Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kush e rrëmbeu Zelenskyn dhe Hashim Thaçin

13/03/2025 - 17:13
në Lajme, Opinione
A A
Kush e rrëmbeu Zelenskyn dhe Hashim Thaçin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rrëmbmi i Zelenskyt nga Evropa i ngjan shumë rrëmbimit që ju bë Hashim Thaçit në kohën kur po shkonte të firmoste një marrëveshje paqeje me Serbinë, në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020.

Shkruan: Ben Blushi

Por megjithëse u rrëmbyen nga të njëjtit rrëmbyes, Zelensky dhe Hashim Thaçi nuk ngjajnë fare me njëri- tjetrin.

I pari është duke humbur luftën me gjithë mbështetjen e gjithë botës, kurse i dyti e fitoi luftën megjithëse nuk kishte mbështetjen e gjithë botës.

Edhe si karaktere ata të dy nuk ngjajnë fare.

Zelensky ka qenë një komedian i shpifur që kërcente në haremet e Rusisë, kurse Hashim Thaçi ishte një luftëtar që doli në mal me armë dhe drejtoi një lëvizje çlirimtare, derisa e shpalli vendin e vet të pavarur.

Pikërisht sepse nuk ngjajnë fare si karaktere, njëri është në burg pasi fitoi, kurse tjetri është i lirë dhe vazhdon të kërcejë edhe pse po humb.

Por përveç ndryshimeve karakteriale dhe politike të dy presidentëve, atij të Kosovës dhe të Ukrainës, pak a shumë gjithçka tjetër është njëlloj dhe ja pse.

Të dy u rrëmbyen nga Evropë kur ishin gati të firmosnin një marrëveshje paqeje në zyrën e Donald Trump.

Në vitin 2020, Hashim Thaçi u pengua të shkonte në Amerikë dhe jo rastësisht Jack Smith, njeriu që ka dashur të dënojë me burg Donald Trump, ishte prokurori që ngriti akuzën ndërkohë që Hashim Thaçi ishte në Vjenë duke pritur avionin që do ta çonte në Washington.

Por sigurisht Jack Smithi nuk ishte vetëm.

Pas tij ishin evropianët, gjermanët, francezët, hollandezët të cilët e burgosën Hashin Thaçin sepse menduan se ai po i bënte një favor Donadl Trumpit duke i dhuruar një marrëveshje paqeje mes Serbisë dhe Kosovës, në prag të zgjedhjeve presidenciale në Amerikë.

Hashim Thaçi u akuzua në 26 tetor 2020 në kulmin e fushatës presidenciale në Amerikë dhe u arrestua në 5 nëntor, dy ditë pasi Joe Biden kishte fituar zgjedhjet kundër Donald Trump.

Pra në fillim e penguan të bëhej bashkëpuntor i Donald Trump dhe pastaj e ndëshkuan si bashkëpuntor të tij.

Duke parë çfarë ndodhi këto ditë, është edhe më e qartë se Zelensky u rrëmbye me dëshirën e vet nga evropianët, të cilët e bindën të mos nënshkruante dhe të përdorte çdo truk për të sabotuar marrëveshjen e negociuar nga Trump, çka ai e bëri me sukses.

Por meqë Zelensky dhe Hashim Thaçi nuk kanë të njëjtin plan, sepse njëri do ta vazhdojë luftën dhe tjetri do ta mbyllë i pari shkoi në Zyrën Ovale dhe e shkatërroi marrëveshjen për të cilën kishte rënë dakort, kurse i dyti është sot në burg sepse do ta nënshkruante marrëveshjen për të cilën kushte rënë dakort.

Sikur Hashim Thaçi të kishte dëgjuar evropianët sot me siguri do ishte i lirë si Zelensky.

Çështja është se të dyja këto raste që ngjajnë si dy pika uji, Evropa ka kërkuar me çdo kusht vazhdimin e konfliktit si në Ukrainë po ashtu edhe në Kosovë.

Për shkakun e tyre, Ukraina vazhdon, ndërsa Kosova mund të shpërthejë nëse i lihet në dorë një grupi luftënxitësish, të cilët po bërtasin gjithë ditën se Rusia kërkon t’i pushtojë ndërkohë që kjo as nuk duket në horizont dhe as ka ndonjë shans të ndodhë.

Paniku qesharak i evropianëve bëhet edhe më mizor kur propozojnë një plan me katër pika për mbylljen e luftëns në Ukrainë, një plan të cilit i mungon pika e parë.

Negociatat me palën tjetër. Me Rusinë.

Kjo është e jashtëzakonshme.

Një plan si ky nuk është parë as në filmat e komunizmit shqiptar kur armiqtë e huaj mundeshin çdo ditë pa shkrepur asnjë armë, jo sepse armiqtë ishin të dobët, por sepse ata nuk e kishin fare në plan të sulmonin Shqipërinë sic e dhe u provua.

Komunistët shqiptarë e përdorën frikën nga pushtimi perëndimor për të na nënshtruar për 50 vjet.

Sot evropianët po bëjnë të njëjtën duke u futur në psikozën e Enver Hoxhës që ndërtoi bunkerë për t’u mbrojtur nga një armik që nuk erdhi asnjëherë.

Nuk është për të qeshur, por sot shteti gjerman po inkurajon prodhimin e bunkerëve të gatshëm, të cilët njerëzit po i fusin në oborret e shtëpive me bindjen se rusët do t’i sulmojnë nesër.

Nxitimi i tyre përvecse rrit çmimin e bunkerëve shton njëkohësisht dhe taksat.

Ndërkohë askush nuk e shpjegon se pse rusët do pushtojnë Evropën.

Kryeministri polak tha para dy ditësh se 140 milion rusë po bëhen gati të pushtojnë 500 milion evropianë.

Vetëm kjo fjali mjafton për të kuptuar se sa qesharake është e gjitha.

140 milion banorë të një vendi relativisht të varfër si Rusia, që ka humbur qindra mijëra ushtarë, që detyrohet të marrë ushtarë borxh në Korenë e Veriut, një shtet i lodhur për shkak të sanksioneve rraskapitëse, mbylljes hermetike, largimit të bankave dhe kompanive perëndimore, sekuestrimit të aseteve, një shtet me një buxhet më të vogël se Italia, jo vetëm nuk ka arsye por nuk kanë as fuqi të pushtojnë me rradhë Gjermaninë, Franëcn dhe pastaj Anglinë dhe nëse të gjitha këto pushtime i mbaron deri të premten, ushtarët e skuqur rusë mendohet se mund ta kalojnë weekendin në Spanjë edhe në Portugali.

Në fund të fundit pse do ta pushtonte Rusia Evropën?

Këtë nuk e thotë askush.

Askush nuk thotë kush është arsyeja që Rusia do çmendej dhe do pushtonte gjithë këto vende rresht njëra pas tjetrës sikur të ishin fshatra të boshatisur në Siberi.

Akoma më keq askush nuk e thotë se kjo është plotësisht e pamundur.

140 milion njerëz nuk pushtojnë dot 500 milion, jo vetëm sepse numerikisht kjo nuk mund të ndodhë por edhe sepse në këtë moment Rusia do ishte e vdekur pasi gjithë bota, përfshi edhe Amerikën, Japoninë, Indinë, Turqinë dhe Arabinë do bëhej me Evropën.

Kjo do ishte një luftë mës Rusisë dhe Botës në të cilën përfundimi dihet.

Çështja është se lufta në Ukrainë ka mbetur bunkeri fundit i liderëve evropianë të cilët janë futur aty për tu mbrojtur nga popujt e tyre.

Për t’u mbrojtur nga papunësia, pabarazia, inflacioni, emigracioni, çmimet e larta dhe rënia ekonomike.

Ukraina është një sebep për të qeverisur keq, në pamundësi për të qeverisur mirë.

Nëse lufta në Ukrainë mbaron, të gjitha çështjet e tjera hapen.

Popujt evropianë të cilëve u thuhet, nuk kemi çfarë bëjmë, mos kërkoni më shumë se jemi në luftë, do kërkojnë paga më të larta, pensione më të mira, çmime më të ulëta dhe punësim.

Përfundimi i luftës në Ukrainë do i rrëzonte me rradhë shumicën e qeverive të sotshme evropiane.

Kjo është arsyeja pse Zelensky u rrëmbye dhe ju morr Donald Trumpit nga zyra si një aktor profesionist për të vazhduar të luajë rolin kryesor në këtë komedi të dhimbshme.

Ndryshe nga Zelensky, Hashim Thaçi nuk e pranoi këtë rol.

Nëse do ta pranonte do ishte akoma president i Kosovës duke shkuar cdo javë në Bruksel aty ku thirren të gjithë ata që nuk duhet të mbarojnë asnjë punë.

Sidoqoftë në fund të kësaj historije me luftë një gjë është e sigurt : luftë nuk do ketë.

Për të paktën tre arsye.

E para se Amerika nuk do.

E dyta sepse Rusia nuk mundet.

Dhe e treta sepse Evropa është frikacake.

JU REKOMANDOJMË

Trump thotë se Kina do të përballet me një tarifë prej 50 për qind nëse transferon armë në Iran

Trump thotë se Kina do të përballet me një tarifë prej 50 për qind nëse transferon armë në Iran
12/04/2026 - 19:32

Presidenti Donald Trump paralajmëroi se Kina do të përballet me një tarifë prej 50% nëse transferon armë në Iran, por tha se dyshonte nëse Pekini do ta bënte...

Më shumëDetails

Tahiri: Kosova është në prag të një procesi të ri zgjedhor

Tahiri: Kosova është në prag të një procesi të ri zgjedhor
12/04/2026 - 19:26

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka folur lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit të vendit.Ai u shpreh se nuk po arrihet të bëhet një...

Më shumëDetails

Shkurtimi i finacimit për Serbinë, deputetja britanike: Brukseli më në fund po zgjohet

Shkurtimi i finacimit për Serbinë, deputetja britanike: Brukseli më në fund po zgjohet
12/04/2026 - 18:38

Deputetja britanike Alicia Kearns tha se “Brukseli më në fund po zgjohet”, ndërsa komentoi lajmin se Bashkimi Europian po përgatitet ta shkurtojë deri në 1.5 miliardë euro financim...

Më shumëDetails

Muharremi i reagon Kurtit pas deklaratave të tij për ekonominë e Kosovës në Londër: Krejt çka din është me ua ble votën qytetarëve me 100 euro

Muharremi- politikanëve që po heshtin ndaj krizës së faturave: Bëhuni të gjallë e ndihmoni qytetarët që ua keni kërku votën
12/04/2026 - 18:30

Njohësi i rrethanave politike dhe ekonomike, Shënoll Muharremi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti nga eventi ODI Global në Londër, i cili pretendoi se Kosova ka...

Më shumëDetails

Ymeri: Pa Ambasadat dhe Bondsteel, shteti nuk do të qëndronte asnjë javë nën drejtimin e Albin Kurtit

Ymeri: Pa Ambasadat dhe Bondsteel, shteti nuk do të qëndronte asnjë javë nën drejtimin e Albin Kurtit
12/04/2026 - 18:02

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se shteti i Kosovës do të rrëzohej shpejt nëse do të mbështetej vetëm në forcat e veta....

Më shumëDetails

Kurti nga Londra: Me kabinetin tim të mirëarsimuar, që s’duan të pasurohen nga politika, ia dolëm ta kthejmë antikorrupsionin në rritje

Kurti nga Londra: Me kabinetin tim të mirëarsimuar, që s’duan të pasurohen nga politika, ia dolëm ta kthejmë antikorrupsionin në rritje
12/04/2026 - 17:49

Kryeministri Albin Kurti në eventin ODI Global në Londër të Mbretarisë së bashkuar është pyetur për Kosovën se si po përballet me krizën globale të naftës. “Me kabinetin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është 48 vjeçari Ilir Brahimi që humbi jetën pasi ra nga lartësia e një objekti banesor në Mitrovicë

    Ky është 48 vjeçari Ilir Brahimi që humbi jetën pasi ra nga lartësia e një objekti banesor në Mitrovicë

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Ky është pjesëtari i FIT-it që u përfshi në rrahjen e ndodhur në trafik në Podujevë (Emri/Foto)

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Rrethi që nuk të çon askund që kushtoi 1.5 milionë euro

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Ky është 32 vjeçari nga Lipjani që ndërroi jetë pas plagosjes së të dashurës në Ferizaj

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Policia konfirmon për Veriu.info, vdekjen e 48 vjeçarit që ra nga lartësia në Mitrovicë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë