKOMANDOJMË

ZRRE del me njoftim: Çdo konsumator i prekur do të kompensohet plotësisht nga devijimi i mundshëm i orëve tarifore

ZRRE del me njoftim: Çdo konsumator i prekur do të kompensohet plotësisht nga devijimi i mundshëm i orëve tarifore
21/04/2026 - 12:33

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka njoftuar se është duke monitoruar situatën lidhur me shqetësimet e paraqitura nga konsumatorët për devijimin e mundshëm të orëve tarifore në...

Më shumëDetails

Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos e keqpërdor foltoren

Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos e keqpërdor foltoren
21/04/2026 - 12:23

Kryetarja e Parlamentit, Albulena Haxhiu ia ka tërhequr vërejtjen kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit ishte i ashpër me Qeverinë për sektorin e energjisë. Pasi...

Më shumëDetails

Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kurti, e kryehajnesha Mihali

Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kurti, e kryehajnesha Mihali
21/04/2026 - 12:20

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është treguar i ashpër me Qeverinë gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës. Ai pati kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, për gjendjen...

Më shumëDetails

Ymeri: Ekonomia jonë nuk mund të drejtohet nga rrenat e broçkullat

Ymeri: Ekonomia jonë nuk mund të drejtohet nga rrenat e broçkullat
21/04/2026 - 12:13

Në seancën e jashtëzakonshme për çmimin dhe faturimin e energjisë elektrike për konsumatorët, deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka deklaruar se importi i rrymës është rritur në përmasa...

Më shumëDetails

Arian Tahiri: Skandalet në sektorin e energjisë janë bërë të zakonshme

Arian Tahiri: Skandalet në sektorin e energjisë janë bërë të zakonshme
21/04/2026 - 12:02

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka thënë se qytetarët janë duke paguar energjinë më shtrenjtë se sa në muajt e viteve të kaluara. ‘’Mendoj që...

Më shumëDetails

Çollaku: Kurti e la qëllimisht në fund çështjen e presidentit, ka menduar për pazare të orëve të fundit

Çollaku: Kurti e la qëllimisht në fund çështjen e presidentit, ka menduar për pazare të orëve të fundit
21/04/2026 - 11:47

Kosova ka hyrë në javën e fundit kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit, ndërsa dështimi për të arritur një marrëveshje rrezikon ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rasti i bixhozit, Prokuroria e Mitrovicës do të kërkojë 30 ditë paraburgim – hetimet përfshijnë edhe incizime të fshehta

    Dosja e të arrestuarve për bixhoz të paligjshëm në Mitrovicë, ja për çka dyshohen nga prokuroria (Emrat)

    231 Shpërndaje
    Shpërndaje 92 Tweet 58
  • “Do ta trondisin Kosovën!”, Ermal Panduri paralajmëron publikimin e dosjeve që mund ta ndryshojnë historinë

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Muhamet Gashi, i kërkuar për vrasje të rëndë, arrestohet pas katër vitesh, dyshohet se punonte si shofer i nxënësve me identitet të rremë

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Dita 10: Inspektorati Shëndetësor, i udhëhequr nga Labinot Zeqiri, zvarrit inspektimin e ‘klinikës’ ilegale të gruas së Rasim Merlakut

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Këto janë lokalet e njohura ku u mblodhën të dyshuarit e arrestuar për bixhoz

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë