Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Universiteti i Prishtinës në top 10-she nga 1 mijë e 362 universitete garuese në konkursin ndërkombëtar të Arkitekturës

08/03/2025 - 17:39
në Kryesore, Lajme
A A
Universiteti i Prishtinës në top 10-she nga 1 mijë e 362 universitete garuese në konkursin ndërkombëtar të Arkitekturës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Universiteti i Prishtinës është renditur në top dhjetëshen e konkursit ndërkombëtar studentor në fushën e arkitekturës dhe dizajnit ‘Inspireli Awards 2024’ mes 1,362 universiteteve nga e gjithë bota.

Fakulteti i Arkitekturës në UP me krenari ka njoftuar se UP është renditur në vendin e 10-të në renditjen e përgjithshme universitare të edicionit të 9-të të ‘Inspireli Awards 2024’.

Sipas Fakultetit të Arkitekturës, ky sukses është rezultat i angazhimit të vazhdueshëm të studentëve të tyre në konkurset ndërkombëtare të integruara në kurrikulat akademike të Fakultetit.

Foto: Fakulteti i Arkitekturës UP/Facebook
“Ky vlerësim i lartë vjen pas renditjes së Fakultetit të Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës në Top 10, falë vendit të parë të arritur nga projekti “Sustainable Village – ECOUNITY”, i realizuar nga studentët: Sibora Ramadani, Eron Shala, Bleranda Hykosmoni dhe Albina Zenunaj, nën mbikëqyrjen e Prof. Asst. Rozafa Basha, në kuadër të lëndës Projektim – Banim” – njofton Fakulteti i Arkitekturës në UP, më 07.03.2025.

Këtë sukses, Fakulteti i Arkitekturës e ka shënuar me një moment të veçantë duke zhvilluar një ceremoni të dorëzimit zyrtar të certifikatës së renditjes për UP-në nga fituesi i mëparshëm i ‘Inspireli Awards’ dhe tashmë anëtar i jurisë, Lendrit Krasniqi, së bashku me konkurrentin e sivjetshëm, studentin e nivelit master Florian Shala.

Ceremonia u zhvillua në prani të Dekanes së Fakultetit të Arkitekturës, Prof. Violeta Nushi. Ky rezultat është një dëshmi e qartë e përkushtimit të studentëve tanë, punës së palodhur të stafit akademik dhe mbështetjes së komunitetit universitar. Urime të gjithëve për këtë arritje të jashtëzakonshme!” – ka shtuar Fakulteti.

JU REKOMANDOJMË

Protestat godasin turizmin në Shqipëri, ministri Gonxhja: Humbëm 97 mijë vizitorë nga tregjet kryesore

Protestat godasin turizmin në Shqipëri, ministri Gonxhja: Humbëm 97 mijë vizitorë nga tregjet kryesore
18/07/2026 - 01:07

Shqipëria mbetet në territor pozitiv për sa i përket numrit total të vizitorëve të huaj, por të dhënat e muajit qershor 2026 sinjalizojnë një frenim të fortë të...

Më shumëDetails

Fundjavë e nxehtë në Kosovë, temperaturat arrijnë deri në 35 gradë Celsius

Fundjavë e nxehtë në Kosovë, temperaturat arrijnë deri në 35 gradë Celsius
18/07/2026 - 01:04

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka publikuar parashikimin e motit për fundjavën e 18 dhe 19 korrikut 2026, duke bërë të ditur se vendi do të karakterizohet nga...

Më shumëDetails

Konjufca i dërgon letër Kallasit: Jemi të shqetësuar për reagimin e kufizuar të BE-së, pas deklaratave të Paunoviqit

Konjufca uron Përfaqësuesin e ri të BE-së, pret forcimin e partneritetit
18/07/2026 - 01:01

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i ka dërguar një letër Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri,...

Më shumëDetails

Berisha: Shqipëria ta shpall “non grata” ministren e Vuçiqit

Berisha: Shqipëria ta shpall “non grata” ministren e Vuçiqit
17/07/2026 - 22:44

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratës dhe kërkimfaljes së ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, duke e cilësuar...

Më shumëDetails

Dialogu strategjik SHBA-Serbi, DASH publikon deklaratë të përbashkët

Dialogu strategjik SHBA-Serbi, DASH publikon deklaratë të përbashkët
17/07/2026 - 22:25

Departamenti i Shtetit Amerikan, ka publikuar deklaratë të përbashkët të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë, me rastin e Dialogut të parë Strategjik SHBA–Serbi. Në deklaratë thuhet...

Më shumëDetails

SHBA dërgon dhjetëra avionë furnizues me karburant në Izrael, rriten shqetësimet për përshkallëzim ndaj Iranit

SHBA dërgon dhjetëra avionë furnizues me karburant në Izrael, rriten shqetësimet për përshkallëzim ndaj Iranit
17/07/2026 - 22:09

Administrata amerikane ka njoftuar Izraelin se do të dërgojë dhjetëra avionë të tjerë furnizues me karburant në vend, në një kohë kur rriten shqetësimet për një zgjerim të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Drejtoresha e re e RTK-së është gruaja e aktorit të famshëm

    Drejtoresha e re e RTK-së është gruaja e aktorit të famshëm

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Aksioni në Mitrovicë: Këta janë të arrestuarit të cilët dyshohet për përdorimin e dokumenteve të falsifikuara(Emrat)

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Shembja e shtëpisë në rrugën A, aktivizohen Policia dhe Prokuroria

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Pankarta që trazoi Botërorin: FIFA del me reagim ndaj Argjentinës

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Olta Gixhari “ndez” rrjetin – shfaqet super joshëse me fustanin e shkurtër para pasqyrës (FOTO)

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë